Ndotja e ajrit shkakton 852 vdekje të parakohshme, fëmijët më të rrezikuarit

18/11/2019 12:09

Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mbajti konferencë për medie, ku u prezantua hulumtimi mbi pasojat e ndotjes së ajrit te fëmijët.

Sipas këtij hulumtimi thuhet se në Kosovë çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur në Kosovë ndodhin nga 852 vdekje të parakohshme. Ndërsa më të atakuarit mbesin fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zona urbane.
Donjeta Kelmendi, drejtoreshe e KOMF-it, tha se qytetarët në zona urbane përballen me ndotje të ajrit ku më të prekurit janë fëmijët.
“Është iniciuar me qëllim të thirrjes për veprim për mbrojtën e fëmijëve nga ajri i ndotur. Qytetarët po përballen me ndotje të ajrit në zonat urbane ku fëmijët janë më të atakuarit“, tha Kelmendi.
Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv – Action for Mothers and Children (AMC), tha se ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme.
“Sipas matjes që ka bërë ambasada e ShBA-së në vitin 2017 gjendja alarmante vlerë e papranueshme nga OBSh-ja. Sipas të dhënave të bankës botërore është vlerësuar që ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik , 605 raste të pranuara në spital dhe 11.900 vizita emergjente në çdo vit”, tha ai.
Më tej ai tregoi qe personat e ekspozuar gjatë fëmijërisë së tyre në ajër te ndotur kanë pritje për të pasur ngecje në zhvillim fizik dhe psikologjik gjatë jetës se tyre.

Top Channel