E enjte, 21 Shkurt 2019
21:24
Open/ Opozita jashtë Parlamentit, Kryemadhi tregon në Open se çfarë ndodh tani…

Monika Kryemadhi, në një lidhje me studion e emisionit Open, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili pasditen e së enjtes u shpreh se kryetarja e LSI-së duhet të ishte në Ferr për çështjen e shitblerjes së votave.

20:48
Fiks Fare/ Ëndrra e një fshati të tërë: Duam vetëm një rrugë

Fshati Metoh i Mallakastrës vuan prej vitesh për rrugë, në këtë fshat jetojnë rreth 200 familje të cilat e kanë të pamundur të çojnë prodhimet e tyre në qytetin e Ballshit për shkak të mungesës së rrugës. Ndërkohë fëmijët e këtij fshati duhet të kalojnë mbi një urë pasarelë për të arritur në shkollë, e cila është thuajse e pakalueshme.

20:38
Kategoria Superiore nis javën e 23-të me përballjen Skënderbeu-Tirana

Skënderbeu-Tirana do të hapë javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një përballje që klasifikohej në klasiket e viteve të fundit, por që ka humbur shumë në shkëlqimin e saj në këtë pragasfide, nisur nga pozicionet dhe gjendja aktuale që kalojnë të dyja ekipet.

20:30
Meghan Markle organizon festën e bebes. Nuk do ta besoni se sa kushtoi

Dukesha Meghan Markle organizoi dje festën e foshnjes që do të sjellë në jetë.

20:24
Bebe Rexha sjell hitin e radhës (Video)

Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Last Hurrah”.

19:46
Murrizi nuk dorëzon mandatin. Ende nuk ka firmosur edhe deputetja Rudina Hajdari

Lulzim Basha e dorëzoi personalisht në Kuvend zarfin me firmat e deputetëve, të cilët lanë zyrtarisht mandatin, por nuk preferoi të japë detaje për deputetët të cilët nuk iu bindën.

19:34
Rama: Dialog, jo zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet më të fundit në kampin opozitar dhe dorëzimin e mandateve nga deputetët e opozitës.

19:18
Rama: S’kam rënë nga qielli, edhe unë kam gabuar

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një komunikim të drejtpërdrejtë nga rrjetet sociale se edhe ai nuk është i pagabueshëm, por kur e ka kuptuar një gjë të tillë, ka bërë hapa mbrapa dhe ka kërkuar edhe ndjesë.

18:53
Edi Rama: Ja pse i dogji mandatet opozita. Unë kam hyrë në borxh me…

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke komentuar veprimin e opozitës për të djegur mandatet.

17:40
“Opozita e korruptuar s’e ndali dot SPAK-un”, Balla: Terroristët e PD-LSI duan…

Aplikimet për kandidat për trupën e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion mbyllen sot dhe në garë janë 27 emra. Ky interesim i prokurorëve për të kandiduar për të qenë pjesë e “FBI-së” shqiptare është përgëzuar nga kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

17:06
“Top Talk”, PS shpërfill opozitën: Në zgjedhje edhe pa PD e LSI

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, opozita zhvilloi sot protestën e radhës, në epiqendër të së cilës ishte dorëheqja nga mandatet e deputetëve, të përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshe nga ajo e së shtunës, gjatë protestës së sotme nuk pati akte dhune. Por tani, ajo që është më e rëndësishme është sjellja e mazhorancës përballë kërkesave të opozitës.

16:40
Ftesa e frikshme e Hulkut iranian: Bëhu burrë dhe ndeshu me mua! (Foto)

Sajad Gharibi, ose siç njihet ndryshe Hulku iranian, ka postuar një mesazh në Instagram duke ftuar dikë që të ndeshet me të.

16:33
PSG prish kontratën me mesfushorin veteran

Paris Saint-Germain ka vendosur që të prishë kontratën me mesfushorin Lass Diarra.

16:25
SHBA: Mos lini mandatet! Dorëheqja e koordinuar dëmton reformat

Në një kohë kur deputetët e opozitës nisës firmosjen e formularëve për lënien e mandatave, për herë të fundit për mos ta bërë këtë veprim ka ndërhyrë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

16:19
Oblak do të rinovojë me Atletico Madrid. Ja paga e tij e “çmendur”

Jan Oblak do të vijojë të jetë një lojtar i Atletico Madrid deri në vitin 2022.

16:14
“Ke fituar Champions sepse ke pasur Messi-Xavi-Iniesta”. Përgjigjja e prerë e Guardiolës nuk lë vend për komente

Pep Guardiola u ngacmua nga një gazetar mbi faktin se nuk ka fituar asnjë Champions League që kur është larguar nga Barcelona.

15:55
Pogradec, përvetësonte pensionet përmes falsifikimit të dokumenteve, arrestohet

Një punonjës i shërbimit postar në qytetin e Pogradecit është ndaluar nga forcat e policisë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

15:43
Ekskluzive, deputeti i Merkelit: Lënia e mandateve, veprim i pazakontë dhe i gabuar

Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, në një intervistë telefonike nga Berlini për Top Channel, flet për vendimin e deputetëve të opozitës që lanë mandatet.

15:31
Por përse protestohet? Flasin demonstruesit, përse erdhën në Tiranë

Në mënyrë simbolike, protestuesit bënë një ceremoni mortore, pasi sipas tyre me djegien e mandateve të opozitës “Parlamenti ka vdekur”.

15:20
Bashkia e Kamzës, e gjitha në protestë

Të enjten e 21 shkurtit, Bashkia e Kamzës ishte e boshatisur nga punonjësit. Në orarin zyrtar të punës, pothuajse asnjë prej qytetarëve nuk arriti dot të merrte shërbim.

15:12
Opozita dorëzoi mandatet. Zhvillohet protestë paqësore para Parlamentit

Protesta e opozitës para sallës plenare të Parlamentit rezultoi e qetë, pas një presioni shumë të fortë ndërkombëtar, që në kor kërkonte evitimin e episodeve të dhunës dhe gjuhës së ashpër.

15:03
Greqi/ 48-vjeçari shqiptar ndërroi jetë nga ataku kardiak, bien akuzat ndaj të birit

48 vjeçari nga Lezha që u gjet i vdekur 3 ditë më parë në Agios Athanasios të Greqisë ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

14:58
“Shtëpia që ndërtoi Xheku”, nga sot në kinematë Imperial

Kur pati premierën për herë të parë në Festivalin e Kanës në vitin 2018, “The House That Jack Build”, apo “Shtëpia që ndërtoi Xheku”, filmi më i fundit i regjisorit Lars Von Trier pati një reagim të madh dhe pushtoi faqet e para të gazetave.

14:55
Administrata në protestë; Mbyllen bashkitë Klos dhe Mat. Pak punonjës në Shkodër e Lezhë

Bashkitë e Klosit dhe e Matit u mbyllën këtë të enjte. Që nga kryetaret Basir Çupa dhe Nezir Rizvani e deri tek administrata e dy bashkive të së djathtës, të gjithë siç raportohet nga qytetarë kanë qenë në Tiranë në protestë.

14:44
Vazhdojnë shkeljet në Tomor; Gjobat dhe kontrollet nuk sprapsin aktivitetin e paligjshëm

Në malin e Tomorrit vazhdon puna e guroreve edhe pse aktiviteti u pezullua nga ministria e Mjedisit.

14:44
Abuzimet me të miturit, Papa: S’mjaftojnë dënimet me fjalë

Bota për Papa Françeskun pret masa konkrete mbi frenimin e abuzimit të priftërinjve me të mitur, e jo vetëm dënime me fjalë. Gjatë samitit të zhvilluar në Vatikan, me në qendër skandalet që kanë tronditur nga themelet kishën katolike, Ati i Shenjtë tha se zëri i “të vegjëlve që kërkojnë drejtësi” duhet dëgjuar.

14:12
KiE shpreh shqetësim: Opozita të mos ikë nga Parlamenti

Vendimi i opozitës shqiptare për të dorëzuar mandatet nga Parlamenti ka shkaktuar mjaft shqetësim në Bruksel, e këtë e dëshmoi qartë edhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës (KiE), Thorbjorn Jagland, i cili i kërkoi të mos largohet nga Parlamenti.

14:06
Shkodër, tregu i ri kthehet në WC

Mungesa e tregjeve në qytetin e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese.

13:48
“BE-ja t’i marrë mbrapsht”, por…Trump s’i lejon kthimin në SHBA gruas së ISIS

Shtetet e Bashkuara nuk do t’ia lejojnë kthimin në Amerikë një gruaje të bashkuar me Shtetin Islamik në Siri, e që sot shfaqet thellësisht e penduar për veprimet e saj.

13:36
Autori pranon krimin. Vrau shokun pas një sherri

Roland Milo i akuzuari si vrasës i shokut të tij Sokol Rama gjatë një pazari që kishte të bënte me transport bimësh narkotike e ka pranuar vrasjen para organeve te hetimit.

13:18
Basha e mbyll protestën me himnin dhe simbolin e shqiponjës (Video)

“Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë dhe në Sarandë, anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

13:03
Basha: I vumë kyçin Parlamentit të krimit, nisim rrugëtimin e shpresës

Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvendosur protestuesit para selisë blu, duke u bërë thirrje atyre të qëndrojnë aty pasi, siç u shpreh ai “opozita e bashkuar i vuri kyçin Parlamentit të krimit”.

12:55
Fleckenstein: Mos prisni arbitër nga Brukseli. Protesta s’e zëvendëson Kuvendin

“Mos prisni që të vijnë gjithmonë arbitra nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje”, thotë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, në një intervistë për “Deutsche Welle”-n.

12:52
Bashkia Klos e mbyllur; E gjithë administrata në protestë

Bashkia e Klosit sot është e mbyllur. Qytetarët që i janë drejtuar zyrave të administratës së udhëhequr nga një kryetar i Partisë Demokratike nuk kanë zgjidhur dot asnjë problem.

12:37
Bima shumëvjeçare Akja, mrekullibërëse për lëkurën dhe për të pastruar frymëmarrjen

Në Shtëpinë Tonë /Akja është një bimë shumëvjeçare. Ajo rekomandohet të përdoren si çaj për të pastruar rrugët e sistemit të frymëmarrjes dhe për të nxitur urinimin.

12:36
Protesta zhvendoset sërish, Basha tërheq protestuesit nga Kryesia e Kuvendit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dorëzuar aktin e dorëheqjes së mandatit të deputetit në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nag mijëra protestues.

12:23
Rama largohet me eskortë nga Kryesia e Kuvendit (Video)

Menjëherë pas thirrjes që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë për zhvendosjen e tyre në ndjekje të tij drejt Kryesisë së Kuvendit, ku do të bëhej akti i dorëzimit të mandateve të opozitës, kryeministri Rama është larguar prej andej.

12:20
Antisemitizmi në Francë, Macron njofton masa të reja për ta frenuar

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një valë masash të reja, në përpjekje për të frenuar antisemitizmin, nismë kjo e nxitur nga një shtim i ndjeshëm i nivelit të sulmeve.

12:18
Në Shtëpinë Tonë/ 10 ditë pa sheqer dhe pa karbohidrate!

Jennifer Lopez dhe partneri i saj kanë mbajtur një regjim ushqimor, 10 ditë pa karbohidrate dhe pa sheqerna. Kësaj sfide i janë bashkuar edhe shumë persona në botë por edhe në vendin tonë.

12:13
Bangladesh, 78 viktima nga zjarri në lagjen historike

Plot 78 vetë kanë vdekur mes flakëve që përfshinë një lagje historike të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka.

12:03
Wake Up/ Eljan Tanini: Piktorët e rinj në këtë vend mbijetojnë me vështirësi

Prej datës 17 shkurt, Eljan Tanini ka hapur ekspozitën e tij personale në Tiranë.

12:03
Provokimi i Daçiç: Pengojmë Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL e UNESCO

Në kohën kur mbi Kosovën sa vjen e shtohen presionet për heqjen e taksës 100%, të vendosur mallrave serbe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç lëshon provokimin e radhës me deklaratën se Beogradi do ta kundërshtojë përsëri aplikimin e Kosovës në INTERPOL.

11:59
Wake Up/ Gjimnazistët kampionë të “Public Speech” dhe “Stand Up Comedy”

E Folura në Publik dhe Standup Comedy jane dy gjini që janë aplikuar në një konkurs të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Rinisë, dhe “Sirea Film” me gjimnazistë të kryeqytetit.

11:57
Protesta zhvendoset në Kryesinë e Kuvendit, Basha: Na ndiqni të dorëzojmë mandatet

Protesta e opozitës po zhvendoset nga Parlamenti për në Kryesinë e Kuvendit, pasi kreu i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta ndjekin atë dhe depuetetët e tjerë teksa shkojnë për të dorëzuar mandatet.

11:57
Wake Up/ Shqiptarët në Wikipedia kërkojnë info për politikanët dhe aktualitetin

Redon Skikuli, anëtar i ‘Wikimedia Community User Group Albania’ i ftuar në “Wake Up” teksa rrëfeu të gjitha detajet për marrëveshjen më të fundit që tashmë edhe kinematografia shqiptare do të jetë në ” Wikipedia”, tregoi se shqiptarët në përgjithësi e përdorin këtë platformë për të mësuar më shumë për figurat politike dhe ngjarjet e aktualitetit.

11:51
Basha mesazh ndërkombëtarëve: Mos më kërkoni,atë që nuk do e pranonit për popullin tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, teksa mori fjalën e tij para protestuesve, pati edhe një mesazh për aleatët, të cilët kryesisht i kërkuan të mos marrin vendimin ekstrem të djegies së mandateve.

11:45
Kryemadhi: Djegia e mandateve tona, fundi i tranzicionit në Shqipëri

Kryetarja e LSI, ka theksuar para protestuesve se djegia e mandateve i jep fund tranzicionit.

11:45
Protesta e opozitës, ndërpriten valët e telefonisë së lëvizshme

Masat e larta të sigurisë në vazhdën e protestës që po zhvillohet aktualisht përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përfshijnë jo vetëm angazhimin e mbi 1.500 efektivëve të Policisë së Shtetit, por tashmë edhe ndërprerjen e valëve të telefonisë së lëvizshme, me vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

11:37
Fjalimet e opozitarëve shoqërohen me tymuese e flakadanë (Foto)

Ndërkohë që deputetët e opozitës po mbajnë fjalime të shkurtra në mesin e turmës së mbledhur përpara Parlamentit, disa simpatizantë të flaktë të partive opozitare kanë hedhur tymuese dhe flakadanë, si për të ndezur atmosferën, duke përfituar edhe nga moti i ngrohtë dhe me diell.

11:29
Dash Shehi: Ne nuk jemi mrekullia, por Rama është e keqja më e madhe

Teksa deputetët e opozitës së bashkuar po flasin me radhë para protestuesve duke deklaruar dorëzimin e mandatit të deputetit, një prej tyre ka qenë edhe kreu i LZHK, Dash Shehi, i cili është pritur me ovacione dhe brohoritje teksa hipi në podiumin e improvizuar

11:19
Protesta, manifestuesit hipin në pemë – FOTO

Në një kohë që Policia ka rrethuar të gjithë perimetrin e Parlamentit, disa protestues kanë gjetur “rrugë zgjidhe”, duke hipur në pemë.

11:08
Rama “në arrati”? Ndjek protestën nga Kryesia e Kuvendit

Basha e akuzoi se ka marrë arratinë pasi rrethoi Kuvendin e Shqipërisë me tela me gjemba, por kryeministri Edi Rama ndodhet në Tiranë dhe po ndjek me interes protestën e opozitës përpara Parlamentit.

11:06
Opozita djeg mandatet, deputetët para protestuesve: Sot mandati është i juaji

Deputetë të opozitës së bashkuar janë duke marrë me radhë fjalën para protestuesve të grumbulluar para selisë së Parlamentit.

10:59
Protestuesit lule para Kuvendit: Parlamenti “vdiq”

Ka nisur protesta e sotme e opozitës, e udhëhequr nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

10:55
Kryemadhi: Rama mund ta djegë Kuvendin për kulla

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur në protestën përpara Kuvendit. Ajo ka përshëndetur fillimisht militantët e saj, e më pas bëri një deklaratë për mediet duke thënë se, kjo qeveri është zgjedhur me votat e krimit.

10:50
Basha: Sot dita e parë e betejës për t’i kthyer Parlamentin, popullit

Ndërsa me mijëra persona janë grumbulluar para Parlamentit, i cili ka anuluar seancën plenare për të shmangur dhunën, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se sot për opozitën nis beteja për t’ia kthyer qytetarëve të Kuvendin dhe Qeverinë.

10:40
Mijëra protestues grumbullohen para Parlamentit, Basha: T’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira

Një numër i madh njerëzish janë grumbulluar para selisë së Parlamentit, teksa institucioni më i rëndësishëm i Republikës sonë mbrohet nga thuajse tri kordonë policësh.

10:38
Dorëzimi i mandateve, Mogherini e Hahn: Dëm për demokracinë

Ndërkohë që mbështetës të opozitës shqiptare janë mbledhur për të protestuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, në vazhdën e protestës së pak ditëve më parë përpara Kryeministrisë, një tjetër reagim ndërkombëtar vjen i fuqishëm kundër retorikës nxitëse për dhunë.

10:33
Protesta e opozitës, Braçe në Facebook: Ruani qetësinë

Përmes një postimi në faqen e tij ne Facebook, Braçe apelon për qetësi, durim dhe ligj.

10:32
Kordon “sigurie”, mbi sigurinë e efektivëve policorë (Foto)

Protesta e opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë nuk ka nisur ende zyrtarisht, edhe pse një numër i madh njerëzish janë mbledhur atje tashmë, ndërsa institucioni më i rëndësishëm i Republikës sonë mbrohet nga thuajse tri kordonë policësh.

10:15
Basha: Mandatet iu kthyen popullit! Telat me gjemba, efekti i parë i protestës

Në deklaratën e parë për mediet e pranishme në selinë blu, Basha tha se sot demokratët do të bëjnë realitet djegien e mandateve. Ndërkohë, sipas tij, sot është parë edhe efekti i parë i protestës, që është rrethimi i Parlamentit me tela me gjemba, duke shtuar se ky institucion ka rënë dhe tregues për këtë është edhe arratia, siç u shpreh ai, e Ramës nga Tirana.

10:04
LIVE/ Protesta e opozitës para Parlamentit
09:58
“Diçka po ndodh te Tirana e Re”, Veliaj zbulon surprizën

Një tjetër zonë e qytetit është veshur me ngjyrat e pranverës. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në një tjetër pallat ku nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh duke e nxjerrë nga rrënimi.

09:55
Protesta e opozitës, në vëmendjen e shtypit ndërkombëtar: Të shmanget dhuna!

Të shmanget dhuna! Mesazhi kryesor në lajmet e përcjella nga mediet e huaja mbi Shqipërinë dhe protestën e sotme fokusohet pikërisht te thirrjet për të evituar një përshkallëzim të situatës.

09:40
Protesta e opozitës, para Kuvendit edhe mediat e huaja

Protesta e opozitës që pritet të nisë në 10:00 para Kuvendit, nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja.

09:39
Protesta e opozitës, policia rrethon godinën e Parlamentit – FOTO

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për të mbrojtur godinën e Kuvendit nga protestuesit e opozitës së bashkuar. Një ditë më parë, në një deklaratë për shtyp, policia tha se protestuesit do të tentojnë të mësyjnë në sallën e Parlamentit, ku pritej të zhvillohej seanca e përjavshme.

09:23
Haradinaj: Trepça në gjendje turpëruese, e rikthejmë në jetë

Gjiganti metalurgjik “Trepça”, i cilësuar si Thesari i Kosovës, është sot në një gjendje të cilën kryeministri Ramush Haradinaj e përshkroi si turpëruese.

08:58
Protesta para Kuvendit. Me mijëra nisen drejt Tiranës

Me mijëra persona janë nisur këtë mëngjes drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar.

08:36
PD, nis dorëheqja nga mandatet. Opozita protestë para Parlamentit në 10:00

20 Shkurtin, demokratët e përkujtuan ndryshe këtë vit. Oborri i selisë blu kishte marrë përmasat e një mitingu në pritje të vendimit të Këshillit Kombëtar, i cili me vota unanime vendosi djegien e mandateve, duke shënuar në këtë mënyrë precedentin e parë në historinë e pluralizimit shqiptar.

08:27
Shkup, arrestohen dy ish-ministra dhe ish-kryetari i Parlamentit

Policia maqedonase ndaloi pasditen e së merkurës ish-Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe dy ish-anëtarë të qeverisë së Nikolla Gruevskit, nën dyshimin e përfshirjes se tyre në organizimin e ngjarjeve të dhunshme në parlament, prillin e vitit 2017.

05:55
Donald Tusk: Më mirë zgjatje bisedimesh, sesa Brexit pa marrëveshje

Bisedimet e Brexit mund të shtyhen nëse Britania nuk arrin të përpunojë një marrëveshje të arsyeshme për të lënë Bashkimin Evropian, tha të mërkurën Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

05:16
Trump optimist: Takimi me Kim në Vietnam, nuk do të jetë i fundit mes nesh

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të mërkurën se pret të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, përsëri, edhe pas takimit të tyre të dytë, planifikuar për javën e ardhshme në Hanoi.

04:29
Analizat përgënjeshtrojnë Icardin, nuk ka probleme me gjurin

Një javë më parë Interi vendosi t’i heqë shiritin e kapitenit, sulmuesit Mauro Icardi dhe që prej atëherë ky i fundit nuk është stërvitur asnjëherë me grupin, duke akuzuar një problem në gjurin e djathtë.

03:43
Italia konfirmon se vajza e diplomatit të zhdukur koreano-verior është kthyer në shtëpi

Koreja e Veriut e informoi Italinë vitin e kaluar se vajza e ambasadorit të saj në detyrë, kishte kërkuar të kthehej në shtëpi, pasi babai i saj u largua nga posti në Romë, tha të mërkurën ministria e jashtme italiane.

02:55
Arabia Saudite vendos lirimin e 850 indianëve

Arabia Saudite do të nxjerrë 850 indianë nga burgjet e saj pas një kërkese nga kryeministri indian Narendra Modi gjatë vizitës së princit arab të kurorës Mohammed bin Salman, në Nju Delhi, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Indisë.

02:11
Rreth 15 ministra britanikë, kundër Brexit-it pa marrëveshje

Rreth 15 ministra britanikë mund të votojnë për të ndaluar që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, në rast se deri atëherë nuk është arritur asnjë marrëveshje për Brexit-in, njoftoi Bloomberg të mërkurën, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

01:28
Robert Mueller ka dorëzuar në prokurori hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane

Departamenti Amerikan i Drejtësisë mund të njoftojë që javën e ardhshme se prokurori special Robert Mueller i ka dhënë prokurorit të përgjithshëm raportin e tij mbi hetimin federal të Rusisë, tha CNN të mërkurën, duke cituar burime të paidentifikuara.

00:51
Akte vandale ndaj statujës së puthjes në “Times Square”

Statuja e dedikuar për puthjen e “Times Square”, e cila ngrihet në Sarasota, Florida, u vandalizua një ditë pas vdekjes së George Mendonsa, i identifikuar si marinar, i cili më 14 gusht 1945 puthi infermieren Greta Zimmer Friedman për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

00:14
OKB miraton udhëtimin e delegacionit koreano-verior në Vietnam

Një komitet i sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar udhëtimin e një delegacioni të Koresë së Veriut në Vietnam javën e ardhshme, për një samit midis Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, mbi denuklearizimin.

E mërkurë, 20 Shkurt 2019
23:40
“Këshilltarët e opozitës do djegin mandatet dy muajt e mbetur”, Veliaj: Çudi! Kanë dy vjet që s’vijnë

Paralajmërimi i Partisë Demokratike se edhe këshilltarët e saj në njësitë vendore do të japin dorëheqjen, ka sjellë reagimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj.

23:17
Spektakël në “Gelsenkirchen”, City përmbys rezultatin me 10 futbollistë

Manchester City vuajti jo pak në transfertën e “Gelsenkirchen” përballë Schalke 04, të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

23:00
Champions League, Atletico mposht Juven me golat e mbrojtjes

Atletico Madrid ka arritur një fitore me shumë vlera ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Champions League.

22:24
Basha firmos djegien e mandatit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha dorëheqjen nga mandati i deputetit mbrëmjen e së mërkurës.

22:04
Historia e futbollistes shqiptare Megi Doçi, sot golashënuesja më e mirë në botë

Futbollistja dhe tanimë golashënuesja më e mirë në botë për vitin 2018, Megi Doçi, ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

21:59
Top Story/ Rrëfimi i argjendarit: Më kanë grabitur 3 herë biznesin

Top Story intervistoj Pavllo Shkarpa. Gazetarët e kronikës së zezë e njohin shumë mirë, pasi argjendaria e tij e ndodhur tek Pazari i Ri, është grabitur plot 3 herë.

21:57
Top Story/ Video e grabitjes së një dyqani ushqimor tek zona e Laprakës

Në 12 nëntor 2018, në zonën e Laprakës, pre e grabitësve ra edhe një market ushqimor. Në videon që disponon Top Story, ata kanë shkëlyer qepenin dhe kanë thyer xhamin me e poshtëm me çekiç.

21:53
Top Story/ Si u thye dyqani në kryqëzimin e Selvisë

Tek Shkolla e Baletit, në një tjetër dyqan celularësh i pozicionuar buzë rrugës është grabitur.

21:50
Top Story/ Seria e grabitjeve me çekiç në Tiranë, ja si u thyen dyqanet

Me datë 12 shkurt 2019 në kryqëzimin e Selvisë. Skena e krimit duket që është kryer nga e njëjta dorë grabitësisht. Përpara dyqanit të celularëve ndalon kundravajtje një makinë e vjetër me portobagazh, e modelit Ford. Nga makina dalin dy persona, të cilët i drejtohen qepenit dhe e rrotullojnë për 6 sekonda. Pas kësaj, nxjerrin nga canta një çekiç dhe thyejnë xhamin e parë. Armën e krimit e lën sërish aty, si shenjë të stilit të grabitjes.

21:47
Top Story/ Vjedhja e dyqanit të celularëve tek 21-Dhjetori nga grupi i “Skifterëve me çekiç”

Top Story pasqyrojë me pamje ekskluzive sesi kryhen grabitjet në biznese të ndryshme, nga persona të paidentifikuar dhe metodat që përdorin.

21:45
Top Story/ Shifra alarmante të grabitjeve, 2 biznese në ditë bien pre e sulmeve

Të dhënat e siguruara nga Top Story, nëpërmjet një korrespondence me Policinë e Shtetit, flasin për një nivel sigurie të ulët për bizneset.

21:37
Top Story/ Si u grabitën miliona euro brenda aeroportit të Rinasit

Grupi i Admir Muratajt, arriti të realizojë dy grabitje të dhunshme shumë afër aeroportit, por, një tjetër bandë shkoi edhe më tej.

21:32
Top Story/ Ngjarja e dytë në Rinas, ja si u thye xhami i blindit

Në 9 Shkurt të vitit 2017, ekonomistët e Bankës Kombëtare tregtare, vendosin të nisin jashtë vendit një shumë parash pasi vlerësuan nivelin e valutës gjendje. Sipas procedurës, kompania e sigurisë “Jaguar” merr e-mailin e koduar dhe blindi i saj me mjetin shoqërues nisen drejt bankës ku marrin 8 thasë me para.

21:26
Top Story/ Grabitja spektakolare e Rinasit, një skemë e përgatitur prej muajsh

Teksa grabitja te ish-stacioni i trenit po harrohej, vjen një tjetër goditje edhe më spektakolare. Në datën 3 Dhjetor të vitit 2015, specialist i thesarit në Bankën Credins, njofton eprorët se paratë e grumbulluara kishin arritur limitin e zakonshëm dhe u vendos eksportimi i një sasie drejt Vjenës në Austri te “Raiffeisen Bank”.

21:24
Top Story/ Si iu grabitën në 4 thasë me miliona euro të bankës

Ishte ora 10:46, e datës 13 Shkurt 2015 kur në postën elektronike të kompanisë së sigurisë “Euro Gjici” mbërrin një email i koduar nga përfaqësuesja e “Union Bank” për transportimin e një shume parash drejt Rinasit. Destinacioni i parave, ishte një bankë në Vjenë të Austrisë.

21:21
Top Story/ Profil i grabitësit Admir Nikaj, Lala: është një personazh agresiv në botën e krimit

Pas ngjarjes së Krrabës, e cila konsiderohet si grabitja shtetërore më e mistershme, vendi ka njohur me dhjetëra raste të tjera të rënda. Ato që konsiderohen si ngjarjet të një shkalle rrezikshmërie mjaft të lartë janë grabitjet e armatosura të bankave.

21:15
Top Story/ Shqipëria me rezervat më të pakëta të floririt në Ballkan

Sot Shqipëria është shteti me sasinë më të vogël të arit në Europë. Ne kemi vetëm 1.6 ton ar. Kjo shifër është bërë publike pak kohë më parë në një analizë të gazetës ekonomike italiane ‘Il Sole ventiquatro ore”. Shifra prej 1.6 ton, është shumë herë më e vogël se sasia e arit që kanë shtetet e tjera të rajonit. Kështu, Bosnje Hercegovina ka 4 ton rezerva ari, Maqedonia 6.8 ton dhe Serbia 17.7 ton.

21:09
Top Story/ Ja si e akuzonte Sali Berisha për vjedhjen e floririt Ilir Metën

Top Story solli në transmetim kohën se kur u zbulua se floriri ishte vjedhur në Tunelin e Krrabës.

21:05
Top Story/ Rrëfimi i banorëve të Krrabës, për vjedhjen e floririt

Grupi i ngarkuar për të siguruar thesarin e shtetit dhe tunelin e Krrabës e ka marrë këtë objekt në dorëzim me procesverbal në datën 27/02/1997. 5 ditë më pas, në datën 2/3/1997 kuvendi shpalli gjendja e jashtëzakonshme. Shqipëria ishte në mosbindje civile.

21:01
Top Story/ Grabitja e floririt, Artan Hoxha: Ruhej në gjendje skandaloze, në dhoma me kompesatë

Vjedhja e thesarit të shtetit në Tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë mbetet një nga ngjarjet më të bujshme në Shqipërinë Post Komuniste. 280 kg ar rezultojnë të grabitura nga ai tunel. Mënyra e vjedhjes dhe autorët e vërtetë akoma mbetën një enigëm e pazgjidhur.

20:46
“Fiks Fare”, 1.5 mln lekë nga taksat për udhëtimin turistik të këshilltarëve bashkiakë

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e Bashkisë së Malësisë së Madhe, e cila ka akorduar plot 1.5 milionë lekë për udhëtimin turistik të këshilltarëve bashkiakë. Në Agjencinë e Prokurimit Publik, kjo bashki ka hapur një tender me objekt “udhëtim për këshilltarët, për shkëmbim eksperience”.