Niveli i të gjitha lumenjve, me përjashtim të Vardarit afër Shkupit, është nën mesataren për në nëntor, tregojnë matjet e sotme të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Gjendja më kritike me nivelet e lumit Treska e cila është shtatë herë më i ulët nga mesatarja për në nëntor, ndërsa trefish është më i ulët në lumin Sateska afër Botunit. Te lumenjtë e tjerë niveli i ujit sot është pothuajse për dy herë më i ulët nga mesatarja.
Te liqenet nuk ka ndryshime më të mëdha krahasuar me mesataren për në nëntor. Devijim të vogël te Liqeni i Dojranit i cili për rreth dy centimetra mbi mesataren.

Top Channel