Franca shpërndan propozimin për ndryshime në procesin e anëtarësimit të mëtejshëm në BE

18/11/2019 12:14

Franca ka shpërndarë propozimin e saj për ndryshimet në procesin e anëtarësimit të mëtejshëm në BE. Përmes një dokumenti jo procedurial, Franca u kërkon vendeve anëtare të ndryshojnë procedurat e parashikuara ligjërisht nga Traktati i Lisbonës, bazuar në vullnetin aktual politik.

RTSH ka siguruar dokumentin e shpërndarë, në të cilin, megjithëse shprehet mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkohen procese pas të cilave jo vetëm nuk duket mbërritje në destinacionin evropian, por vendosen hendeqe gati të pakapërcyeshme.
Thelbi i propozimit, i konfiguruar si rrathë të jashtëm të BE-së, kapërcehet vetëm nëse shihet plotësimi i skajshëm i kushteve. Ai krijon pengesë për hapjen e dosjeve të reja, ndërsa procesi i deritanishëm lejon trajtimin e njëhershëm duke fituar kohë për reformat që mund të kryhen paralel.
Konkretisht propozimi francez sheh si rreth të parë ato që janë mbajtur deri tani kapitulli 23-24 reforma në drejtësi dhe të drejtat e njeriut. Procesi pasndjekës për t’iu afruar mesit të BE-së është refroma në arsim, kulturë e sport, hapësirë transport e telekomunikacion që i përgjigjen praktikisht kapitullit 14, 15, 21, 22, 26, 25, dhe 27. Shkalla e tretë sipas propozimit francez ka të bëjë me punësimin dhe problemet sociale dhe sipas kapitujve aktualë 19, 28, 5, 7, 8, 20. Dhe vetëm pas kësaj vendet kandidate mund të fillojnë të diskutojnë për financat që do të ishte shkalla e katërt që korrespondon me kapitujt aktualë 4, 9, 16, 17, 17 dhe 32. Shkalla e pestë propozohet të jetë çështje të tregut të brendshëm që përkojnë me kapitujt aktualë 1, 2, 3, 6,, 10, 11, 12, 13. Vetëm në shkallën e gjashtë vendet mund të fillojnë të besohen për të diskutuar çështjet e politikës së jashtme që i përgjigjen kapitujve 6, 30, 31. Një shkallë e shtatë konsideron çështje të tjera sërish të politikës së jashtme që parashikohen aktualisht në kapitujt 33, 34, 35.
Vendet kandidate, por edhe ato anëtare kanë kundërshtuar në parim me shumicë ndryshimin e rregullave të lojës, sidomos për vendet e Ballkanit perëndimor. Ndërkohë Gjermania ka vënë në dukje se integrimi gradual është provuar dhe nuk ka funksionuar në të ashtuquajturin proces i stabilizim asociimit, i krijuar pas luftës në Kosovë, për të afruar vendet e rajonit me BE, duke i arritur standartet gradualisht.
Ndërsa shanset e një pranimi nuk duken se kanë matematikën e nevojshme, pavarësisht deklarimeve të Macron, një gjë është e qartë, që plani është vendosur përkundrejt një procesi tashmë të filluar, që priste vetëm miratimin formal si ai për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që u pengua duke u shfrytëzuar unanimiteti i nevojshëm i marrjes së vendimeve në BE.

Top Channel