Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata nuke ka fshehur dëshirën që të jetë sulmuesi i parë i Kombëtares së Spanjës.

Në ndeshjen që iberikët e zhvilluan kundër Maltës, Morata luajti nga minuta e parë duke shënuar edhe një gol ndërsa Spanja fitoi 7-0.

Spanjolli shpreson që të mbajë formën e mirë me Spanjën dhe Atleticon, transmeton KosovaPress.

“Kam vetëbesim në fushë dhe do të bëj më të mirën gjatë sezonit për të qenë në Kampionatin Evropian. Nuk ka vend për të gjithë në ekip. Dua të vazhdoj në këtë mënyrë dhe të jap më të mirën për Atleticon dhe Spanjën. Nëse luaj mirë për klubin, do arrij të luaj edhe në Evropian”, deklaroi ai.

Morata këtë sezon ka shënuar 13 gola për klubin madrilenas.

Top Channel