Balaj: Duhej të bënim më shumë, mbrojtja e Francës…

18/11/2019 09:27

Një humbje pa shënuar qoftë edhe një gol, nuk është kapërdirë mirë nga Bekim Balaj i cili në mikrofonin e Supersport e pranoi se Shqipëria duhet të bënte diçka më shumë në inaugurimin e stadiumit të ri.

“Ishte ndeshje tjetër me motivim tjetër. Stadium i ri dhe me mbështetje por për fat të keq nuk morëm dot rezultat tjetër për të kënaqur tifozët por përballë kishim Francën. Shpresoj të luajmë mirë në të tjera ndeshje.Më tepër? Duhet të perfeksionohemi sepse ky ekip është në rritje. Duhet më shumë pjekuri dhe vetëbesim dhe rezultate më të mira.Franca? Është mbrojtje shumë e fortë por jo e pamundur. Kishim shumë faulle dhe korne dhe ndoshta me pak kujdes do të përfitonim”.

Top Channel