Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka folur për zemërimin e tij pasi u zëvendësua dy herë radhazi nga Maurizio Sarri.

Ronaldo në dy ndeshjet e fundit për “Zonjën e Vjetër”, u zëvendësua gjë që ka shkaktuar të jetë i zemëruar.

Mirëpo, ylli portugez ka thënë se është i lënduar dhe kjo gjë ka bërë të mos luajë tërë ndeshjen, transmeton KosovaPress.

“Në tre javët e kaluara, kam luajtur aq sa kam mundur. Nuk me pëlqen të zëvendësohem, kam luajtur për një kohë të caktuar, kam provuar të ndihmoj Juventusin edhe si i lënduar. Nuk jam i gatshëm 100%, por kur të vijë koha për sakrifica do ta bëjë për klubin. Te Juventusi, Inter po bën shumë presion. Jemi dy pikë përpara, por nuk duhet të barazojmë ose humbim, ngase do të na kalojnë”, deklaroi ai.

Portugalia dje arriti të kalojë kualifikimet e Euro 2020 në vendin e dytë me 17 pikë, tri me pak se lideri Ukraina.

Top Channel