Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse hidhet në një banesë pranë Bashkisë Korça mbetet një prej qyteteve me problematikë të theksuar strehimi.
Të paktën 500 familje kanë nevojë urgjente strehimi. Ndodhemi në lagjen 6 të qytetit ku në këtë pallat me 4 apartamente jetojnë të paktën 9 familje. Ata tregojnë se brenda një apartamenti me sipërfaqe shumë të vogël jetojnë disa familje me shumë anëtarë, çka e bën të vështirë gjendjen e tyre.
Këtë vit 56 familje të pastreha gjetën zgjidhje për problematikën e tyre duke përfituar nga apartamentet me kosto të ulët të këtij pallati të sapondërtuar ndërsa dhjetëra të tjera përfituan nga programet sociale siç janë bonusi i strehimit apo kreditë e buta. Por për familjet me të ardhura të pakta kjo problematike mbetet e pazgjidhur duke i lënë ata të jetojnë në kushte shumë të vështira.
Top Channel