“Kryebashkiaku nuk ka sinjalizuar asnjë rrezik”/ Vangjeli në Top Story: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi, Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin 29/10 22:30
Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin për Diasporën të Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi, i cili është njëkohësisht edhe President i Komisionit Kombëtar i vendit të tij në UNESCO.
Në këtë takim u diskutuan një varg çështjesh dypalëshe, nga forcimi i marrëdhënieve me diasporën deri te bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian.
Gjithashtu dy ministrat nënvijëzuan nevojën për bashkërendimin e përpjekjeve në zbatim të projektit të përbashkët rajonal të liqenit të Ohrit i cili tashmë është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Top Channel