Kapiteni Hysaj: Ta harrojmë ndeshjen me Andorrën, nga Franca nuk duhet të kemi frikë

16/11/2019 16:56

Në një konferencë të pak minutave më parë, krahas trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, fjalën e mori edhe kapiteni Elseid Hysaj.

Ky i fundit, ashtu si edhe Reja u ndal te ndeshja me Andorrën dhe tek ajo me Francën, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin e ri kombëtar.

“Hymë me një mentalitet të ulët [në ndeshjen me Andorrën]. Duhet të kishin hyrë me më shumë forcë, me më shumë agresivitet. E kuptuam këtë gabim dhe në ndeshjen me Francën do të hyjmë me një mentalitet tjetër”, tha Hysaj.

Më tej shtoi:

“Nuk besoj se Franca do vijë për shëtitje këtu. Ne duhet të jemi me një mentalitet të fortë. Janë profesionistë dhe po vjen këtu me të gjithë lojtarët për të marrë pikët. Kemi treguar se jemi një grup i fortë. Duhet të jemi të qetë dhe të bindur se jemi të fortë. Ndeshjen me Andorrën duhet ta harrojmë. Si kapiten ndihem mirë, jam gati të jap 120% për ndeshjen e nesërm. Duhet të jemi të qetë, mund të arrijmë diçka të bukur. Nuk duhet të kemi frikë nga kampionët e botës. Si kapiten them që të jemi të qetë në fushë dhe të japim më të mirën.”

 

Top Channel