E diel, 01 Dhjetor 2019
09:33
Bebe Rexha vjen në Shqipëri: Dua të sigurohen që paratë e mbledhura do përdoren si duhet

Bebe Rexha ka thënë për Zërin e Amerikës së të dielën niset për në Shqipëri për të ndihmuar personalisht pas të fuqishëm që tronditi vendin.

09:18
Jep dorëheqjen kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqjen, pas deklaratës të dhënë dje “live” në Top Channel.

08:52
Diell dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat pasidite do sjellin mundësinë për reshje shiu.

08:28
Riktheni JOQ, ne nuk falim/ “Anonymous Albania” mbyll faqen e AKEP

Mbrëmë është sulmuar faqja zyrtare e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dukë bllokuar shërbimet e tyre.

08:20
Nigeri, 47 fëmijë ose të rinj vdesin çdo ditë nga SIDA

Në Afrikën Perëndimore, Nigeri, çdo ditë humbin jetën 47 fëmijë ose të rinj për shkak të virusit të mungesës së imunitetit të njeriut ose siç njihet, SIDA.

07:40
Rama i bën një tjetër thirrje Bashës: Ky është një bashkim për njerëzit, për vendin

Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e qeverisë ku tha se ndihet ui zhgënjyer nga përgjigjia që ka marrë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

07:33
Rama në mbledhjen e qeverisë: Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit dhe aktivizohet fondi prej 1 milion lekësh

Në ditën e 6 pas tërmetit të tmerrshëm i cili shkaktoi 51 viktima qeveria zhvilloi një mbledhje.

07:14
Nuk ka qetësi/ Tjetër lëkundje tërmeti, ja magnituda dhe epiqendra

Vazhdojnë post lëkundjet të cilat shpesh herë janë edhe të një magnitude të lartë.

06:44
Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Opozita mund të jetë më e vlefshme se sa deri tani

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përgjigjes që kreu i Partisë Demokratike i dha ftesës së tij për një bashkim konkret.

06:07
Nuk ndalet/ Rusia kryen provë me raketë hipersonike

Rusia ka zhvilluar më herët gjatë këtij muaji një provë me raketën hipersonike Kinjal në pjesën ruse të Arktikut. Lajmi u bë i ditur të shtunën nga agjencia e lajmeve TASS e cila i referohej dy burimeve ushtarake. Njoftimi vjen një ditë pasi shërbimi danez i zbulimit paralajmëroi për një rritje të rivalitetit gjeopolitik në pjesën veriore të globit duke shtuar se ushtria kineze po kryente gjithnjë e më shumë hulumtime shkencore në Arktik.

05:37
Irak/ Vazhdojnë demostratat, 400 të vdekur deri tani

Në Irak protestuesit dogjën goma në tre ura të qytetit jugor të Nasiriyah-it të shtunën, pavarësisht njoftimit të kryeministrit se do të dorëhiqet.

04:37
Londër, autori i sulmit me thikë ishte dënuar më parë për terrorizëm

Britania është përfshirë nga debatet politike pas njoftimeve se autori i sulmit me thikë një ditë më parë në urën e Londrës ishte liruar nga burgu pas një dënimi për akte të lidhura me terrorizmin. Debatet vijnë ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 12 dhjetor. Njëzet e tetë vjeçari britanik Usman Khan vrau dy persona përpara se të vritej nga policia.

03:33
I mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato në Open: Mendova se i humba shpresat

24 vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për Open momentet e ferrit pas tërmetit.

02:50
Lëkundja e mbrëmjes, magnitudë 4.5 dhe epiqendër në Hamallaj

Ndërkohë lëkundjet nuk u ndalën. Mbrëmjen e së shtunës ishte nje lëkundje e fortë, me magnitude 4.5, me epiqendër ne Hamallaj të Durrësit dhe thellësi 10 kilometër, ndërsa gjatë ditës post lëkundjet e tërmetit që janë regjistruar kanë patur një intensitet të ulët.

01:52
Kiko, qeni që u shpëtoi jetën, i zgjoi nga gjumi natën e tërmetit shkatërrimtar

Mes historive të dhimbshme e tragjike që la pas termeti i 26 nëntorit, ka edhe raste kur ka ndodhur mrekullia.

00:39
“Zot na fal”, banori nga Durrësi rrëfen në Open si e përjetoi tërmetin e fundit

Gazetarja Anila Hoxha gjatë lidhjes live në Open intervistoi një të moshuar i cili nuk kishte dalë nga banesa edhe pse banesa e tij është shpallur e pabanueshme.

00:10
Fake News/ Çarja në bulevardin kryesor të Durrësit nuk është shkaktuar nga tërmeti

Një fake news po qarkullon në shumë media se tërmeti me magnitutë 4.5 të shkallës rihter ka shkaktuar një çarje në bulevardit kryesor të Durrësit.

E shtunë, 30 Nëntor 2019
23:47
Edita Tahiri në Open: Kur kombi është në rrezik të gjithë duhet të bashkohen

Edita Tahiri bëni një lidhje live në Open në Top Channel ku tregoi se si e shikon situatën pas tërmetit e parë nga larg.

23:32
Foto/ Tërmeti shkakton panik, qytetarët dalin në sheshet kryesore të Tiranës

Tërmeti i fundit i rënë para rreth një ore, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter dhe që kishte si epiqendër Hamallajn u ndje edhe në Tiranë.

23:04
Tërmetet/ Banorët në Tiranë në Panik, strehë sërish tek makinat

Tërmeti i fundit i mbrëmjes së sotme ka rizgjuar sërish panik te qytetarët.

22:59
Rama dhe Veliaj vizitojnë qendrën sociale ku janë strehuar familjet e pastreha: Banesë e re për 40 familje të prekura

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin mbrëmjen e sotme në qendrën sociale Gonxhe Bojaxhi në Njësinë Nr4 në kryeqytet ku takuan banorë të prekur nga tërmeti, kryesisht të komunitetit rom.

22:54
Inva Mula zbulon në Open emrat e artistëve që janë bashkuar nismës së saj

Inva Mula bëri një lidhje me skype në Open në Top Channel ku foli për nismën ndërmarrë përtë kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti.

22:47
Transportohen live për në hotel familja Isufi

Familja Isufi menjëherë pasi u raportua nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha se ata vazhdonin të rrinin në banesë pavarësisht se ajo ishte e rrezikshme, ata u transportuan për në hotel.

22:35
Familja Isufi në banesën e dëmtuar/ Klosi: Po dërgojmë grupe t’i marrim

Gazetarja e Top Channel ,Anila Hoxha po raporton live nga Durrësi në lagjen 18, ku familja Isufi vazhdon të qëndrojë në banesë pavarësisht se aty është vendosur shiriti.

22:20
Ermioni Popa e fundit e familjes, refuzon të dalë nga banesa pavarësisht lëkundjeve

E moshuara Ermioni Popa është e fundit e familjes së saj dhe pavarësisht se pallatit të saj i është vënë shiriti ajo refuzon të dalë nga banesa edhe pas lëkundjes që u ndje pak më parë.

22:16
Veprime që të bëjnë krenar/ Fëmijët bëjnë gjestin që do ju prekë

Tërmeti që goditi Shqipërinë ditën e martë i ka prekur të gjithë. Disa fëmijë kanë bërë një gjest fantastik, ku kanë dalë që të mbledhin para për të prekurit e tërmetit.

22:05
Tërmeti me magnitudë 4.5, zonjës në publik i bie të fikët në Open

Tërmeti me magnitudë 4.5 që ra pak më parë krijoi panik edhe në studiot e Top Channel.

21:55
Tërmet, ndihen lëkundje të forta sërish

Janë ndjerë lëkundje të forta sërish.

21:48
Ministri Klosi në Open: Qeveria kontratë me hotelet, ja çfarë përfshihet

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një lidhje live në Open, tha se nga sot qeveria ka lidhur kontratë me hotelet për të akomoduarit e prekur nga tërmeti.

21:43
Baton Haxhiu në Open: Në Shqipëri mungon kultura e reagimit për emergjencat

Baton Haxhiu bëri një lidhje live me skype në Open në Top Channel i cili tha se njerëzit në Shqipëri e kanë komunikimin e ulët me emergjencat.

21:17
I mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato në Open: Mendova se i humba shpresat

24 vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për Open momentet e ferrit pas tërmetit.

21:08
Rama vizitë dy vogëlushëve të mbijetuar nga tërmeti: Do t’i marrë në shtëpinë time nëse s’kanë ku të shkojnë

Kryeministri, Edi Rama, ishte në spitalin e Traumës mbrëmjen e sotme ku vizitoi dy vogëlushë të mbijetuar nga tërmeti katastrofik.

20:44
Iu shpall banesa e pabanueshme/ Qytetari në ballkonin e shtëpisë, refuzon të dalë (video)

Personi që shihni në video dhe qëndron në ballkon ka thyer urdhrin e policisë për të ndaluar dhe është shmangur me makinë duke ardhur në banesën e tij në një pallat në lagjen 18 e cila është shpallur e pabanueshme.

20:31
Kiko, qeni u shpëton jetën/ Nuk i la që të flinin natën e tërmetit duke u tërhequr batanijen

Një histori shumë interesante na vjen nga Durrësi ku një qen i ka shpëtuar jetë një familjeje pasi nuk i ka lënë që të flenë gjumë.

20:31
Biznesmeni i Maltës akuzohet për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia

Biznesmeni maltez, Yorgen Fenech është akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia në vitin 2017.

20:14
Hidhet shorti i “Euro 2020”, Gjermani, Francë dhe Portugalia në një grup

Merr jetë faza finale e Euro 2020. Në kryeqytetin e Rumanisë Bukuresht, një nga 12 qytet organizatore të Europianit të verës së ardhshme është hedhur pasditen e sotme shorti i fazës së grupeve, ku rëndësi për të gjithë shqiptarët përbën Kosova.

20:14
Përplasje në pikën e grumbullimit. Banorja bllokon rrugën

Një përplasje ka ndodhur në Durrës në një nga pikat e grumbullimit në Durrës.

20:02
Meta: Çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar media kritike

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka falenderuar gazetarët për punën e  tyre gjatë këtyre ditëve.

19:43
Rama: I kam shkruar letër edhe presidentit Trump, jemi plot shpresë

Kryeministri Edi Ram tha gjatë takimit me ambasadorët se pas tragjedisë i ka shkruar letër edhe presidentit Trump.

19:29
Frika nga tërmetet, ulen bustet e 3 figurave të shquara në bashkinë e Durrësit

Frika e tërmeteve ka bërë që në bashkinë e Durrësit bustet e figurave të shquara të Jan Kukuzelit, Gjergj Danush Lapacaja dhe Leonik Tomeo të ulen nga mbajtesët e tyre për të qenë më të sigurt.

19:21
Durrës/ Sako: 17 pallate do prishen

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako është shprehur se 17 pallate janë evidentuar deri më tashmë dhe do të shemben.

18:58
Leyla Mosses Ones: Të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj çdo nevoje që ka Shqipëria

“Mbetemi të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj çdo nevoje që ka Shqipëria”, kështu tha në takimin me ambasadorët përfaqësuesja e SHBA Leyla Mosses Ones sa i përket tragjedisë që kaploi Shqipërinë pas tërmetit së 26 nëntorit.

18:55
Vasili: Kryeministri të lërë vetëlavdërimet e përlotjet mediatike

Ish-deputeti i LSI-së është shprehur se Kryeministri Rama duhet ti lërë vetëlavdërimet e përlotjet mediatike dhe të përgjigjet para ligjit.

18:54
Ambasadori turk: Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për ndihmë

Ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk tha në takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin në këtë rast fatkeqësie.

18:46
Tërmeti/ Soreca: Ekipi i BE-së është aty në terren për të ndihmuar

Ambasadori Luigi Soreca në takimin me ambasadorët ku prezent është edhe kryeministri Edi Rama tha se “të gjithë jemi prekur në mënyrë kolektive nga ajo që ka ndodhur”, duke ju referuar tërmetit.

18:35
Tërmeti/ Rama: Investigimi i banesave të bëhet me ‘4 sy’, dy shqiptarë dhe dy të huaj

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

18:15
Tërmeti/ Rama takim me ambasadorët: E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

18:06
Rama e ftoi në tryezë/ Basha: S’është koha as për politikë as për propagandë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Twitter-it ka ftuar sot opozitën që pa humbur kohë të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin.

17:56
Fëmija 8 vjeçar tregon tmerrin e përjetuar nëpërmjet vizatimit, “Ergi pallati i kuq po shembet”

Ky vizatim është detyra e parë që një fëmijë 8 vjeç nga Durrësi ka krijuar për të treguar përjetimin e tij pas ikjes nga tërmeti.

17:49
Pamje të rralla nga Durrësi: Perëndimi “ngec” mes detit dhe reve të zeza

Pamje të rralla vijnë nga Durrësi nga korrespodentët e Top Channel.

17:45
Tërmeti/ Komuniteti i shqiptarëve në Greqi sensibilizohet me qytetarët e dëmtuar

Komuniteti i shqiptarëve në Greqi është sensibilizuar me qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

17:39
Tërmeti/ Big Market dhuron 100 mijë euro

Big Market ka zgjedhur të jetë pranë familjeve të prekura nga tërmeti në këto momente të vështira që po kalojnë.

17:12
Basha: Banorët e Laçit kanë nevojë urgjente për ushqime, ndihen të braktisur

Lulzim Basha ka reaguar me një status në “facebook” për të prekurit nga tërmeti që ra të martë, në Laç.

17:11
Tërmeti/ Balla: Kemi ndihmë financiare dhe nga BE. Deputeti gjerman: Ne do qëndrojmë pranë popullit shqiptar

Kryetari i grupit të PS, së bashku me një delegacion i Bundestagut gjerman kanë parë nga afër situatën e krijuar në Durrës pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

16:57
Tërmeti/ “Fundjavë Ndryshe”, një strehë për të prekurit

Tërmeti i 26 nëntorit la pas pasoja tragjike për vendin, deri më tani numërohen 51 viktima dhe 913 të plagosur.

16:54
Në radhë për ndihma / Probleme në shpërndarjen e e ushqimeve në Durrës

Në Durrës po shpërndahen ndihma për të prekurit e tërmetit, ndërkohë situata është shumë kaotike në vendet ku po behët shpërndarja.

16:46
Tërmeti/ Presidenti i PE anulon vizitën në Shqipëri

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli njofton se ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shqipëri, më 2 dhe 3 dhjetor, pas tërmetit tragjik që goditi vendin më 26 nëntor.

16:28
Tërmeti/ Ministrja Xhaçka siguron komandantët në misione: Familjet tuaja janë mirë!

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kontaktuar me komandantet e kontigjentëve me mision në: Kabul, Herat, Letoni, Kosove, Mali dhe Sudan ku i ka siguruar se familjet e tyre në Shqipëri gëzojnë shëndet të plotë.

16:23
Rifillimi i shkollave. Ministrja Shahini në Top Talk: Nesër dalim me deklaratë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një lidhje direkte në Top Talk ka folur për pezullimin e procesit mësimor si pasojë e tërmeteve, ndërsa shtoi se janë bërë përpjekje për të identifikuar objektet shkollore që kanë dëmtime.

16:18
Lleshaj: Në Milot u ngrit Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se në Milot është ngritur Qendra Operacionale për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit, në qarkun Lezhë.

16:05
Presidentja e Komisionit Evropian: Komisioneri për Menaxhimin e Krizave drejt Shqipërisë

Në një status në Twitter, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njofton se ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama, për situatën krijuar pas tërmetit tragjik që goditi vendin, ndërsa shtoi se BE është krah shqiptarëve.

15:57
Banorët e Laçit i ankohen Bashës: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë

Banorët e Laçit që janë dëmtuar nga tërmeti, përveçse janë jashtë, po vuajnë një situatë të rëndë humanitare. Të revoltuar ata i janë ankuar kreut të PD, Lulzim Basha, i cili i ka vizituar sot, se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

15:52
50 psikologë nga Kosova/ Mbërrijnë të dielën në Shqipëri për të ndihmuar në zonat e tërmetit

Kosova ka qenë në vijë të parë për sa i takon ndihmës në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Me burim njerëzore, ndihma në ushqime, veshje, para etj, ajo ka hapur edhe dyert e shtëpive për të prekurit nga  tërmeti i 26 nëntorit. Por, pavarësisht ngrohjes së zemrave të shqiptarëve, nga gjithë ky solidaritet, që nuk mungoi as nga drejtime të tjera, pasojat që tërmeti shkatërrimtar la pas nuk janë vetëm materiale, por edhe psikologjike.

15:40
“Pray for Albania”/ Lojtarët e skuadrës spanjolle solidaritet me viktimat e tërmetit

Bota e futbollit vazhdon të solidarizohet me viktimat e tërmetit të rëndë që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të së martës. Pas Partizanit e Tiranës, një klub tjetër që iu bashkua nismës për të ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi ishte dhe Bylisi që në bashkëpunim me një kompani biznesi dërguan në drejtim të tyre ndihma me ushqime dhe jo vetëm.

15:32
Ulje taksash për bizneset / 8% për ata që kontribuojnë për të dëmtuarit nga tërmeti

Qeveria do të rrisë nivelin e shpenzimeve të zdritshme për efekt taksash për kompanitë që dhurojnë fonde në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Aktualisht ligji lejon që bizneset të zbresin 3 për qind nga fitimi 1 taksueshëm për donacionet dhe kontributet humanitare. Por qeveria ka vendosur që shuma e shpenzimeve të zbritshme të rritet deri në 8 për qind.

15:25
Berat vijon mbledhja e fondeve dhe ndihmave për të prekurit e tërmetit

Qarku i Beratit vijon grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave ushqimore, veshmbathjeve, batanijeve e vlera të konsiderueshme monetare për të prekurit nga tërmeti.

15:17
Qarku i Lezhës, bilanci i shtëpive të dëmtuara

Qarku i Lezhës ka publikuar bilancin për të gjitha shtëpitë dhe banorët që janë të pa strehë për shkak të tërmetit që ra më 26 nëntor, ku deri më tani ka lënë 51 viktima.

14:56
87 vjeçari në Shijak/ Sali Subashi: Këto janë momentet më të vështira të jetës time

Tërmeti i ditës së martë ka marrë deri në tani 51 jetë njerëzish si dhe ka lënë të lënduar mbi 900 persona.

14:56
Pallati i dëmtuar në Kombinat/ Dy ditë para tërmetit familja Xhakollari kishte përfunduar punimet

Lagja numër 6 në Kombinat është gjithashtu një nga më të dëmtuarat. Sapo ngjitesh në këtë pallat, sheh sa të dukshme janë pasojat e lëkundjeve. Këtu jemi në shtëpinë e Zana Xhakollarit, që kishte dy ditë që kishte kryer punime në shtëpi, kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:46
Dëmet në shkollat e Tiranës/ Nuk ka vendim për rifillimin e mësimit javën tjetër

Shumë shkolla u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, megjithatë nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk jepet një date, se kur do të rinisë mësimi ne vend. Në mbledhjen e radhës së qeverisë u theksua, se 8 shkolla janë dëmtuar rëndë, e një prej tyre është gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet. Tavani i korridorit në katin e tretë është shembur.

14:43
Tërmeti tragjik/ Ja kush ishin 51 personat të cilët humbën jetën nën rrënoja

Zyrtarisht konfirmohet se 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë.

14:26
Kryebashkiaku Veliaj shpërndan ndihma në Zall-Herr për banorët e prekur nga tërmeti

Veliaj: “Shtëpitë e pabanueshme do të rindërtohen, dëmshpërblime për ata që kanë dëmtime të pjesshme”

14:24
E qetë në krahët e nënës së saj, vogëlushja që lindi ditën e tërmetit të tmerrshëm

Shumë jetë humbën nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit, si pasojë 51 persona kanë mbetur të vdekur dhe 913 persona të tjerë të plagosur.

14:21
Përplasje fizike mes policisë dhe një banori pallati

Tërmeti i ditës së martë ka lënë shumë pasoja në Durrës dhe Tiranë, deri më tani janë të konfirmuar 51 të vdekur si dhe 900 persona që kanë pësuar dëmtime.

14:18
Kavajë/ Ndërtesa 4-katëshe dëmtohet nga tërmeti, banori rrëfen çastet e ankthit

Në lagjen numër 2, në Kavajë, siç shihet në pamje shtëpia është dëmtuar totalisht, nga 4-katëshe është bërë 2-katëshe!

14:13
Pas tërmetit, solidariteti kapërcen ҫdo parashikim

Shifrat e donacioneve dhe kontributeve për familjet e prekura nga tërmeti vijnë në rritje. Një ditë më parë, vetë kryeministri Edi Rama i konsideroi ato inkurajuese kur tha se deri të enjten shuma kish arritur në 5 milionë Euro dhe 1,5 milion dollarë.

14:06
Rama fton Bashën në tryezë: Ka një kohë me fituar dhe me humbur, kjo është koha me u…

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Twitterit ka ftuar opozitës që pa humbur kohë të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin.

13:58
Kryebashkiakja Sako sqaron si po ndihmohen të prekurit nga tërmeti: Situata nën kontroll, përgjigje për çdo nevojë që kanë qytetarët

Të gjithë njësitë e Bashkisë së Durrësit janë të organizuara dhe në terren pranë qytetarëve. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako deklaroi se janë marrë të gjithë masat për të ndihmuar çdo familje e cila ka nevojë për të kapërcyer këtë situatë qoftë me strehim ashtu edhe me ushqime.

13:46
Berat/ Familje të dëmtuara nga tërmeti kërkojnë ndihmë për strehim

Familje të dëmtuara nga tërmeti janë akomoduar në hotele dhe në disa ambjente të shkollave private, të cilat kanë ofruar ndihmë për vakte. Kjo familje është nga Durrësi, me fëmijë autik tepër të traumatizuar ndërsa i është ofruar ndihmë edhe për psikolog.

13:35
Pamje të trishta, babai i Xhesikës i lutet kryeministrit pak orë para vdekjes së saj

Paraditen e sotme kryeministri i vendit ishte në “Kombinat”, për të inspektuar dëmet nga tërmeti, ku edhe zhvilloi një takim me banorët e Tiranës.

13:22
Rama premton strehim: Do t’ju sjellim çadra

Në Bubq, ndodhej kryeministri Edi Rama për të vlerësuar dëmet që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit. Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i qeverisë dëgjoi të gjithë problematikat e tyre, duke u shprehur se të gjithë familjet e dëmtuara do të pajisen me çadra.

13:01
MM në ndihmë të gjithë qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë për Mbrojtjen Civile ka bërë me dije se në funksion të informimit për të gjithë qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihma ushqimore apo veshmbathje është në dispozicion numri në Qendra Kombëtare Operacionale +355694110198.

12:43
Kavajë/ 5 pallate shpallen të pabanueshme, banorët nuk largohen nga aty

Nga qyteti i Kavajës për Top Channel po raporton gazetari Sokol Çobo, ai ndodhet me një grup banorësh në zonën e njohur nga qytetarët si zona e “valutës”, në afërsi të tregut industrial.

12:35
Humb jetën 20-vjeçarja e plagosur nga tërmeti, shkon në 51 numri i viktimave

Për fat të keq ka shkuar në 51 numri i viktimave, pasi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçarja që ndodhej në koma.

12:29
Tërmeti/ Të prekurit të strehuar në Kosovë, institucionet nuk kanë shifra

Institucionet e Kosovës nuk kanë shifra të sakta se sa është numri i personave të ardhur nga Shqipëria, që kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit që la të vdekur 50 persona. Autoritetet e Kosovës, por edhe organizime të ndryshme, kanë ndërmarrë nisma për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

12:26
50 psikologë kosovarë mbërrijnë të dielën në Shqipëri

Kosova ka qenë në vijë të parë për sa i takon ndihmës në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Me burim njerëzore, ndihma në ushqime, veshje, para etj, ajo ka hapur edhe dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:21
Tragjedia e familjes Lala, historia që i mallëngjeu të gjithë

Marjeta, kishte tre fëmijë në krahë kur zjarrfikësit italianë e gjetën mes rrënojave. Flinte me ta në krevat dhe ishte përpjekur më kot të mbulonte me trupin e saj Emilion, 6 vjec dhe dy binjakët 2 vjeçarë, Dionisa dhe Dionis. Amelia, vajza më e madhe, 10 vjeç, ishte disa metra më tej; ishte gjetur e vdekur pak orë para saj.

12:11
Durrës/ Banorët shprehen njëzëri: Jemi në kushte shumë të vështira kemi nevojë për ndihmë

Durrësi është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku si pasojë humbën jetën 50 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

12:07
Sizmologu Edmond Dushi: Numërohen mbi 1000 tërmete, pjesa më e madhe nuk janë ndjerë

Gazetarja Rudina Muça ndodhej në Departamentin e Sizmologjisë, së bashku me ekspertin sizmolog Edmonod Dushin, për të diskutuar rreth pasgoditjeve të rëna, pas tërmetit të së martës.

11:42
Homazhet e familjes Lala, Meta: Zoti u dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka marr pjesë në homazhet për anëtarët e familjes Lala, që humbën jetën si pasojë e tërmetit.

11:27
Homazhe për viktimat e familjes Lala, i jepet lamtumira e fundit 8 pjesëtarëve

Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor.

11:22
Vrasja e gazetares në Maltë, Kryeministri i vendit paralajmëron largimin

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Maltë, ku një gazetare është vrarë ka shkaktuar një krizë të vërtetë politike në vend. Mësohet se Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se është duke planifikuar të dorëhiqet.

11:00
Tërmeti, MM: Zyrtarisht përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se zyrtarisht ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në zonat e Durrësit dhe në Thumanë.

10:44
​Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma humanitare në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri, që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

10:38
24 emigrantë të ardhur nga Afrika shpëtohen në Spanjë

Pas një udhëtimi 6 ditor mbi një barkë të vjetër dhe të dëmtuar, 24 emigrantë të nisur nga Afrika kanë arritur në gjendje të rënduar në Canary Island të Spanjës.

10:35
Tërmeti, MSH: Shkon në 913 numri i të lënduarve dhe 50 persona kanë humbur jetën nën rrënoja

Sipas një informacioni të dhënë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e të lënduarve si pasojë e tërmetit, 913 është numri i të lënduarve dhe 50 persona është numri i personave të cilët kanë humbur jetën nën rrënoja.

10:17
OSHEE/ Jemi 24 orë në shërbim të të prekurve nga tërmeti

Tërmeti që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit kaloi me shumë pasoja. Deri më tani 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 900 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së banesave të tyre si pasojë e tërmetit.

10:14
Rama inspekton dëmet, takim me banorët e Tiranës në “Kombinat”: Erdha të ju qetësoj

Kryeministri Edi Rama ndodhet në “Kombinat”, për të inspektuar dëmet nga tërmeti, ku edhe zhvilloi një takim me banorët e Tiranës.

10:02
Akuzohet se ka vrarë 15 kundërshtarë të tij, Presidenti i Surinamit dënohet me 20 vite burg

Surinami është një vend i vogël në Amerikën jugore dhe prej kohësh ka qenë koloni e Holandës. Së fundmi situata politike në këtë vend janë vendosur në sytë e të gjithë botës, pasi presidenti i saj është shpallur fajtor për vrasjen e 20 personave.

09:56
Basha viziton të strehuarit në hotelet e llixhave në Elbasan

Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.