Lagja numër 6 në Kombinat është gjithashtu një nga më të dëmtuarat. Sapo ngjitesh në këtë pallat, sheh sa të dukshme janë pasojat e lëkundjeve. Këtu jemi në shtëpinë e Zana Xhakollarit, që kishte dy ditë që kishte kryer punime në shtëpi, kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Burri më është operuar dhe sapo ka dalë nga spitali. Po qëndron tek stolat jashtë. Sa mbylla punimet në shtëpi. Ja ku janë edhe kovat e bojës. Na kanë dhënë ca ndihma në tërmetin e 21 shtatorit. Edhe ato të gjysmuara, e kishin hapur pakon. Ndërsa tani nuk ka ardhur asnjëri. Duam të na thonë nëse këtu jetohet apo jo. Vajza 14 vjeç ka frikë të vijë në shtëpi. Unë vij e laj ndonjë gjë, apo gatuar, më frikë. Nga shteti duan të na sigurojë jetën, asgjë tjetër. Nuk bëhet fjalë të rregulloj më shtëpi unë”, shprehet Zana Xhakollari.

Po dal tani tek stolat jashtë. Nuk kam frikë nga vjedhjet, na vodhi Zoti ne.

“Deri më sot nuk na ka ardhur asnjë, veç ju gazetarëve. As deputet zone, as kryetar bashkie nuk kemi parë. Nuk dua as sheqer, as oriz e batanije, dua sigurinë e jetës”, ka thënë një tjetër banor.
“Ky pallat u ndërtua 40 vjet më parë. Ne kemi kaluar tërmetin e 1980, atë të 21 shtatorit dhe këtë të tanishmin. Nëse më thonë se këtu jetohet do shkoj të marr gruan invalide që e kam çuar në Gjirokastër”, tha banori.

Top Channel