E premte, 21 Qershor 2019
12:31
Fernando Torres tërhiqet nga futbolli

Fernando Torres vendos të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi 35-vjeçar spanjoll, që nga vera e vitit të kaluar është pjesë e skuadrës japoneze, Sagan Tosu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka ardhur momenti të tërhiqet nga futbolli.

12:24
Tre lagje të rëndësishme të Tiranës do të shpallen njësi më vete administrative

Tre lagjet e reja të krijuar në Tiranë, te Astiri, Kopshti Botanik dhe Fresku do të kthehen në njësi të mirëfillta administrative.

12:22
Kampet e fëmijëve në Gjirokastër, argëtohen të gjitha grupmoshat

Kostandina Boboli është 8 vjeçe dhe është regjisorja e një shfaqjeje me kukulla që e ka shkruar vetë. Shfaqja do të vihet në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Gjirokastër gjatë ditëve të kampit veror.

11:56
Përgjaket rruga e Arbrit, gjendet një person i pajetë i mbuluar me dhè në trase

Një ngjarje tragjike është shënuar në kantierin e rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Një 45 vjeçar i denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej 4 ditësh.

11:49
Deutsche Welle: Shqipëria në krizë të thellë demokratike; përpjekjet e Gjermanisë të pasuksesshme

Përpjekjet e bëra nga Gjermania për afrim mes pozitës e opozitës shqiptare deri tani kanë qenë të pasuksesshme. Socialistët nuk lëvizin nga vendimi i tyre për të shkuar në zgjedhje, ndërkohë kriza në vend po thellohet.

11:42
Shfuqizimi i 30 qershorit, Edi Rama: Veprimi i Metës për të nxitur dhunën

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale ka kërkuar që të nxisë dhunën në Shqipëri. Në një takim me banorë të Kombinatit, Rama tha se Meta nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër dhunës dhe dekreti për 30 qershorin është gabim fatal për të.

11:27
Koncert te pallati i Sisit/Rezidenca verore në Vjenë kthehet në skenë

Koncerti veror vjenez, i mbajtur në Parkun e Pallatit Schoenbrunn, kremton 15 vjetorin e krijimit të këtij eventi të veçantë. Që nga viti 2004 Filarmonia e Vjenës luan në parkun e famshëm të kështjellës falas.

11:26
Vodhën sasi eurosh në një banesë, ndalohet 22 vjeçari dhe procedohet 17 vjeçarja

Një 22 vjeçar në fshatin Lybeshë të Beratit është ndaluar nga policia, ndërsa një 17 vjeçare banuese në Ullinjas është proceduar në gjendje të lirë. Dy të rinjtë dyshohet në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi eurosh në banesën e shtetasit E.Z, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

11:09
44 të arrestuar në Britani për abuzime me fëmijët

Një investigim i policisë britanike ka vënë në pranga 44 persona që akuzohen se kanë abuzuar me fëmijët. Investigimi është shtrirë që prej vitit 1995, pas denoncimit të katër grave se janë abuzuar nga ai vit deri në 2005-ën.

11:05
Armë dhe drogë në banesë, ekstradohet nga Greqia i dënuari

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg për drogë. Sipas policisë Interpol Tirana ka ekstraduar 30-vjeçarin e shpallur në kërkim Spiro Pando, banues në Kuçovë.

11:00
Krim në familje, burri plagos me thikë bashkëshorten

Një krim në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Fushë Krujë, ku burri ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

10:45
Anija pa kapiten pritet të bëjë udhëtimin e parë transatlantik

Ndërsa ende nuk ka një datë të saktë të caktuar, një anije e vogël mallrash e quajtur “Maxlimer” është në fazat përfundimtare të përgatitjeve për udhëtimin e parë transatlantik. Por e veçanta e kësaj anije është se nuk do të ketë asnjë njeri në bord dhe se do të realizojë udhëtimin e parë në oqean në cilësinë e një mjeti sipërfaqësor pa pilot. Më shumë hollësi sjell Kevin Enichs i Zërit të Amerikës.

10:43
Vetting-u konfirmon Saida Dollanin, kandidate për Gjykatën Speciale

Gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ajo ka arritur të kalojë procesin e rivlerësimit, të cilit po i nënshtrohen të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri, në kuadër të reformës në drejtësi.

10:40
Loto nga telefoni, procedohen dy persona

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Burimet zyrtare raportojnë se kanë proceduar penalisht 2 persona për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme.

10:36
Parkinsoni mund të identifikohet 20 vjet përpara shfaqjes së simptomave

Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar shenjat më të hershme të sëmundjes së Parkinsonit në tru, 15 deri në 20 vjet para se të shfaqen simptomat. Skanimi i një numri të vogël pacientësh me rrezikshmëri të lartë, arrinte të zbulonte keqfunksionime në sistemin e serotonins, një hormon më shumë funksione në tru, duke përfshirë këtu humorin, oreksin, gjumin dhe lëvizjen. Sipas studiuesve te  “King’s College” në Londër, zbulimi mund të çojë në forma të reja të trajtimit të sëmundjes.

10:25
Kandidat për Gjykatën Speciale, KPK shkarkon nga detyra Gurali Brahimllarin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Gurali Brahimllarin, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Vendimi për Brahimllarin u dha sot nga trupa gjykuese e KPK-së.

10:19
Shkon në plazh, por gjen vdekjen e moshuara

Një e moshuar ka gjetur vdekjen në plazh mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia raportojnë se rreth orës  09:22, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se 71 vjeçarja L. R., ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.

10:13
Lista me nota/ Dalin rezultatet e maturantëve në provimin e gjuhës së huaj

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) njofton se ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për “Maturën Shtetërore 2019”, ku morën pjesë 36,134 maturantë.

10:04
Moska po kërkon që fëmija i parë i lindur në hapësirë të jetë rus

 “Moska po synon që foshnja e parë e lindur në hapësirë ​​të jetë një grua ruse”, zbuloi një shkencëtar i lartë.

10:03
Deputetja e PS thirrje Voltana Ademit: Kthe rrugë e dashur, i ke hyrë detit në këmbë

Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, njëkohësisht deputete e Partisë Socialiste në Shkodër, ka reaguar për mitingun elektoral të zhvilluar dje në këtë qytet dhe për protestën e organizuar nga opozita. Në një reagim të gjatë në gegërisht, Mesi replikon me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila e quajti “vajzë të mirë”.

09:52
9 ditë përpara zgjedhjeve, opozita zhvillon sot protestën e 9 kombëtare

Sot, në orën 20:00, në bulevardin përpara Kryeministrisë do të nisë protesta e nëntë kombëtare e opozitës. Kauza e protestës nuk ka ndryshuar që nga 16 shkurti, PD, LSI dhe partitë aleate kërkojnë me çdo kusht largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe hapjen e rrugës për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas tyre, do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

09:48
“10 orë në Ferr”: Momente agonie në një avion të mbushur me mjegull

Pasagjerët e fluturimit të American Airlines përjetuan momente tmerri kur kabina e avionit u mbush me dika që fillimisht u mendua se ishte tym, por që në fakt ishte mjegull.

09:36
Tentativë për kontrabandë në portin e Durrësit, sekuestrohen stekat me paketa cigare

Policia Kufitare e Durrësit ka goditur një tentativë të kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë. 309 steka me paketa cigare janë sekuestruar nga autoritetet, ndërkohë që në pranga ka rënë shoferi i kamionit, shtetasi me iniciale Q.S., nga Gostivari.

09:33
Kur vjehrra të prish dasmën; vesh të njëjtin fustan si nusja

Një grua ka zbuluar historinë prekëse të ditës së dasmës së saj. Vjehrra kishte zgjedhur të vishte një fustan martesor në ceremoninë e dasmës së djalit të saj, për tu dukur edhe ajo si nuse.  

09:26
Ndeshja historike në Prishtinë, Feronikeli miqësore me Milanin

Historike! Feronikeli, skuadra kampione në fuqi e IKPO Superligës së Kosovës do të zhvillojë një ndeshje miqësore me një nga klubet më të mëdha në Europë dhe botë, Milanin. Lajmi që qarkullonte prej disa ditës në mediet sportive, tashmë është zyrtar. Ta paktën kështu lajmëron klubi nga Drenasi në një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare.

09:07
Trump tërhiqet nga sulmi, mediet në SHBA: Ishte gati të bombardonte objektiva iraniane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë qenë pranë një sulmi kundër objektivave iraniane këtë mëngjes, si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një avioni amerikan vëzhgimi pa pilot mbi ngushticën e Hormuzit.

08:52
Fenomene të mahnitshme që ndodhin vetëm në këto vende

Fenomenet natyrore shpesh janë të rrezikshme dhe të mistershme, por në disa raste ato janë magjepsëse. Disa vende në botë janë të magjishme për shkak të natyrës dhe shpesh ato janë kthyer në destinacione natyrore. Në po ju prezantojmë disa fenomene që ndodhin vetëm në këto vende.

08:30
Putin liron nga “burgu” balenat vrasëse pas presionit ndërkombëtar

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten lirimin e balenave të mbajtura në izolim  dhe të destinuara për akuariume komerciale.

08:15
Shkencëtarët zbulojnë “magjinë” e shegës

Studiuesit zviceranë kanë vërtetuar se antikosidanti tanina që gjenden tek shegë konvertohen në sistemin e tretjes në një kompleks që duket se ngadalëson plakjen mitokondriale – një proces natyral që dobëson qelizat dhe shkakton humbjen e masës dhe fuqisë së muskujve me vitet e kaluara.

07:27
Sala/ “Saga” vazhdon, arrestohet piloti i tragjedisë

Vdekja tragjike e futbollistit argjentinas Emiliano Sala pas rënies së avionit të vogël ku fluturonte në ujërat e ftohta të Lë manshit, dimrin e këtij viti është pasuruar me një kapitull të ri. Policia britanike zbuloi se ka arrestuar e më pas ka liruar me garanci pilotin që fillimisht u mendua i vdekur në ngjarjen që tronditi botën sportive në 21 Janar 2019.

07:22
Rrahmani drejt Seria A

Paraqitjet e mira me Dinamon e Kievit dhe impenjimi konstant me përfaqësuesen e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e Europianit 2020, e ka vendosur mbrojtësin Amir rrahmani në qendër të disa klubeve të njohura. Por me shumë gjasë, ish futbollisti i kombëtares shqiptare do të luajë duke nisur nga kjo verë, në kampionatin italian.

07:19
Benzema “çmend” rrjetin, poston foto me yllin e Brazilit

Karim Banzema ka ndezur plot tashetheme me një foto të postuar në rrjetet sociale.

06:16
BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Europian ka vendosur të zgjasë sankisonet me Rusinë.

06:02
Ndoj në orbitën e Milan

Mesfushori i kombëtares shqiptare Emanuel Ndoji është një ndër lojtarët nën vëzhgimin e Milanit për sezonin e ardhshëm.

04:00
Berisha qëndron tek Atalanta

Portieri i Atalantas dhe kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv te bargamezët.

03:05
ShBA: Refuzoni energjikisht dhunën

Në përfundim të tensionit në Shkodër mbrëmjen e së enjtes dhe në prag të protestës kombëtare që opozita mban sot para kryeministrisë, ambasada amerikane bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë larg dhunës.

02:17
Përplasje të forta në Shkodër/ Militantët e opozitës përleshen me policinë

Ashtu siç parashikohej, përpara se kryeministri Edi Rama të shkonte në mitingun elektoral të Shkodrës, situata u tensionua dhe u shoqërua gjatë gjithë mitingut me momente dhune. Protestuesit e opozitës u përleshen në disa raste me forca të policisë për të çarë rrethimin e tyre.

01:56
Rama: Shkodra, sfida ime për 4 vjet

Në Shkodër kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga mbështetësit e opozitës, ndërsa demokratëve të kryeqendrës së veriut i kujtoi vitin 1991 kur protestohej kundër krijimit te Partisë Demokratike.

01:42
Veliaj sulmon Metën: Çdo punë në kryeqytet e ndalon Presidenti

Erion Veliaj sulmoi ashpër Presidentin Meta, gjatë mitingut elektoral në njësinë 11.

00:15
Muzika në zi/ Humb jetën muzikanti i njohur

Bota e muzikës është shokuar nga një ngjarje e rëndë, ku Muzikanti i famshëm, Philippe Cerboneschi (i njohur gjithashtu si “Zdar”), ka humbur jetën aksidentalisht në Paris.

E enjte, 20 Qershor 2019
22:21
Salianji në Open: Përplasjen në Shkodër e provokoi Edi Rama

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Saljanji deklaroi sot në emisionin Open se protesta e Partisë Demokratike të Shkodrës ishte normale dhe nuk acaroi asgjë por vetëm dha një demonstrim të vullnetit opozitar.

22:20
Buzhala përplaset me Carlo Bollinon: Nuk mund të arrestohet opozita!

Emisioni Open i gazetares Eni Vasilit në Top Channel ka nisur menjëherë me përplasje ndërmjet panelistëve pas dhënies së panoramës së gjendjes në Shkodër ku Rama u prit me protesta nga PD e Shkodrës.

22:09
Nesër protestë, reagon Ambasada e SHBA-së: Të refuzohet energjikisht dhuna

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka ardhur me një deklaratë, në rrjetin social “Twitter”, ku iu bënë thirrje publikisht të gjithë mbështetësve të mblidhen paqësisht dhe të refuzojnë dhunën me çdo kusht.

21:58
Përplasjet në Shkodër, Spartak Ngjela: Sandër Lleshaj është ministër i paaftë

Avokat Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, e konsideroi ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj, si të paaftë. Ngjela i referohej situatës së krijuar në Shkodër, ku Partia Demokratike tentoi pengimin e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama, dhe ku sipas avokatit duhej një reagim më i fortë nga policia.

21:41
Debati në ‘Open’, Sejamini: Rama do të tërhiqet nga 30 qershori

“Zgjidhje apo mosbindje?”,- është tema e sotme në emisionin ‘Open’ në Top Channel, ku të ftuarit po diskutojnë mbi krizën politike në vend.

21:24
IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Lezhës

Fran Frokaj, kryebashkiak i Lezhës, është kallëzuar sot penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Frrokaj akuzohet akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës, së bashku me Sokol Tomën, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit te Territorit.

21:13
Sala/ ‘Saga” vazhdon, arrestohet piloti i tragjedisë

Vdekja tragjike e futbollistit argjentinas Emiliano Sala pas rënies së avionit të vogël ku fluturonte në ujërat e ftohta të Lë Manshit, dimrin e këtij viti është pasuruar me një kapitull të ri. Policia britanike zbuloi se ka arrestuar e më pas ka liruar me garanci pilotin që fillimisht u mendua i vdekur në ngjarjen që tronditi botën sportive në 21 Janar 2019.

21:09
Mbyllja e mitingut të PS shoqërohet me përplasje polici-protestues

Është mbyllur mitingu i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës. Policia ka mbajtur për disa minuta, pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, kordonin që ndante protestuesit me mbështetësit e Qeverisë.

21:01
Video/ Minuta e paqes në Shkodër

Për rreth një minutë Shkodra gjeti paqen mbrëmjen e sotme. Situata e tensionuar nisi përpara orës 19:00 dhe vijoi deri në orën 21:00, për shkak se mbështetësit e opozitës kundërshtojnë praninë e kryeministrit Edi Rama në qytet. Por ishte thirrja e ezanit që detyroi palët të qetësoheshin për disa sekonda.

21:00
Siguria ushqimore/ Ryshfet punonjësve të AKU–së të mbyllin sytë për therjen dhe shitjen e mishit në rrugë

Fiks Fare në trajtimin e sigurisë ushqimore, ka denoncuar disa herë rastet e therjeve të kafshëve nëpër rrugë, në kushte skandaloze dhe të pakontrolluar. Akoma deri më sot institucionet shtetërore nuk kanë arritur të ndalojnë therjet dhe tregtimin e kafshëve dhe produkteve të tyre, nëpër lëndina apo e rrugë. Tregtarët për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjore të tyre, kanë zgjedhur të paguajnë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për ndëshkimin e tyre, duke ju dhënë nga 2000 deri në 3000 lekë në dorë. Tregtarët vijojnë të shesin mishin në kushte skandaloze dhe askush nuk ndërhyn për mbrojtjen e jetës së konsumatoreve.

20:52
Reali i “cmendur” pas Neymar

Reali i Madridit duket se është gati të përdor një nga yjet e tij si Geret Bale apo James Rodrigues për të arritur marrëveshjen me brazilianin e Paris SG Neymar në merkaton e kësaj vere.

20:32
Mesfushori kuq e zi, në udhëkryq ofertash, e kërkon edhe Milani

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji është një ndër lojtarët nën vëzhgimin e Milanit, për sezonin e ardhshëm.

20:24
Miting dhe protestë, Rama-Ademit: Kryebashkiakja më e paaftë në Shqipëri

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin elektoral me mbështetësit e Partisë Socialiste, 150 metra më larg janë mbështetësit e opozitës në Shkodër që po protestojnë dhe që drejtohen nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

19:49
Foto nga tensioni në Shkodër, gaz lotsjellës dhe gurë në përplasjen protestues-polici

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Shkodër, aty ku mbështetësit e opozitës dhe kryebashkiakja Voltana Ademi po kundërshtojnë takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama.

19:44
E lajmëruan se do e dëbojnë/ Protestë për nxënësin shqiptar, mblidhen 6 mijë firma

Mijëra britanikë janë ngritur në mbështetje të një nxënësi shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar që rrezikon deportimin.

19:40
Portieri i kombëtares ka humbur vendin në formacion, qëndron te Atalanta

Portieri i Atalantas dhe kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv te Bargamezët. Shtatlarti humbi vendin në formacion dhe u parakalua nga italiani Gollini.

19:37
SHBA, vazhdon “epidemia”, mësuesja ftoi nxënësit për akullore dhe seks

Një mësuese 25-vjeçare në SHBA ftoi nxënësit te shtëpia e gjyshërve, duke u ofruar akullore e më pas edhe alkool. Gjatë kësaj kohe, ajo kishte hyrë fshehurazi te dhoma e gjumit dhe kishte kryer marrëdhënie me adoleshentin.

19:36
Aulona Musta ka një përgjigje për ata që i thonë “Je bërë si burrë”!

Aulona Musta ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj palestrës dhe për t’u dhënë një përgjithë të gjithë atyre që kanë komentuar negativisht format e saj trupore.

19:30
Tension në Shkodër, protestuesit tentojnë rrëmbimin e ambulancës për të goditur policinë

Situatë e tensionuar paraqitet aktualisht në qytetin e Shkodrës ku po zhvillohet takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e opozitës janë përplasur me forcat e policisë, duke kundërshtuar praninë e Ramës.

19:17
Voltana Ademi i bashkohet protestës: Nuk lejojmë kriminelin Rama të uzurpojë qytetin

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka zbritur në shesh për t’ju bashkuar protestës së opozitës që kundërshton praninë e kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Ademi nuk firmosi lejen për organizimin e takimit elektoral të Ramës duke theksuar se 30 qershori është shfuqizuar si datë për zgjedhjet lokale, por PS vendosi të vijojë me planin e saj.

19:17
I humbi celulari, akuzon shoferin për përdhunim

Shoferi ishte arrestuar në sy të kolegëve të tij, ishte mbajtur për 20 orë në burg dhe ishte detyruar të jepte kampionë të ADN-së intime, para se të lirohej pa asnjë akuzë.

18:58
Shqipëri – Kosovë, kalendar aktivitetesh të përbashkëta për 2019-ën

Irsa Ruçi, drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, pjesë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, zhvilloi sot një takim zyrtar me drejtorin e Rinisë, Feim Hoxha, dhe stafin përgjegjës për çështjet rinore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

18:54
7 vjeçarët luajnë, prindërit rrihen (Video)

Një ndeshje midis fëmijëve 7-vjeçarë degjeneroi në një sherr masiv, por jo midis fëmijëve: midis prindërve.

18:49
Rama për Spahinë: Nuk është si ata të katërt, u nis për në emision dhe përfundoi në komisariat

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Vaun e Dejës arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia, teksa ishte nisur për në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

18:23
Protesta në Dajç, Rama zgjedh rrugën dytësore për të kaluar Lezhën

Kryeministri Edi Rama ka shmangur aksin kryesor Lezhë-Shkodër, pasi në kryqëzimin e Dajçit janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i protestuesve të opozitës. Top Channel mëson se Rama ka zgjedhur një rrugë dytësore për kaluar Lezhën.

18:15
Trafiku i qenieve njerëzore, DASH: Qeveria shqiptare më pak ngritje akuzash, niveli më i ulët në 4 vite

Një raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikun e qënieve njerëzore i publikuar të enjten, i cituar nga ‘Zëri i Amerikës’, e klasifikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë, duke thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për këtë qëllim.

18:09
Rama në Shkodër, PD publikon videon: Po kontrollohen edhe fëmijët

Partia Demokratike ka publikuar një video që tregon kontrollin që po bëhen në Shkodër edhe ndaj fëmijëve. Kontrollohet po ushtrohen nga efektivët në zonën ku është planifikuar të zhvillohet takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama.

18:07
Francë/ Mbahet ndeshja e veçantë, futbolli i gjysheve

Saint Etienne u vë vendi i një ndeshjeje të veçantë futbolli; atë të gjysheve. Përballë u vunë skuadrat e ‘Vakhegula’ që do të thotë gjyshe në dialektin e Limpopos në Afrikën e Jugut dhe ‘Mammies Foot’ një skuadër gjyshesh nga Amerika Latine.

17:59
Kisha Katolike mesazh politikanëve: Do bëheni përgjegjës për dëmtimin që do i shkaktoni atdheun

Kreu i Kishës Katolike, imzot Xhorxh Frendo ka bërë një deklaratë të fortë ndaj politikanëve shqiptarë, të cilët i paralajmëron kundër përkeqësimit të krizës, që mund të sjellë pasoja të rënda për vendin tonë. Imzot Frendo u kujton politikanëve të të dyja krahëve se do të bëhen përgjegjës nëse i shkaktojnë dëme atdheut.

17:56
Risia në sport, tani edhe sërf elektrik

Bota moderne po ecën me një shpejtësi marramendëse dhe çdo ditë zbulohet diçka e re në aspektin teknologjik dhe sporti padyshim nuk mund të përjashtohet.

17:31
“Kuzhina e Kabulit”, vendi ku klientët zbulojnë kuzhinën afgane e takohen me emigrantë

Quhet “Kuzhina e Kabulit”, dhe është restoranti i porsahapur në Paris nga dy refugjatë dhe një grua franceze me një objektiv të qartë, të jetë vendi ku klientët të zbulojnë kuzhinën afgane e të takohen me emigrantë.

17:26
Vëllai i kryebashkiakut demokrat arrestohet në orët e para të mëngjesit

Kryebashkiaku i Devollit, Bledion Nallbati në një deklaratë për mediat ka akuzuar Policinë se ka ushtruar terror ndaj familjarëve të tij. Ai ka theksuar se policia i ka arrestuar të vëllain në orën 03:00, duke shqetësuar të gjithë familjarët.

17:21
Salvini flet për luftën kundër krimit, vlerëson edhe bashkëpunimin me Shqipërinë

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini në një takim me efektivë të policisë italiane ka vlerësuar edhe bashkëpunimin me policinë shqiptare.

17:18
Lleshaj-Bashës: Je një i pandehur i shumëfishtë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeopozitarit Lulzim basha. Në një reagim të shkurtër, Lleshaj shkruan se “Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj.”

17:13
Japoni/ Letra më e hollë në botë, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO’s

Në një punishte të vogël në perëndim të Japonisë, Hiroyoshi Chinzei, dhe stafi tij përgatisin me kujdes materialet për “washi”, letra më e hollë në botë.

17:07
Bllokohet rruga, Rama pritet me protesta në Shkodër

Mbështetës të shumtë të opozitës kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër, për të penguar lëvizjen e lirë të kryeministrit Edi Rama. Kreu i Qeverisë ka planifikuar të zhvillojë sot një takim elektoral në Shkodër, por bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi nuk e ka miratuar lejen.

16:58
Fatbardh Kadilli në “Top Talk”: Rama po rikthen dënimet politike

Mazhoranca ka çuar në Kuvend ndryshimin e Kodit Penal, për ndalimin daljes nga Shqipëria 5-10 vite për personat e dënuar për krime zgjedhore.

16:48
Top Talk/ Arrestimi LIVE i Bardh Spahisë, Kadilli: Mesazh për të trembur qytetarët

Mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte nisur drejt zyrave të Top Channel, ish-deputeti i PD, Bardh Spahia u arrestua teksa ishte në transmetim LIVE në emisionin “Open”.

16:47
Kolegji i Apelimit njeh vendimin e KPK, Bledar Abdullai shkarkohet nga detyra

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Bledar Abdullai.

16:44
Përurohet “Shqiponja” 9 m në Podujevë. Marin Mema: Politikanët shqiptarë thasë në vend të xhepave

Ky është monumenti që u vendos në Podujevë vetëm 5 kilometra nga pika kufitare e “Merdarit“ mes Kosovës dhe Serbisë.

16:26
Në pritje për të kthyer dëgjimin/ Lojëra me një tender për impiantet e dëgjimit

Tenderi për impiantin koklear i cili mundëson që fëmijët që nuk dëgjojnë e për pasojë edhe nuk flasin të mund të kryejnë këto procese duket se nuk do të zhvillohet kurrë për shkak të ndërhyrjeve që kryejnë kompanitë që duhen ta realizojnë deri në komisionin e prokupimit publik.

16:24
Gazetarët e pushkatuar, përkujtohen Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho

Të përndjekur dhe burgosur më shumë se njëherë. Pushkatuar më 28 maj 1979, për qëndresën e tyre ndaj përdhunës së regjimit diktatorial komunist, gazetaret e Radio Tiranës, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho e kanë tashmë një pllakë përkujtimore, megjithëse s’dihet ende ku i prehen eshtrat. Në hapësirën e gjelbër të Kryeministrisë, pasditen e 19 qershorit, një ceremoni e thjeshtë me inisiativën e kryeministrit, mblodhi familjarë të tyre për të vendosur një lule në kujtim të tyre.

16:23
Paralajmërimi në Top Talk, i Fatbardh Kadillit: Protesta e së premtes, mbart të dy opsionet, forcën dhe qetësinë

Zhvillimet e fundit politike mund të sjellin edhe një protestë të dhunshme të premten mbrëma kur është parashikuar edhe protesta e radhës e opozitës.

15:44
Veliaj: Askush nuk do prekë votën, kemi marrë masat. Në Tiranë do jetë festë demokracie

Kandidati i socialistëve për Tiranën, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me administratorët e pallateve në  Tiranë,  ku i ka siguruar se 30 qershori do të jetë një festë demokracie,  pa dhunë dhe askush nuk do të prekë kutitë e votimit. 

15:31
Publikimi i përgjimeve, Basha: Edi Rama, timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediet për të reaguar në lidhje me përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku shfaqeshin zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste duke folur për blerje votash dhe kërcënime.

15:24
Qetësi në Vorë dhe Kamëz/ Shtyhen protestat e opozitës para KZAZ-ve

Gjatë ditës së sotme në KZAZ-në numër 26 në Vorë, situata është paraqitur e qetë. Burime për Top Channel thanë se një grup protestuesish ishin nisur nga qyteti i Vorës në këtë KZAZ, por më pas janë kthyer në gjysmë të rrugës.

15:20
“Më 30 qershor do votohet”, Rama mesazh edhe opozitës

Vënia e flakëve në disa KZAZ materialeve zgjedhore, përfshi përplasjet e forta me policinë, prodhuar pas çdekretimit nga presidenti Ilir Meta të datës së zgjedhjeve, nuk e kanë lëkundur qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të vijuar rrugën zgjedhore drejt 30 Qershorit.

14:45
Dekreti i Presidentit, Meta: Nuk është momenti për prova force, palët të dialogojnë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një deklaratë për mediet ai tha se qëllimi i shtyrjes së zgjedhjeve ka si qëllim qetësimin e situatës dhe se bën thirrje për dialog mes palëve.  

14:37
Përshkallëzimi i tensioneve, forcat iraniane rrëzojnë avionin amerikan

Një avion amerikan vëzhgimi pa pilot është rrëzuar nga forcat iraniane ndërsa fluturonte mbi ngushticën e Hormuzit, një episod ky që vjen në mesin e një përshkallëzimi të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe republikës islamike.

14:34
DigitAlb një kënd lojërash dhuratë për fëmijët – VIDEO

Në vazhdën e 15 vjetorit të DigitAlb, një kënd lojërash nga kompania më e madhe mediatike në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është dhurata që do të jetë gati më 10 Korrik dhe që do t’u kujtojë përditë të gjithë atyre që do të luajnë atje, se fëmijëria jonë ashtu si ajo e tyrja megjithë sfidat dhe vështirësitë, ka qenë gjithsesi e bukur dhe argëtuese, ashtu si çdo fëmijëri tjetër.

14:30
25 fotot që tregojnë se realiteti është një çmenduri e vërtetë

Duket sikur universi ynë përdor lojën e tij të preferuar të quajtur “Rastësi” për të provuar imagjinatën tonë.

14:23
SHBA zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Shtëpia e Bardhë vendosi ta zgjasë me një vit emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001.

14:14
PD: Rama të mos e çojë popullin në vëllavrasje, të dorëhiqet

Partia Demokratike në Dibër ka reaguar nëpërmjet z. Xhemajl Gjunkshi pas përgjimeve të reja të publikuara mbrëmë nga gazeta Bild, ku sipas tij dëshmohet se zgjedhjet në Dibër u vodhën dhe u blenë nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe dirigjent i kësaj skeme ishte vetë kryeministri Edi Rama.

14:08
Dhuna dhe përplasjet në KZAZ-të/ 31 të proceduar dhe 3 të arrestuar në Tiranë

34 persona të proceduar ndër të cilët 3 të arrestuar, ky është bilanci pas ngjarjes para KZAZ-ve në qarkun Tiranë.

13:59
Vdekjet misterioze të turistëve në Republikën Domenikane, FBI bën teste toksikologjike

 “Si pjesë e një hetimi për vdekjet e pashpjegueshme të nëntë turistëve amerikanë gjatë 13 muajve të fundit në Republikën Domenikane, FBI po teston mostrat e marra nga një minibar në një nga hotelet ku qëndrojnë disa nga amerikanët”, thanë zyrtarët e Dominikanë për CNN. Mostra janë marrë nga Hotel Principe Bahia.

13:44
Wake Up/ Mjekja: Kujdes goditjet nga dielli, të gjithë janë të rrezikuar

Një problematikë e shtuar gjatë stinës së nxehtë janë goditjet nga dielli. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga problemet e zemrës dhe insuficienca renale, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit.

13:38
Rama: Presidenti i hedh benzinë zjarrit. Të  burgosurve iu është kërkuar të marrin në dorë “revolucionin”

Po nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama kritikoi presidentin Ilir Meta për veprimet e tija, duke thënë se ai po i hedh benzinë zjarrit. Pavarësisht përpjekjeve, shefi i qeverisë tha se më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen.

13:38
Kavajë/ Kapet një i kërkuar nga drejtësia italiane

Një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar me qëllim ekstradimin.

13:37
Hajdari-Ramës: S’na duhen më viktima, thirri mendjes!

Deputetja Rudina Hajdari nga Kuvendi u shpreh se Shqipëria po përjeton një situatë të jashtëzakonshëm, ndërsa hodhi akuza për të gjitha partitë politike duke i etiketuar ata si përgjegjëse.

13:26
Veliaj: Opozita si Haxhi Qamili. Në vend të “duam babës”, thonë “duam baba Saliun, baba Lulin”

Kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliajn shprehet se veprimet e deputetëve të opozitës duke djeg shkolla e dhunë, është si lëvizja e Haxhi Qamilit që donte të pengonte reformat shtetndërtuese të Shqipërisë.