Në “Qyteti Studenti” një prej godinave i është vënë shiriti dhe punonjësit kanë marrë urdhër të mos lejojnë asnjë student i cili do të tentojë të hyjë brenda.

Nuk dihet se çfarë dëmtime ka brenda godinave 28 dhe 29, por duken qartë në pamjet që gazetarja jonë Bruna Kërcyky ka sjellë live për Top Channel,se kanë pësuar çarje nga tërmeti pjesa e jashtme e godinës.

Një nga oxhaqet e kaldajeve të dikurshme aty, 20 apo 30 metra të lartë kanë pësuar çarje të mëdha. Banorët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet dhe tashmë po bëhet shembja për të mos rrezikuar jetë njerëzish.

Top Channel