Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka paralizuar aktivitetin ekonomik në zonat e goditura. Një pjesë e madhe e bizneseve në Durrës, por edhe tiranë kanë ndërprerë prodhimin për shkak të dëmtimit të ndërtesave apo fabrikave.

Florjan Zekja është kryetari i dhomës kombëtare të fasonit. Ai thotë se përveç dëmeve materiale, biznesi po penalizohet edhe nga paniku, pasi shumë punëtor në Durrës, por edhe në tiranë nuk paraqiten në punë nga frika

Në tiranë janë 20 për qind e  punonjësve që janë larguar

Zekja thotë kjo ndërprerje e punës mund të ketë kosto të mëdha për biznesin dhe ekonominë

Biznesi fason nuk është I vetmi që po përballet me ndërprerje të prodhimit. Bizneset e tjera gjenden në të njëjtën situatë, çka mund të sjellë humbje të mëdha ekonomike, pasi Durrësi dhe Tirana janë qendrat me aktivitetin më të madh ekonomik në vend, ku janë përqendruar pjesa dërrmuese e biznesit.

Top Channel