Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Bulevardin “Zogu i Parë” ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të një lokali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F., ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç në dëme materiale.

Grupi hetimor ka vijuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit.

Top Channel