Gazetarja jonë Alma Demirej ndodhej në shkollën “Marie Kaculini”, në Durrës, së bashku me disa banorë të cilët po qëndrojnë në pritje të strehimit, pas dëmtimit të shtëpive të tyre pas tërmetit të së së martës.

Do niseshin për në Kosovë, por janë kthyer nga rruga duke u strehuar në palestrën e kësaj shkolle. Ju është mundësuar të kalojnë natën në këtë shkollë, deri në një urdhër të dytë ose derisa shtëpitë e tyre të konsiderohen të banueshme.

Në këtë shkollë ndodhen 15 persona, të cilët do të shkojnë në bashki. Të tjerët kanë fjetur edhe në makina për shkak të frikës, gjatë lëkundjeve që u ndjenë natën e kaluar si edhe mëngjesin e sotëm.

Top Channel