Bashkia e Tiranës ka nisur prishjen e objekteve të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe përbëjnë rrezik për qytetarët.

Një nga objektet e para është edhe një oxhak industrial ku ka filluar menjëherë prishja e ndërtesës, ndërkohë që ngjitur me të janë ndërtuar edhe vila 3-katëshe. Fotot nga prishja janë publikuar nga vetë kryebashkiaku Veliaj në “twitter”.

“Që një oxhak industrial i krisur përbën rrezik shembje e duhet rrëzuar nga Bashkia Tiranë, kjo s’do mend dhe po bëhet sot! Por gjithashtu s’do mend ndërtimi pa leje i vilave 3-katëshe në rrëzë të oxhakut që me ose pa tërmet është një marrëzi epike e me kosto për qytetin”, thekson Veliaj.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel