Kryeministri i vendit ndodhej në zonën e ish-Kënetës në një takim me banorët e kësaj lagjeje, për të inspektuar zonat e prekura së bashku me ekspertë francezë.

Rama, gjatë këtyre inspektimeve ka qenë i shoqëruar nga ambasadori Luigi Soreca.

Soreca shprehet se nuk janë vetëm shtetet anëtare të BE-së të cilat me bujarinë e tyre kanë sjellë inxhinierë të shumtë në terren, si dhe shton se kjo punë po koordinohet nga BE.

“Më lejoni të shtoj një gjë, ne jemi në proces rekrutimi të inxhinierëve të tjerë që do të vijnë, kjo për arsye se nuk janë vetëm shtetet anëtare të BE, të cilat me bujarinë e tyre kanë sjellë inxhinierë. Ka dhe shtete anëtare të cilët po dërgojnë inxhinierë të tjerë, ka dhe shtete të tjera jo anëtare të BE. Kjo punë po koordinohet nga BE”, është shprehur Ambasadori Soreca në fjalën e tij.

Top Channel