Banorët në Durrës duket se nuk kanë ndërmend që t’ ja vënë veshin njoftimit të policisë ku u ka kërkuar që të mos ngjiten në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti pasi u rrezikohet jeta.

Ata kanë filluar që të shkojnë të marrin orenditë shtëpiake dhe sendet e tyre personal edhe pse pallatet nga momenti në moment mund të shemben.

Gazetarja, Sidorela Gjoni është ngjitur në një pallat duke treguar edhe pamjet e tmerrshme nga brenda.

Spikerja e lajmeve Monika Stafa i ka kërkuar Gjonit që të dalë jashtë, pasi ishte shumë e rrezikshme.

Një banor shprehet se pallati është ndërtuar në vitin 1998, por nuk pranojnë që të japin emrin e ndërtuesit.

/A.Pali/

 

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel