Takim në PD/ Nis mbledhja e Bashës me ekspertë të emergjencave civile, inxhinierë dhe arkitektë

01/12/2019 18:22

Sapo ka nisur në selinë e Partisë Demokratike mbledhja e Bashës me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinierë, arkitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish-drejtues në nivel qendror dhe lokal të emergjencave civile dhe institutit të ndërtimit; ish-kryetarë bashkie, ish-prefektë, e të tjerë.

Burime për Top Channel deklarojnë se tematika e takimit është marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që t’u vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Po kështu në qendër të mbledhjes do të vendosen çështje si: menaxhimi i situatës nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes.

Top Channel