Situatë e rëndë në Pezë të Vogël, mbi 30 shtëpi të dëmtuara/ Basha: Shteti të financojë ndërtimin

01/12/2019 18:06

Në Pezë të Vogël, pranë kryeqytetit tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 40 shtëpi janë praktikisht të pabanueshme, por njerëzit nuk janë sistemuar akoma të gjithë në çadra, raporton PD.

Po kështu Partia Demokratike deklaron se banorët e Pezës së Vogël nuk janë akoma të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shtetit. Shumica prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike për të të rindërtuar një shtëpi nga e para apo për të bërë rregullime të mureve të shembur e të çarë plotësisht.

“Duhet të bëhet vlerësimi. Nëse shtëpia nxirret jashtë përdorimit, financohet e gjitha. Ndihma financiare është edhe një nga qëllimet e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, tha Basha.

Sipas PD-së, banorët dëshmuan se disa nga shtëpitë janë dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, por askush nuk ka marrë asnjë masë. Pamjet tregojnë se tërmeti i fundit i ka nxjerrë ato jashtë funksioni dhe përbëjnë burim rreziku për jetën e familjarëve.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel