Rama në mbledhjen e qeverisë: Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit dhe aktivizohet fondi prej 1 milion lekësh

01/12/2019 07:33

Në ditën e 6 pas tërmetit të tmerrshëm i cili shkaktoi 51 viktima qeveria zhvilloi një mbledhje.

Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se reagimi i partnerëve është inkurajues.

Fondi prej 1 milion lekësh te reja do të aktivizohet sot. Mos harroni se është edhe një familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do marrin bursën prej 15 mijë lekësh që do ta kenë deri në fud të shkollës së tyre.

Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit dhe me rëndësi është organizimi i punës- tha Rama.

Top Channel