Inva Mula bëri një lidhje me skype në Open në Top Channel ku foli për nismën ndërmarrë përtë kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti.

“Koncerti do mbahet në Durrës. Shumë më thonë se kush do vijë në Durrës për këtë koncert pasi Durrësi tani është një qytet fantazëm. Është moment që Tirana të shkojë në Durrës. Tirana duhet të dalë në mbështetje të Durrësit.

Dua të jem e qartë me datën. Koncerti do mbahet me datë 8 dhjetor. Sapo dëgjuan për nismën të shumtë janë ata artistë që më kanë shkruar. Irma Libohova, Eranda Libohova, Aurela Gaçe, Denis Vishka, Mirush Kabashi, Xhevat Mani e shumë të tjerë që janë ofruar për këtë kontribut të cilët mund të jain artistët- tha Inva Mula.

Top Channel