E martë, 10 Shtator 2019
20:49
Arena Kuq e Zi/ Stadiumi inagurohet me ndeshjen Shqipëri-Francë

Ka filluar shtrimi i tapetit te stadiumi Arena Kuq e Zi.

20:48
Shënon Kosova që në minutat e para kundër Anglisë

Një lajm i shkëlqyer, Kosova shënon që në minutat e para të ndeshjes me Anglinë.

20:46
Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet autori

Të shtëna me armë janë regjistruar në afërsi të katedrales së Lezhës, ku një 37-vjeçar me iniciale A.K ka mbetur i plagosur në këmbë.

20:40
Champions i ri në 2024-n, Agnelli sërish në krye të “ECA”

Shoqata Evropiane e klubeve rikonfirmoi në krye të saj presidentin e Juventus, Andrea Anjeli, ndërsa në votimet e zhvilluara në asamblenë e radhës në Gjenevë, pati zgjithashtu zhvillime të reja.

20:37
Pirg/ Arkëtarja e postës vjedh pensionet, të moshuarit sorollaten gjyqeve

Çifti Mujo nga fshati Pirg i Korçës marrin rrugën nga Kanadaja për pensionin që u ka përvetësuar arkëtarja e postës në vitin 2016. Pas tre vitesh sorollatje dhe pritjesh, me interesimin e Fiks Fare, drejtori i ri i postës urdhëron kryerjen e pagesës për pensionistët.

20:35
Shqipëri-Islandë/ Kujtim Gjuzi ndër të parët në stadium

Deputeti Kujtim Gjuzi duket se mezi po e pret ndeshjen Islandë-Shqipëri, pasi është ndër të parët që u pa të zinte vend në stadium.

20:31
Studentja në ndihmë të nënës, çdo ditë në rrugë kërkojnë para për një protezë

Hapat e njerëzve përzihen me kërcitjet e karrocës me rrota që shtyn Fatbardha. Në të ka të ëmën, Merjemen 56-vjeçare.

20:28
Shpëtimi i të burgosurve nga vetëvrasja, Gjonaj: Analizë e detajuar për çdo rast, kapacitetet vijojnë të forcohen

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Parandalimin e Vetëvrasjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi aktivitetin “Ditë e hapur” në IEVP-në “Jordan Misja” ku diskutoi lidhur me këtë tematikë.

20:26
I hoqën shiritin e kapitenit, por i erdhi karkaleci te krahu (foto)
20:23
Apple prenzatoi iPad-in e ri, këtë herë me një ndryshim të madh

Apple ka prezantuar sot brezin e 7 të tabletave iPad, me një ekran të madh 10.2 inç, dhe për herë të parë me një tastierë të ngjitur me tabletën.

20:17
Shqipëri-Islandë/ Si duket Kombëtarja para sfidës

Këto janë disa çaste paka para ndeshjes Shqipëri-Islandë.

19:50
Foto/Modelja me të dy këmbët e prera, në pasarelën e Javës së Modës në New York

Një vajzë 9-vjeçare me dy këmbët e prera që e mitur, slifoi në Javën e Modës në New York.

19:49
Silicon miks nuk është në treg/ Nuk shitet më. Agronomët e njohin si insekticid

Silikon Mix, i pasqyruar me etiketën EC Fertilizers, nuk përfshihet në listën e plehravë të miratuar nga Bashkimi Europian, sepse nuk është pleh por insekticid.

19:46
Lojtari shqiptar më i paguar në Itali

La Gazetta Dello Sport ka publikuar edhe këtë vit pagesat që marrin klubet e kategorisë kryesore, Seria A,, dhe nga gjithë shqiptarët që luajnë mes tyre, Elseid Hysaj vazhdon të jetë më i paguari, me 1.6 milionë euro neto në vit.

19:37
KLSH, pensionet në vështirësi: Skema ende në subvencionim nga shteti

Implementimi i skemës së re të pensioneve që nisi me reformën e ndërmarrë në vitin 2014 ka dështuar.

19:32
“Habilajt”, 8 vite burg Saimir Tahirit/ Ish-ministri, tre akuza se ndihmoi vëllezërit trafikantë në Vlorë

Orën nëntë të kësaj të marte , Saimir Tahiri e kishte pritur gjatë gjithë verës, ashtu sikurse edhe monitoruesit e ambasadës amerikane që nuk munguan edhe gjatë pretencës.

19:27
Foto/ Kylie Jenner siç e ka bërë nëna, në krahët e Travis

Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se janë në momentin më të mirë.

19:21
Anglia ka një pengesë serioze, ndërsa Kosova është në kulmin e udhëtimit

Kur u hodh shorti për eliminatoret e Euro 2020, të qenit në një grup me Kosovën është dukur diçka e parëndësishme për Anglinë. Dhe jo pa arsye, pasi ndeshjet me ekipe si San Marino, Gjibraltari dhe Andora janë zakonisht një grup amatorësh që vihen përballë profesionistëve të ekipeve të mëdha.

19:12
Formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen me Islandën

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar formacionin zyrtar me të cilin ekipi i Shqipërisë do të përballet në ndeshjen me Islandën.

18:54
Tirana 3 ditë pa drita, zonat dhe oraret

OSHEE njofton se në datat 11, 12 dhe 13 shtator do ketë një ndërprerje të energjisë në kryeqytet për shkak të punimeve në kabinat elektrike.

18:50
Nga kafja e lagjes: Gati për “Elbasan Arena”!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku nga kafja e lagjes, ai është gati për ndeshjen me Islandën.

18:46
Dita e Ashures, 31 të vdekur dhe 100 të plagosur në Irak

Gjatë një rituali fetar në qytetin jugor të Karbala-s, në Irak mbetën të vdekur 31 pelegrinë, ndërkohë që u plagosën 100 të tjerë.

18:43
Shkup, shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi njëzëri të marten për ta shkarkuar nga posti kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski “për shkak të punës joprofesionale dhe të pandërgjegjshme”, siç thuhet në një njoftim për media të Këshillit.

18:31
Shkarkimi i John Bolton, “gëzoi” shqiptarët

Nga Ruben Avxhiu

18:26
Manja në Top Talk: Meta mund të hetohet edhe për mosveprim nëse është cënuar siguria kombëtare

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja, i ftuar sot në emisionin “Top Talk”, ku foli mbi çështjen e hetimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta u pyet nëse mund t’i shtohet objektit të hetimit, mosveprimi i presidentit Ilir Meta në qoftë se ka patur realisht rrezik dhe kërcënim për sigurinë dhe rendin e vendit, qershorin e këtij viti, siç vetë Meta pretendon.

18:17
Ulsi Manja në Top Talk: Asnjë hap pas për Metën, ka shkelur kushtetutën

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk”, kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja foli mbi çështjen e hetimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta.

18:02
“Një pjesë të zemrës do e lë këtu”. Historia frymëzuese e 80 vjeçares italiane që qëndroi 23 vite në Shqipëri!

E ftuar këtë pasdite në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte Motër Matilde, 80-të vjeçarja italiane që shërbeu për më shumë se dy dekada në Gjirokastër e tashmë po rikthehet në vendin e saj të origjinës.

17:55
Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësojnë plakjen biologjike

Ndërsa u përpoqën të rigjeneronin gjëndrën timus, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Los Anxhelos mund të kenë gjetur një zgjidhje që mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe madje ta kthejë atë, konfirmon një studim i ri.

17:42
U bë pjesë e show-t të njohur në SHBA, por Adel Lami nuk i shpëton dot këtij zakoni shqiptar!

Balerina e njohur shqiptare, Adela Lami, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth projekteve më të reja në Amerikë.

17:28
Vetëm 1 në 50 milionë, kapet karavidhja shumë e rrallë

Një peshkatar në Mejn të SHBA-ve ka kapur një karavidhe të veçantë, me dy ngjyra.

17:18
KED publikon rezultatin e pikëzimit, Arta Vorpsi më e vlerësuara

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar rezultatin e pikëzimit për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese.

17:00
Takim me Komisionin e Venecias, ministri Lleshaj: Zgjedhjet vendore u zhvilluan rregullisht

Përmes një deklarate në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj rrëfeu mbi tematikat dhe bisedimet ebëra gjatë takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias.

16:56
Basha nga Brukseli: Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vëna nga BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë edhe më e vështirë për integrimin për shkak se vendi sipas tij nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura.

16:53
1 mijë euro nata? Saimir Tahiri: S’kam paguar më shumë se 140 euro për hotelin

Gjatë komunikimit të tij me mediat, pas shtyrjes së gjyqit për në datën 19 shtator, Saimir Tahiri ceku edhe çështjen e akuzave për shpenzime luksoze, jo p[ak herë të adresuara ndaj tij.

16:47
Kina paralajmëron Britaninë: Do të keni kundërpërgjigje ushtarake

Kina ka paralajmëruar Britaninë në lidhje me anijet luftarake që po dërgojnë në Detin e Kinës Jugore.

16:45
Tahiri: Keni harruar ministrin që isha, koha kur luftonim në Lazarat

Ndërsa kujoti gjithë sukseset në kohën kur ishte ministër i brendshëm, Saimir Tahiri u drejtua gazetarëve duke thënë se e kanë harruar kohën kur ai ishte ministër e luftonte siç tha Lazaratin.

16:39
Tahiri për radarët: S’ka mundësi që të fiken, prokuroria kishte dy vjet kohë të hetonte

Në deklaratën për mediat Tahiri foli edhe për çështjen e fikjes së radarëve.

16:39
A ka negociata me PS-në? Salianji i PD-së zbulon se kush po refuzon

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Ervin Salianji foli rreth negociatave të mundshme me Partinë Socialiste mbi krizën politike në vend, dhe se cila palë po e refuzon një dialog të mundshëm.

16:33
Përlotet Kim Kardashian, mëson se ka sëmundjen e pashërueshme

Kim Kardashian u pa e përlotur këtë javë në emisionin e saj pasi zbuloi se vuante nga sëmundja e sistemit imunitar, lupus.

16:31
Saimir Tahiri: Ato që thotë Prokuroria shqiptare janë gënjeshtra, Italia tha të vërtetën

Pas shtyrjes se gjyqit ndaj Saimir Tahirit te “Krimet e Rënda”, ish-ministri i Brendshëm ka reaguar përmes një komunikimi të pak minutave më parë me mediat, ku foli rreth akuzave që rëndojnë aktualisht mbi të, ekzaktësisht tre të tilla, për trafik droge dhe përfshirje në krim.

15:49
Deputetët e opozitës së re takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias

Sot, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë përfaqësues të grupeve parlamentare të opozitës zhvilluan një takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të aktivitetit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

15:46
Mbështetja e SHBA për mbrojtjen, Xhaçka: Mirënjohje për aleatin më të madh të shqiptarëve

Miliona dollarë investime dhe qindra projekte që kanë modernizuar ndjeshëm Forcat e Armatosura Shqiptare duke kulmuar me bazën e ardhshme ajrore të NATO-s në Kuçovë.

15:38
Nisin filmimet e 007. “Licensë për të vrarë” për herë të fundit me Daniel Craig

Licencë për të vrarë… por vetëm nga kavilja e lart! Daniel Craig u shfaq në festivalin e filmit në Toronto me një kostum të zi elegant, kravatë dhe..atlete!! Nuk kaloi pa u diskutuar kjo përzgjedhje e aktorit të famshëm, i konsideruar si ndër 007-tat më të suksesshëm deri tani.

15:34
Kosova përballë Anglisë. Ekipi i pamposhtur luan sot në atdheun e futbollit

Përveç Kombëtares shqiptare në mbrëmjen e sotme vëmendja e të gjithë shqiptarëve do të shkojë edhe në Angli, kur skuadra e Tre Luanëve do të presë surprizën e bukur të kualifikueseve të Euro 2020, Kosovën.

15:30
Gati qeveria e re e BE, Ursula von der Leyen zgjedh ekipin drejtues

Ministrja më jetëgjatë e qeverise të Angela Merkelit, Ursula von der Leyen e plotësoi ekipin e saj me të cilin do të drejtojë Komisionin Europian për pesë vitet e ardhshme

15:23
Policët e rinj/ Nis testimi fizik për 1040 aplikantë, do përzgjidhen vetëm 500

Mëngjesin e së martës, ka nisur faza e testimit fizik për 1040 konkurentë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga ku më pas do të përzgjidhen vetëm 500.

15:23
Shkollat po bëhen gati, Veliaj: Të shtunën aksion masiv pastrimi

Të hënën që vjen nis proçesi mësimor në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar dhe për këtë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të zhvillojë një aksion pastrimi, në 14 shtator, ndërkohë që mblodhi të gjithë drejtuesit e shkollave, të cilëve i kërkoi të kujdesen për ambientet brenda tyre.

15:23
Në Gjirokastër në 20 ndërtesa po bëhen restaurime, shkollat nuk janë gati

Në Bashkinë Gjirokastër shkolla “Së bashku” ka mbyllur dyert, ndërsa nxënësit e saj janë transferuar në një tjetër ambient. Në Gjirokastër ka rreth 20 shkolla ku ende duhet ndërhyrje.

15:22
Shpronësimet të gjitha në një zyrë. Do krijohet agjensia e re në vartësi të Ministrisë së Infrastrukturës

Qeveria do të reformojë të gjithë procesin e shpronësimeve të trojeve për interes publik duke e centralizuar në një agjenci në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

15:17
Ndryshon “korporata e investimeve”. Reflektohen vërejtjet e BE dhe të FMN

Pas shqetësimeve të ngritura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Europian, qeveria ka ndryshuar projektligjin për korporatën shtetërore të investimeve duke u tërhequr nga drafti fillestar.

15:12
Misteri i fotos Meta-Rama. Sinjale paqe? Presidenti publikon foton me buzëqeshje

Pas deklarimit për Top Channel, nostalgjia e presidentit Ilir Meta për ambientet e Kuvendit, nuk përfundoi thjesht me zbritjen e shkallëve për tu larguar.

15:09
Sekuestrohen 53 doza kanabis, 3 persona në pranga

Policia e Shtetit bën me dije se janë kryer kontrolle për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

14:57
Top Story/ “Përdhunimet e serbëve”, një dokumentar që rrëfen dhimbjet e luftës së Kosovës

Top Story rikthehet sot në ekranin e Top Channel, në orën 21:00. Një seri dokumentarësh investigative, me tema të mprehta, pritet të transmetohen këtë sezon të ri.

14:43
Sinjali misterioz nga hapësira çudit shkencëtarët

Astronomët kinezë mbetën pa fjalë kur teleskopi me diametër 500 metra, një nga më të mëdhenjtë në botë, kpi një sinjal misterioz që vinte nga hapësira.

14:26
Kishin shkelur rregullat e qëndrimit në BE, riatdhesohen 104 shtetas shqiptarë

Një tjetër operacion riatdhesimi i shtetasve, që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, është finalizuar ditën e sotme në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.

14:23
Mjeku nxjerr pamje të reja nga tmerri i 11 shtatorit

Një doktor që nxitoi te rrënojat e kullave binjake në SHBA, më 11 shtator të vitit 2001, gjatë sulmit terrorist që la pas rreth 3000 viktima, ka postuar fotot të bëra në orët e para pas shkatërrimit.

14:20
Zbulohet ilaçi i tullacëve!

Një lajm i mirë vjen për të gjithë tullacët!

14:09
Makinës luksoze i vjedhin pjesët, i lënë skeletin

Hajdutët e kanë zhveshur një makinë luksoze nga të gjitha pjesët, i kanë lënë pothuajse vetëm skeletin.

14:09
Meta pas takimit me “Venecian”: Po të kishim respektuar rekomandimet, nuk do ishim në këtë situatë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas takimit që zhvilloi delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ka ardhur për një mision faktmbledhës në Tiranë. Meta thotë se nëse do ishin respektuar në të kaluarën rekomandimet e këtij komisioni, Shqipëria nuk do të ishte në situatën ku ndodhet sot.

13:54
Ndeshja me Islandën, Edi Rama takon futbollistët e Kombëtares

Kryeministri Edi Rama ka takuar nga afër ekipin kombëtar të futbollit. Përfaqësuesja kuq e zi është duke zhvilluar përgatitjet e fundit përpara se të zbresin në fushë në orën 20:40 për ndeshjen kundër Islandës.

13:49
Receta e Dumës për politikën, ja me çfarë e krahason kryeministrin

Politikania Grida Duma e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” është vendosur para një pyetësori se me çfarë pjatash apo ëmbëlsirash i krahason figurat politike si: Jozefina Topalli, Sali Berisha, Majlinda Bregu, Edi Rama, Esmeralda Shkjau, Lulzim Basha, JOrida Tabaku, Vangjush Dako, Mimi Kodheli, Ervin Salianji.

13:47
Gaga bën zyrtare lidhjen me Horton – FOTO

Lady Gaga përmend për herë të parë të dashurin e saj të përfolur, duke e bërë plotësisht zyrtare në Instagram lidhjen me Dan Horton.

13:29
Bella, çfarë i ke bërë ish-të dashurit?! (FOTO)

A është vërtetë The Weeknd?!

13:27
Artisti që sjellë në jetë figurën mitike të centaurëve

Për 30 vjet, artistët Camille dhe Manolo kanë sjellë në jetë figurën mitike të centaurëve përmes teatrit të tyre ujor; tani nga Marsjea e Francës, kërkojnë të mbërrijnë në skenat ndërkombëtare.

13:26
Avokate profesioniste, nënë e përkushtuar dhe punonjëse seksi

Katherine Sears, nga SHBA, ka shpjeguar për një televizion vendas se sa e vështirë është të jesh e angazhuar si avokate profesioniste, nënë e një familjeje dhe punonjëse seksi.

13:19
Ruçi: Kroacia, avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Kroacisë, znj. Sanja Bujas Juraga, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri.

13:10
“Venecia” në Tiranë për Metën, Ruçi flet për funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës.

13:08
Në shesh xhirimin e “shtëpiake të dëshpëruara”, edhe Longoria pre e bulizmit

“Në sheshxhirimin e shtëpiake të dëshpëruara, kam qenë pre e bullizmit”: aktorja e famshme Eva Longoria bëri një rrëfim befasues në letrën e dërguar gjykatësit që ka në shqyrtim çështjen e Felicity Huffman.

12:58
Plazhet franceze bëhen helmuese, të vrasin brenda pak sekondash

Gjashtë plazhe janë mbyllur këtë verë në Francë për shkak të pranisë së algave të gjelbra, tepër helmuese, që sipas ekspertëve mund ta vrasin një person brenda pak sekondash.

12:56
Njihuni me ‘Qeverinë’ e re të BE-së. Komisioneri për Zgjerim do jetë hungarez

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri.

12:53
Një agjent amerikan në Kremlin. SHBA e tërhoqi pas takimit Trump-Lavrov

Përmes një misioni sekret për të cilin nuk dihej asgjë deri tani, Shtetet e Bashkuara tërhoqën në 2017-tën një prej agjentëve të tyre sekretë më të suksesshëm brenda radhëve të qeverisë ruse.

12:48
Gent Cakaj në Jerusalem në murin e lotëve. Cila ka qenë dëshira e ministrit e vendosur mes gurëve?

Ministri i Jashtëm, Cakaj nisi një vizitë zyrtare në Izrael dhe në një foto të postuar në rrjetet sociale shihet në Murin Perëndimor të vjetër të Jeruzalemit.

12:34
Sot Shqipëri-Islandë/ Interes i vakët në Elbasan Arena

Janë drejt fundit përgatitjet për ndeshjen Shqipëri-Islandë, që do të luhet mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena.

12:29
Vjen iphone 11, Apple e prezanton sot në Kaliforni

Apple prezanton sot në Kaliforni, Iphone 11 dhe risi të tjerë për 2019-tën. Të pranishmit në Steve Jobs Theater do të mund të hyjnë vetëm me ftesa.

12:25
Restaurohet Kisha e “Shën Premtes”. Dalin në dritë afreske të reja në objektin e kultit të shekullit 12

Ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shën Premtes në Balldren të Lezhës, monument kulture i kategorisë së parë, që i përket shekullit të 12-të.

12:23
Zbardhen diskutimet në seancën e Tahirit. Prokurorët: Dyshohet se favorizoi 4 episode të trafikut të drogës

Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri te “Krimet e Rënda” është duke vijuar ende. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha solli detaje nga diskutimet që po zhvillohen brenda në seancë.

12:18
Sprova e luleshtrydhes. Fermerët e Frakullës kultivojnë pa subvencion

Mospërfshirja në skemën e subvensioneve bujqësore nuk i ka ndalur fermerët e njësisë administrative Frakull, të kultivojnë luleshtrydhe.

12:17
Pastrohen plazhet e Vlorës/Turistët lanë pas pirgje me mbeturina edhe në Karaburun

Edhe pse sezoni turistik në qytetin e Vlorës ende nuk është mbyllur,Shoqata e peshkatarëve të Orikumit si dhe Agjencia e Zonave të mbrojtura Karaburun Sazan kanë nisur pastrimin e plazheve të Karaburunit.

12:01
“Venecia” në Tiranë, 9 takime në një ditë. Axhenda e plotë

Katër anëtarët e Komisionit të Venecias në ditën e parë të vizitës së tyre faktmbledhëse në axhendë kanë plot nëntë takime.

11:58
Edhe Mark Babani mohon akuzat: Jam i pastër, nuk kam marrë asnjë gjobë makine

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dëbuar/dënuar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut. “Jam i pastër”, deklaron kryebashkiaku socialist.

11:55
Kur Kylie Jenner të dhuron 750 mijë dollarë…

Kylie Jenner po e përdor platformën e saj si një personazh i famshëm për një kauzë të mirë.

11:50
I treti i denoncuar nga PD dhe saga e zgjedhjeve të Vaut të Dejës

Mark Babani, është kryebashkiaku i zgjedhur në Bashkinë e Vaut të Dejës. Kjo bashki e drejtuar historikisht nga të djathtët, në zgjedhjet me nga një kandidat, kaloi majtas. Por kalimi nuk është bërë pa probleme.

11:44
Gjermania: Mos humbni kohë me reformën zgjedhore

Top Channel ka mësuar se ambasadori i ri gjerman në Tiranë ka kërkuar mos të humbet kohë me reformën zgjedhore.

11:37
“Cakaj na hoqi pasaportat diplomatike”, reagime pas denoncimit të Andi Lilës në Procesin Sportiv

Andi Lila, një prej protagonistëve të ekipit kombëtar që u kualifikua në Kampionatin Evropian të vitit 2016, denoncoi dje në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, heqjen e pasaportave diplomatike për lojtarët shqiptarë.

11:33
Xhiro e Spanjës/ Danezi Fuglsang triumfon në etapë e 16

Etapa e 16 e Xhiros së Spanjës u mbyll nën shenjën e Jakob Fugslang. Ciklisti danez kaloi i pari vijën e finishit të kësaj etape që ishte shumë e vështirë për shkak të karakterit malor të saj teksa krijoi një shkëputje në ngjitjen e fundit që arrinte lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit.

11:10
Policia Rrugore e Tiranës arreston 48 drejtues mjetesh

Policia Rrugore e Tiranës njofton se përgjatë kësaj jave janë arrestuar 48 drejtues automjetesh si dhe janë pezulluar 100 leje drejtimi.

11:02
PD akuzë, tjetër kryebashkiak me probleme. Mark Babani u arrestua në Itali

Partia Demokratike ka kërkuar nga Prokuroria verifikimin e një tjetër kryebashkiaku të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Mark Babanin, kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

10:57
Demit nuk i besohet, arrin qëllimin!

“Nuk më besohet që kam arritur 10 milionë mbështetës,” kështu nis postimi i vetëm pak orëve më parë në Instagram i Demi Rose.

10:57
Masat që policia ka marrë për Shqipëri-Islandë, kontrolle për tifozët dhe bllokim të qarkullimit

Policia e Elbasanit ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës. Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

10:50
Kriza e Brexit po e bren nga brenda politikën britanike

Me thirrjet “Orderrrr”- John Bercow, kreu i parlamentit britanik u bë shumë i njohur. Tani ai largohet, parlamenti britanik ndodhet në pushim të detyruar, Britania e Madhe – nëna e demokracisë si kurrë më parë në krizë.

10:40
Emrat/ Kush janë anëtarët e “Venecias” në Tiranë

Anëtarët e Komsionit të Venecias që ndodhen në Tiranë vijojnë takimet intensive në ditën e parë të misionit faktmbledhës.

10:33
Aksident në Lezhë, motoristi në gjendje të rëndë

Një aksident është shënuar orët e para mëngjesin e kësaj të marte, ku një motor është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

10:19
Veliaj komunikon lehtësirat e përdorimit të Kartës së Studentit

Përgjatë ekspozitës “Urimet më të mira”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, ministrja e kulturës Margarit dhe kreu i Bashkisë Tiranë Veliaj, ju komunikuan studentëve lehtësirat e përdorimit të Kartës së Studentit për të aksesuar galeritë, muzetë, apo sitet e tjera të trashëgimisë.

10:05
Kanabis dhe municione, operacioni antidrogë vë në pranga 2 persona dhe shpall në kërkim 2 të tjerë

Është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Cakrani”, nga forcat e Policisë së Fierit, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

10:05
Dosja “Habilaj”, kërkohet 8 vite burg për Saimir Tahirin

Prokuroria kërkoi për Saimir Tahirin 12 vite burg, të njëjtin dënim kërkoi edhe për Jaeld Çelën, ish drejtorin e Policisë së Vlorës që ndodhet në arrati.

09:55
Emily “ekspozohet” krahë bashkëshortit (FOTO)

Emily Ratajkowski njihet për fotot dhe veshjet e saj provokuese.

09:52
Plagoset punëtori në kantierin e ndërtimit, policia arreston drejtuesin e vinçit

Shtetasi me iniciale B.K., 46 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

09:45
Peza N’Fest më 15-16 shtator, Veliaj: Ejani në festën më të madhe

E kthyer tashmë në traditë, Peza do të presë më 15 dhe 16 shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

09:41
“Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!” Presidenti mesazh mbështetës para ndeshjes me Islandën

Presidenti Ilir Meta do të jetë një prej të pranishmëve në stadiumin “Elbasan Arena”, ku sot në mbrëmje do të luhet ndeshja Shqipëri-Islandë.

09:33
Ndeshja me Anglinë, BBC mesazh vendasve: Kujdes, trajneri i Kosovës është i apasionuar

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot kundër Anglisë ndeshjen e radhës për eleminatoret e Euro 2020. E dyta në grupin A me vetëm 1 pikë larg anglezëve, Kosova do të përpiqet të bëjë surprizën.