Ndërsa kujoti gjithë sukseset në kohën kur ishte ministër i brendshëm, Saimir Tahiri u drejtua gazetarëve duke thënë se e kanë harruar kohën kur ai ishte ministër e luftonte siç tha Lazaratin.

“Keni harruar ministrin që isha, mos e harroni kurrë atë që isha, ishte një kohë që luftonim Lazaratin, si mund t’i shkelja ndërkohë syrin ca trafikantëve”, tha ai.

“Kjo është beteja më e rëndësishme e jetës sime, ika nga deputet për tu përballur me drejtësinë, që të mos ishte me hijen e të qenit në pushtet.

E mirëpres dt 19, duket larg por do pres që gjykata të jap vendim. Në këtë vend ka deputetë e ish kryeministra që janë përball me akuza të rënda madje edhe për vrasje, ata nuk kanë shkuar as në prokurori kurse unë hoqa dorë nga gjithçka. Mua më intereson drejtësia bashkë më lirinë, unë dua të jem i lirë”, përfundoi Tahiri.

Top Channel