Etapa e 16 e Xhiros së Spanjës u mbyll nën shenjën e Jakob Fugslang. Ciklisti danez kaloi i pari vijën e finishit të kësaj etape që ishte shumë e vështirë për shkak të karakterit malor të saj teksa krijoi një shkëputje në ngjitjen e fundit që arrinte lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit.

Danezi 34 vjecar e mbylli këtë etapë 144.4 km të gjatë me kohën 4 orë 1 minutë e 22 sekonda i ndjekur nga britaniku Hart në vendin e dytë me 22 sekonda më shumë ndërsa në vendin e tretë u rendit spanjolli Sanchez.

Përsa u përket pretendentëve të Xhiros së Spanjës, Pogacar pati pozicionimin më të mirë në këtë etapë teksa e mbylli atë në vendin e 14, ndërsa Roglic doli i 16 me këtë të fundit që krijoi një shkëputje me 23 sekonda ndaj rivalit të tij Valverde që u rendit i 18.

Pas kësaj etape, Roglic i përforcon akoma më shumë pozitat e tij në krye të renditjes së përgjithshme të xhiros së Spanjës teksa e çoi diferencën kohore me Valverden e vendit të dytë në 2 minuta e 48 sekonda, ndërsa vendi i tretë vijon te mbahet nga Pogacar.

Top Channel