Përveç Kombëtares shqiptare në mbrëmjen e sotme vëmendja e të gjithë shqiptarëve do të shkojë edhe në Angli, kur skuadra e Tre Luanëve do të presë surprizën e bukur të kualifikueseve të Euro 2020, Kosovën.

Në të vërtetë ajo që do të luhet në stadiumin Sënt Meri të Sauthemptonit është supersfida e Grupit A të këtyre kualifikueseve pasi përballë janë dy skuadrat që e kryesojnë atë respektivisht me 9 dhe 8 pikë.

Kosova e Bernard Shalond do të kërkojë që të vijojë të mrekullojë kontinentin evropian dhe të regjistrojë ndeshjen e 16 radhazi pa humbje edhe pse është e ndërgjegjshme për shkallën e vështirësisë së kësaj përballje me Tre Luanët.

Kosova vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë pasi fitores së vyer së arritur me Cekinë përpara 3 ditësh edhe pse kishin mungesa të rëndësishme në skuadër, në duelin e vërtetë për kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Edhe përballja e Anglisë dhe Kosovës do të transmetohet në platformën Digitalb, ashtu sikurse edhe sfida e Kombëtares me Islandën.

Top Channel