Silikon Mix, i pasqyruar me etiketën EC Fertilizers, nuk përfshihet në listën e plehravë të miratuar nga Bashkimi Europian, sepse nuk është pleh por insekticid.

Pas investigimit të Top Channel, erdhi dhe reagimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku theksonte se Silikon Mix-i ëstë pleh gjethor me emërtimin E Fertilizers.

“ Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike, Në Bashkimin Europian këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”.

Nëse bujqësia jonë është kaq me fat sa në tregun e saj gjenden plehra të zgjuara, si ka mundësi që ky pleh gjethor me emrin Silikon Mix I prodhur në Kinë, nuk gjendet më në tregun e farmacive bujqësore.

Top Channel shkoi në disa farmaci bujqësore të kryeqytetit dhe agronomët thanë që prej muajsh Silikon Mix nuk shitet më. Ndër të tjera agronomët na treguan se Silikon Mix nuk është pleh, por insekticid.

FARMACIA BUJQËSORE 1

GAZETARJA: Silikon Mix ke?
AGRONOMI: Ska.
GAZETARJA: Ska ëëë
AGRONOMI: Po pse e do atë?
GAZETARJA: A përdoret si pleh ai?
AGRONOMI: Kush e ka thënë këtë? Unë nuk shes gjëra të jashtëligjshme e para. E dyta, ai nuk ëstë pleh.
GAZETARJA: Nuk është pleh ëëë
AGRONOMI: Është insekticid dhe përdoret për të luftuar insektet. Cfarë të duhet ty? Në vend të Sikon Mix-it unë mund të të jap një insekticid tjëtër shumë herë ë ë mirë, që bën më shumë efekt dhe që është më pak i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
GAZETARJA: Jo, unë dua Silikon.
AGRONOMI: Silikon nuk ka.

FARMACIA BUJQËSORE 2
GAZETARJA: Silikon Mix ke?
AGRONOMI: Për cfarë e do ti?
GAZETARJA: Pleh
AGRONOMI: Jo, në asnjë mënyrë. Nuk ka.

FARMACIA BUJQËSORE 3
GAZETARJA: Silikon Mix ke?
AGRONOMI: Jo.

Urdhëri i ish-ministrit të bujqësisë Niko Peleshi ishte për t’i shpëtuar disa para subjektit furnizes. Një shishe Silikon Mix 100 mililitërshe në treg shitej 800 lek të reja. 4600 litra helm të rrezikshëm të zhbllokuar nga Niko Peleshi kapin vlerën e 368 milion lekëve të vjetra, afërsisht 306 mijë euro gjithsej.
Rudina Muça

Top Channel