Përmes një misioni sekret për të cilin nuk dihej asgjë deri tani, Shtetet e Bashkuara tërhoqën në 2017-tën një prej agjentëve të tyre sekretë më të suksesshëm brenda radhëve të qeverisë ruse.

Lajmi eksluziv mbërrin nga CNN, i cili citon për këtë pohim të tij disa burime brenda administratës aktuale, që kanë qenë në dijeni të çështjes. Vendimi për ta larguar sa më parë agjentin që kishte për detyrë të monitoronte lëvizjet e Putinit, erdhi pas takimit që trump zhvilloi në Zyrën Ovale me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ambasadorin e atëhershëm rus në Washington, Sergei Kysliak.

Në takimin mjaft të ngrohtë, të shoqëruar em batuta e të qeshura, presidenti kishte ndarë me rusët informacione secrete mbi ISIS-in në Siri të siguruara nga izraelitët. Por ndonëse në bisedën me Lavrov dhe Kysliak, Trumpi nuk mendohet të ketë përcjellë ndonjë të dhënë specifike mbi agjentin e infiltruar në Moskë, situata ngjalli panic mes krerëve të inteligjencës.

Mike Pompeo që ishte asokohe drejtor i CIA-s, i kishte thënë zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës se shumë informacione po dilnin mbi burimin e fshehtë, të njohur si një “asset“. Agjenti në fjalë konsiderohej si burimi më i lartë sekret amerikan në Kremlin; CNN thotë se ai kishte qasje tek Putini e mund të ofronte dhe pamje të dokumenteve në tryezën e punës së liderit rus. Operacioni për tërheqjen e një spiuni të këtij niveli ndërmerret vetëm atëherë kur SHBA beson se “aseti“ kërcënohet nga një rrezik i menjëhershëm.

Irida Vasia

Top Channel