E shtunë, 05 Tetor 2019
17:56
Pjesa e parë/ Partizani merr të kuq, Trashi barazon me super gol

Ka përfunduar pjesa e parë midis Partizanit dhe Teutës në shifrat 1-1, pas një super goli të shënuar nga Trashi në fundin e pjesës së parë nga goditja e dënimit.

17:44
Gati për turizëm hapësinor, bileta 250,000 dollarë

Pas vitesh përsosjeje dhe testimi, Virginia Galactic do të jetë e gatshme për nisjen e anijes së parë kozmike SpaceShip 2 vitin e ardhshëm.

17:36
Abrashi ndal Dortmundin dhe ngjitet në krye, Bayern surprizohet në shtëpi

Janë luajtur pasditen e sotme disa ndeshje të javës së shtatë të Bungesligës Gjermane, dhe kemi pasur disa rezultate surprizuese.

17:33
“Ishte i tmerrshëm”, fansat e “Joker” dalin të traumatizuar nga kinematë

Filmi i diskutueshëm Joker ka shkaktuar shqetësime të mëtejshme pasi fansat dolën jashtë kinemasë pas publikimit këtë fundjavë.

17:13
Kjo është arsyeja pse tualetet publike kanë formën e “U-së”

A keni vënë re se ulëset e tualetit në banjat publike duken pak më ndryshe sesa tualeti juaj në shtëpi?

17:09
Pritjes i vjen fundi, Hazard shënon golin e parë

Real Madrid ka shënuar golin e dytë kundër Granadas në fundin e pjesës së parë, dhe ishte pikërisht blerja më e bujshme e verës Eden Hazard ai që ka realizuar.

17:01
Tragjike/ 6 elefantë ngordhin pasi tentuan të shpëtonin njëri-tjetrin

Një ngjarje sa tragjike po aq edhe domethënëse është shënuar në Tailandë, ku gjashtë elefantë kanë rënë në një ujëvarë dhe si pasojë kanë ngordhur.

17:00
Microsoft: Fushata Trump në shënjestër të hakerëve iranianë

Një grup hakerësh, që dyshohet se janë të lidhur me qeverinë iraniane, u përpoqën të kenë qasje në adresat e postave elektronike të njerëzve të lidhur me fushatën zgjedhore të presidentit të SHBA-së Donald Trump, por dështuan, raporton Reuters duke cituar burime të njohura me këtë veprim.

16:51
Bodo Weber për zgjedhjet në Kosovë: Asgjë nuk mund të parashikohet

Intervistë e DW me ekspertin gjerman për Ballkanin Bodo Weber në prag të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

16:38
10 fotot që e bënë kohën “të ndalonte”!

Fotografë të National Geographic kanë sjellë disa nga fotot më të mrekullueshme.

16:28
Kërpudha më vrastare në botë shfaqet mistershëm në Australi

Një kërpudhë shumë e rrallë, aq vdekjeprurëse sa mund ta helmojë njeriun vetëm me një të prekur, njihej se gjendej vetëm në Azi. Por çuditërisht, këtë herë është shfaqur në veri të Australisë.

16:17
Benzema nuk di të ndalet, gol që në minutën e dytë

Real Madrid ka kaluar në avantazh me anë të Karim Benzema në takimin që po zhvillon kundër Granadas.

15:56
I dënuar në Shqipëri me 10 vite burg, arrestohet në Madrid

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm midis Interpol Tirana dhe Interpol Madrid është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi të dënuar me 10 vite burg.

15:42
Gjendet një trup i pajetë në Vjosë, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Policia e Fierit nëpërmjet një njoftimi për mediat, ka bërë me dije se në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një turp i një personi seksi mashkull.

15:39
Fqinja i kërkoi t’i mbante një kuti me lodra seksi, por brenda ishte koka e burrit

Një 67-vjeçar ishte zhdukur që në shkurt nga qyteti Kantabria, në Spanjë. Pasi nuk po e gjente dot, policia vendosi të kontrollonte shtëpinë ku ai jetonte me bashkëshorten.

15:27
Pengmarrje për numrin e ish të dashurës, historia e rrallë përfundon në gjykatë

Ky është Marius Ramushi, një i ri që është rrembyer për disa minuta nga katër persona, për shkakun paradoksal.

15:19
PD përgatitet për zgjedhje, ish-deputetët rikthehen në takime me zgjedhësit

Nuk jemi në fushatë elektrorale dhe as në periudhë zgjedhore, por Partia Demokratike ka nisur përgatitjet sikur zgjedhjet të ishin nesër.

15:13
Hetimi i presidentit/ Deputeti Valteri: Meta kryetar i LSI, jo President

Deputeti Halit Valteri antar i Komisionit Parlamentar, që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta, në një intervistë për Top Channel, i jep përgjigje pyetjes nëse 8 kërkesat e dërguara nga presidenti Komisionit të Venecias dhe vetë-draft opinion paraprak e vështirësojnë hetimin.

15:06
Qeset plastike, Rama nuk e mbajti fjalën

“Po studiojmë marrjen e një vendimi radikal për ndalimin e qeseve plastike në Republikën e Shqipërisë. Historia e qeseve plastike që fluturojnë do të marr fund.”- Edi Rama

14:54
Arrestimi i ish-drejtorit të Kadastrës Durrës/ Pas Braçes, reagon Alibeaj

Fill pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili akuzoi Partinë Demokratike në lidhje me prokurorin Arjan Ndoja, pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës Liridon Pula, ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

14:44
Vrau katër të pastrehë teksa flinin rrugëve

Katër të pastrehë janë vrarë në Manhatan gjatë natës së mbrëmshme, dhe një i pestë është lënduar rëndë.

14:40
Mikroqark nën lëkurë në vend të parave

Një mikroqark, vetëm pak milimetra në përmasa, po vendoset brenda lëkurës së shumë personave në Suedi, në vendin e parë që po e heq pothuajse plotësisht përdorimin e parave tradicionale.

14:36
Aventurë në Gjirokastër, 100 sportistë dhuruan spektakël në qiell (VIDEO)

Një fundjavë dedikuar sporteve ajrore, kulturës dhe argëtimit mblodhi në Gjirokastër në eventin “UpFest” parashutistë profesionistë, turistë e të apasionuar pas aventurës.

14:19
Dokumentet e Ukrainës, “urdhër” për Shtëpinë e Bardhë

Ligjvënësit demokratikë në Shtetet e Bashkuara kanë bërë lëshuar një urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për të publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Ukrainën si pjesë e procesit të shkarkimit të presidentit Donald Trump.

14:13
Princi Harry, padi ndaj “The Sun” dhe “Daily Mirror”

Princi Harry do të padisë pronarët e dy tabloidëve britanikë, The Sun dhe Daily mirror që supozohet se kanë hakeruar mesazhet e tij telefonike.

14:06
Të blesh pasaportën… mund ta bësh edhe në Mal të Zi

Rezulton që paratë nuk blejnë vetëm pushime luksoze në Karaibe apo suita përrallore në Quebec.

13:54
Kalendari i ri 2020/ F1, garë në Holandë dhe Vietnam

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit zbuloi edhe detajet e kalendarit të ri në Formula 1 për sezonin e ardhshëm, një renditje e cila ishte vendosur në gusht, por merr formë zyrtare vetëm këtë fundjavë.

13:49
Milan kërkon trajner, Tabarez dhe Terim mes kandidatëve

Oskar Uashington Tabarez dhe Fatih terim janë dy trajnerë të njohur në futboll që kanë patur mes ndalesave në karrierën e tyre edhe skuadran e Milanit.

13:37
Shtatori i nxehtë, temperaturat barazojnë rekordin

Nga Islanda në Marok, përfshirë SHBA, Mongolinë, Hong Kongun apo Kuvajtin, temperaturat mesatare globale kanë barazuar rekordet këtë shtator.

13:22
Qeveria shqiptare, e pesta për balancën gjinore

Në të gjithë botën, ka 22 kabinete qeveritare të balancuara për sa i takon gjinisë, nga të cilët, 14 kanë më pak se 50 përqind gra ministre.

13:00
Durrës/ Kërcënonte të atin me thikë, motra telefon policinë

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në kohë në Rrashbull të Durrsit, ku djali kërcënonte me thikë se do të vriste të atin.

12:58
Luana Vjollca ju fton në një supershow këtë të shtunë. Në “Shiko kush LUAN” ka rivalitet, sfida dhe argëtim pa fund

Duket sikur çdo javë do të jetë më e bukur se tjetra në “Shiko kush LUAN”. Kjo puntatë ka rezervuar argëtimin që i duhet publikut të shtunave mbrëma.

12:51
Qëllohet me armë 27-vjeçari në Mamurras, ngjarja ende në mister

Një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Mamurras, ku me të ndodhur plagosja, i riu ka njoftuar menjëherë policinë.

12:40
Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës Durrës, Braçe: Krim që i ka marrë lirinë një njeriu prej 4 ditësh

Në një deklaratë për shtyp, zëvendëskryeministri Erion Braçe foli mbi rastin e kreut të kadastrës në Durrës, Liridon Pula dhe pjesëmarrjen e tij në seancën gjyqësore për masën e ndalimit të këtij të fundit.

12:25
Kriza e emigrantëve, Gjermania kthen sytë nga Greqia

Pasi kanë vizituar Ankaranë, ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer dhe Komisioneri Evropian për Emigracionin Dimitris Avramopoulos janë takuar ne Athine me kryeministrin grek Mitsotakis dhe disa ministra te kabinetit të tij për të diskutuar çështjen urgjente të emigracionit dhe përpjekjet e qeverisë greke dhe BE për të menaxhuar fluksin e emigrantëve në ishujt e Egjeut.

12:25
Pamje fantastike nga shpina e shqiponjës së maleve

Shqiponja e quajtur “Viktor” kishte një kamera të lidhur mbi shpinë.

12:16
Kanceri i gjirit, 700 raste në vit/ Kontrollet duhet të nisin në moshën 20-vjeçare

Muaji rozë siç dhe cilësohet tetori e obligon çdo femër të kujdeset për kontrollin e gjirit. Rastet e reja me kancer të gjirit numërohen mbi 700 në një vit.

12:10
Dhuna ndaj fëmijëve/ Sociologët: Kur të rriten bëhen asocialë, alkoolistë dhe hipokritë

Skocia e ndaloi me ligj rrahjen e fëmijëve me shuplakë nga prindërit, duke u bërë shteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar, me një masë të tillë dhe i 58-i në botë.

11:59
Aksidentohet minibusi i linjës Durrës-Prishtinë-Tiranë/ 2 humbin jetën, 4 lëndohen, 1 në gjendje të rëndë

Një aksident fatal ka ndodhur në Peqan të Kosovës, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona, katër janë lënduar dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

11:52
A do të ketë resort turistik në Parkun Kombëtar të Divjakës?

Gjatë fjalës së tij në Parkun Kombëtar të Divjakës, ministri i Turizmit, Blendi Klosi ceku ndër të tjera çështjen e ndërtimit ose jo të një resorti të mundshëm në zonën në fjalë.

11:33
Rrëfehet ylli i pop-it: Vuaj nga 1 sëmundje neurologjike, kam dhimbje kronike

Ylli i popit, Sia vuan nga një sëmundje neurologjike.

11:21
63 të vdekur nga sëmundjet ngjitëse në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2018, sipas të cilës numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 63, më së shumti nga sëmundja Sepsis me gjithsej 21 persona, ose 33.3%

11:03
Mbante armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari në Kamëz

Një 33-vjeçar është arrestuar në Kamëz për armëmbajtje pa leje.

10:55
Nënshkruhet sot marrëveshja SHBA – Greqi, sekretari amerikan arrin në Athinë

Dje në mbrëmje vonë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka mbërritur në Athinë, pas vizitave të tij në Romë dhe Mal të Zi

10:47
Kapen 21 kilogramë kanabis në Krujë, 1 në pranga tjetri shpallet në kërkim

Rreth 21 kilogramë kanabis janë arrestuar në Krujë falë bashkëpunimit me qytetarët, duke arrestuar në flagrancë një shtetas, shpallur një në kërkim si dhe proceduar një tjetër penalisht në gjendje të lirë.

10:37
Të buzëqeshim bukur – Estetika e gojës

Buzëqeshja është një nga tiparet kryesore që një person vë re tek një tjetër në momentin e parë.

10:32
Nis rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Para Vitit të Ri do jenë dhjetëra shtëpi të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.

10:21
Bie heshtja zgjedhore në Kosovë

Kosova tanimë është në heshtje zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, deri të dielën kur edhe mbyllën votimet.

10:06
Bie nga ballkoni i katit të 7-të, humb jetën 60-vjeçari

Një burrë rreth të gjashtëdhjetave ka humbur jetën pasi ra nga balloni i katit të shtatë të pallatit.

09:59
BE ndihma për tërmetin, Xhaçka: Godinat e shembura do të rindërtohen

14 vende anëtare të Bashkimit Evropian si dhe 2 vende të tjera joanëtare u solidarizuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga lëkundjet e tërmetit të datës 21 shtator 2019.

09:51
Rekord mbi rekorde/ Derbi i Italisë, shiten biletat Inter-Juventus

Në një kohë kur nesër pritet të luhet ndeshja Inter- Juventus, duket se derbi italian ka vendosur rekorde.

09:35
I ndalohet makina në hyrje të Lezhës, pranga 25-vjeçarit

Një 25-vjeçar është prangosur përgjatë aksionit policor Lezhë-Kurbin.

09:25
Ndalohet mesha, bien copëza nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit

Pasditen e djeshme, pjesë të vogla nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë në dysheme gjatë mbajtjes së një meshe nga Papa Françesku për shugurimin e katër peshkopëve të rinj.

09:03
Arratiset nga burgu politikania kolumbiane, videoja pushton rrjetin

43-vjeçarja Aida Merlano, politikania nga Kolumbia e cila u dënua me burgim për blerje votash, orët e fundit është në qendër të vëmendjes mediatike për arratisjen e saj spektakolare.

08:53
Masakër në komisariatin italian/ Po i merrnin në pyetje, 1 nga vëllezërit vret 2 policë

Ditën e djeshme, dy policë, 34-vjeçari Pierluigi Rotta dhe 30-vjeçari Matteo De Menego humbën jetën brenda në komisariatin e Triestes.

08:37
Vucic lexon shqip, pyet gazetarin: E thashë mirë?

Përgjatë një takimi me kandidatët e listës serbe në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vučić lexoi në gjuhën shqipe, disa rreshta të një dokumenti nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë.

08:23
Zgjedhjet gjatë 19 viteve, ambasadori Braathu: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

Historia e zgjedhjeve në Kosovën e pasluftës fillon pikërisht në muajin tetor të vitit 2000, kur edhe u organizuan zgjedhjet e para lokale për Kuvendet Komunale.

08:08
Sot, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve

Në shumë shtete të botës, 5 tetori i është dedikuar mësuesve.

07:39
Temperaturat ulen sërish, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:26
Foto/ “Nofilter”, njihuni me muzen e selfie-ve

Një muze i vyer për përdoruesit e instagramit, është hapur në Vjenë, me hapsira interaktive për të rinjtë që të krijojnë artin e tyre. I mbushur me mure shumëngjyrëshe dhe objekte gjigande, muzeu ka gjithçka që nevojitet për selfien perfekte.

07:18
Joker vjen me polemika/ Kritikët: Mund të rrisë numrin e vrasjeve

Joker-i del në kinematë amerikane këtë javë pavarësisht një vale kritikash se ai glorifikon një vrasës dhe mund të inkurajojë sulme të ngjashme kudo. Filmi, në të cilin luan Joaquin Phoenix, flet për një klloun të margjinalizuar që kryen një seri vrasjesh. Historia është treguar në mënyrë që të tërheqë simpati për të, thonë shumë kritikë.

06:55
SHBA, Britania dhe Australia i kërkojnë Facebook qasje për mesazhet e koduara

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë i kanë kërkuar Facebook-ut që t’u mundësojë qasjen tek mesazhet e koduara.

06:48
Vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit për shëndetin

Farat dhe speci janë të pandashëm në përmbajtjen e vitaminës C

06:46
Dy thelpinj hudhra në ditë – Tre përfitime direkte në organizëm

Hudhra është përdorur prej shekujsh si një përbërës të fuqishëm kundër mikrobeve.

06:44
Krenaria shqiptare – Ja pse gështenjat e Tropojës janë super të kërkuara në Europë

Gështenjat janë ndër arrorët më të mirë për veshkat.

06:25
Arabia Saudite po shqyrton mundësinë e armëpushimit në Jemen

Arabia Saudite po shqyrton një propozim të rebelëve Huthi në Jemen, për një formë të armëpushimit, e cila nëse do të arrihet, mund të forcojë përpjekjet e SHBA-së për të përfunduar një luftën shkatërruese, në njërin nga vendet më të varfëra të botës arabe.

05:22
SHBA i shesin Ukrainës raketa anti-tank

Javelin është i vogël, i lehtë dhe konsiderohet një nga raketat më të rrezikshme. Ai e kërkon objektivin në mënyrë të pavarur. Me 150 armë të tilla antitank e furnizon tani SHBA qeverinë në Kiev.

04:28
SHBA: Beteja për shkarkimin e presidentit thellon ndasitë politike

Uashingtoni është pushtuar nga emocionet dhe tensionet, ndërsa hetimi për procedurën e shkarkimit që ka në shënjestër presidentin Donald Trump, intensifikohet. Dhe shumë ekspertë politikë besojnë se kjo betejë e fundit lidhur me presidencën Trump do t’i thellojë ndasitë politike brenda vendit, pikërisht në kohën kur fushata presidenciale për vitin 2020 nxehet.

03:14
Vllaznia kërkon dy trofe, basketbolli shkodran, edhe në ligën ballkanike

Vitin e kaluar, Vllaznia në basketboll për meshkuj, mes shumë problemesh siguroi qëndrimin në kategorinë e parë vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit. Këtë sezon, ekipi është transformuar, ka kaluar në duart e presidentit Alban Xhaferri dhe skuadra kuqeblu do të luajë për të fituar titullin kampion dhe kupën e Shqiperisë.

02:19
Video/ Marc Marquez, aksident fatkeq para se të shpallet kampion, ja pamjet

Mund të jetë fundjava që do ti japë titullin e 8 kampion bote në karrierën impresionuese, por ka nisur shumë keq përgatitja për çmimin e Madh të Tajlandës, për Mark Markez.

01:47
Të ngrihet “Trump TV”/ Presidenti amerikan kërkon rrjetin e tij të lajmeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar që Shtëpia e Bardhë të ngrejë rrjetin e saj të lajmeve, për të kundërshtuar atë që ai thotë se është “urrejtje” e mediave kryesore për Shtetet e Bashkuara.

01:06
Pompeo në Ohër e Podgoricë/ Jep mbështetjen për integrimin e dy vendeve në NATO dhe BE

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka përgëzuar Malin e Zi për performancën e tij në NATO, organizatë ku vendi u anëtarësua në 2017, si edhe ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e vendit në BE.

00:35
Reuters për negociatat: Me Shkupin të nisin brenda vitit, për Tiranën nuk ka një datë

Gjermania ka propozuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti dhe dakordësimin në parim për të nisur procesin për Shqipërinë, por pa vendosur një datë të saktë brenda të cilës Tirana duhet të plotësojë kushtet shtesë.

00:05
Holanda me qëndrim zyrtar/ “Hapja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme”

Qeveria e Holandës e kryeministrit Mark Rutte i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.

E premte, 04 Tetor 2019
23:45
E rëndë/ Rritet numri i nxënësve të helmuar në Shkodër

Është rritur sërish në mbrëmjen e se premtes numri i fëmijëve me shenja helmimi që janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës. Bëhet fjalë për fëmijët e shkollës se mesme të bashkuar, “Adem Haxhia”, në fshatin Postribë të Shkodrës.

23:11
Mamaja e pranon që kryente marrëdhënie me shokët adoleshentë të së bijës

42-vjeçarja Coral Lytle, nga Vaslia e Kalifornisë, ka pranuar akzuat për 21 shkelje, që nisin nga marrëdhëniet me djem nën moshë, seks oral dhe shfaqje pornografike ndaj të miturve.

22:54
Nënë Mineko mbush 114 vjeç (FOTO)

E mbani mend Nënë Minekon nga fshati Rrapaj në Memaliaj? “Fiks Fare” i siguroi në 2018-ën për një vit pensionin, pasi megjithëse kishte punuar shumë gjatë në kooperativë, ajo nuk arrinte të blinte dot as ilaçet.

22:50
Ambasadori Amerikan në Kosovë: Voto për shtetin, për ty, për të ardhmen

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet sociale u bën thirrje kosovarëve që të marrin pjesë në votime.

22:48
Grenell për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë: Pasqyron angazhimin e Trump

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se presidenti Trump e emëroi ambasadorin Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për shkak të besimit të madh që ka tek ai.

22:29
E treta radhazi, Hertha nuk di të ndalet

Hertha e Berlinit e nisi mjaftë keq këtë sezon në Bundesliga duke marrë vetëm një pikë në 4 takimet e para.

22:13
U helmuan në shkollë, sërish shqetësime në mbrëmje për fëmijët, 6 shtrohen në spital

Është rritur sërish në mbrëmje numri i fëmijëve me shenja helmimi që janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës. Bëhet fjalë për fëmijët e shkollës se mesme të bashkuar, “Adem Haxhia”, në fshatin Postribë.

22:02
Shfaqjet më seksi të Selena Gomez (FOTO)

Pas ndarjes me Justin Bieber, betejës së saj me lupusin, dhe shtrimit në qendër rehabilitimi, Selena Gomez vendosi të qëndronte më diskrete në rrjete sociale.

22:02
Dhëndri norvegjez fshihet që të trembë vjehrrin amerikan për shaka, vritet në vend

Përhapja gjerësisht e armëve vazhdon të jetë një debat delikat në SHBA. Përveç sulmeve nëpër shkolla e vende të tjera, armët përbëjnë rrezik edhe nëpër shtëpi.

21:56
Agjenti i Son: Do më pëlqente të transferoja lojtarë në Napoli

Tottenham nuk po kalon një formë të mirë këtë sezon, ku është eliminuar nga Kupa, në kampionat ka 11 pikë në 7 ndeshje të luajtura si dhe rezultatet jo të mira në Champions.

21:38
920.000 dollarë për burgjet/ Rama: Mesazh i qartë për këdo që dyshon në luftën tonë kundër krimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e djeshme njoftoni se ka akorduar një fond shtesë prej 920,000 dollarë, duke e rritur totalin e mbështetjes në 5.1 milionë dollarë në funksion të 41 bis në dy burgje, në Peqin dhe te 313 në Tiranë.

21:24
Përfundon pjesa e parë/ Hertha përmbys Dusseldorf

Hertha Berlin është rikthyer tek rezultatet pozitive pas nisjes skandaloze që bëri në Bundsligë, ku mori vetëm 1 pikë në 4 ndeshje.

21:10
Aktorja e Disney kalon te filmat porno

Matiland Ward ka qenë protagoniste e një prej serialeve më të famshëm të Disney TV në vitet 90, “Boy Meets World”, një komedi familjare. Tani ka vendosur të bëjë porno.

20:52
Ndërron jetë aktorja e njohur, fituese e çmimeve Golden Globe dhe Tony

Aktorja amerikane Diahann Carroll, e cila fitoi çmimet Golden Globe dhe Tony si dhe ka qenë e nominuar për çmimin Oscar, ka ndërruar jetë në moshë 84-vjeçare.

20:40
“Fiks Fare”/ Fëmijët ecin 8 kilometra për të shkuar në shkollë, shkak rruga e prishur

Gati 20 fëmijë të ciklit 9-vjeçar të fshatit Vinokash në Bashkinë Këlcyrë ecin në këmbë 8 kilometra për të shkuar në shkollë.

20:39
Robert De Niro paditet nga ish-asistentja për abuzim verbal, ngacmime

Robert De Niro është paditur nga ish-asistentja e tij për sjellje të karakterizuar nga abuzime verbale dhe me nënkuptime seksuale, të cilat përfshinin edhe mesazhe zanore në sekretarinë e saj me fjalor të rëndë dhe vulgar.

20:31
96-vjeçarja ka humbur kujtesën, por jo zërin magjepsës

Një grua 96-vjeçare në një qendër për personat me dementia, sëmundja e pleqërisë që bën të humbasë kujtesa, magjepsi turmën në Uest Jorkshër, Angli.

20:30
Ekspozita për Geraldinën, muzeu i Hungarisë dhe ai i Shqipërisë sjellin jetën e Mbretëreshës

Mbretëresha Geraldinë pati një atdhe të lindjes-Hungarinë dhe një atdhe të jetës- Shqipërinë. Ajo e deshi aq shumë këtë vend saqë mbas 60 vitesh në mërgim, vitet e fundit vendosi t’i kalonte këtu. Prandaj edhe Muzeu Kombëtar i Hungarisë, së bashku me këtë të Shqipërisë, i kushtojnë këtë ekspozitë.

20:29
Aksident fluturues në Moto GP/ Mark Markez pa frymë për disa sekonda

Mund të jetë fundjava që do t’i japë titullin e 8 kampion bote në karrierën impresionuese, por ka nisur shumë keq përgatitja për çmimin e Madh të Tajlandës, për Mark Markez. Piloti favorit për t’u ringjitur në fronin e MotoGP, vuajti një aksident fluturues në sesionin e parë të provave të lira.

20:18
Kontradiktat/ Si ndryshoi fjalën Meta për opinionin e Venecias

Deklaratat e forta të presidentit Ilir Meta, me dorëheqje apo edhe vetëflijim,  gjatë 10 muajve të fundit të vitit 2019,  kanë prodhuar shumë tituj të bujshëm në median online dhe ato tradicionale.  Nga Pogradeci, kur kriza politike në Tiranë kishte hyrë në muajin e tretë,  kreu i shtetit artikuloi për herë të parë dorëzimin e mandatit,  madje shprehu gadishmërinë e sakrifikimit të jetës si Salvador Alende.

19:54
Genoa-Milan, sfida që mund të shkarkojë një trajner. Flet Giampaolo

Marco Giampaolo do të luajë pankinën nesër në mbrëmje, në sfidën që Milani do të luajë në transfertë ndaj Genoas, një tjetër skuadër në krizë rezultatesh, që gjithashtu ka “drejtuar gishtin” nga trajneri i saj.

19:39
Ekskluzive/ Qëndrimi zyrtar i Holandës: Hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme

Top Channel raporton se Qeveria e Holandës, e drejtuar nga Mark Rutte, i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.

19:22
Gjendet 13-vjeçarja/ Nuk u rrëmbye, por u largua me shoqet

Një ngjarje ka alarmuar Tiranën në orët e fundit, ku fillimisht u raportua se dyshohej për një rrëmbim, por më pas ka rezultuar e kundërta.

19:15
Gruaja lind vetëm fare në qeli, humbet foshnjen

Një foshnje ka humbur jetën pasi nëna u detyrua të lindë e vetme në qeli, në burgun më të madh në Europë.

19:11
Detaje nga largimi i 13 vjeçares/ Sapo zbriti nga furgoni i shkollës, me motrën më të vogël

Një 13-vjeçare është rrëmbyer rreth orës 15:00 në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë, bëjnë me dije burime për Top Chanel.

18:48
Reuters: Fati i negociatave BE-Shqipëri në dorë të Macron

Edhe pse është Holanda më e zëshme në kundërshtimin që po tregon për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters thekson se çdo gjë është në dorë të Emmanuel Macron, president i Francës.