E mërkurë, 20 Nëntor 2019
08:06
E bujshme, ndërtesa ku lindi Adolf Hitler do të kthehet në stacion policie

Ndërtesa ku lideri nazist Adolf Hitler lindi në Austri do të shndërrohet në një stacion policie, kanë njoftuar zyrtarët.

07:50
Temperatura të ulëta dhe reshje shiu pasdite, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku pasdite do të sjellin reshje shiu në të territorin. Reshjet janë në intensitet mesatar.

07:40
Mali i Zi e gjobiti për ngritjen e flamurit shqiptar, e pabesueshme ajo që bën shoqata Bjeshkatarëve “Rumia”

Shoqata Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini ia paguan dënimin kolegut Irfan Domnorit nga Shkodra.

07:31
Po transportonte 107 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shtetas shqiptar ra në prangat e policisë greke një natë më parë, në aksin që lidh Kalpaqin me Janinën. Sipas departamentit të anti drogës greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe po transportohej në bordin e një Alfa Romeo me targa greke e drejtuar prej një shtetasi shqiptar nga Tirana,emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik.

07:24
Historia/ Në 1999 erdhi nga Kosova si refugjat në SHBA, në 2014 u bashkua me ISIS-in

Lirim Sulejmani tani shpreson se do ta shpëtojë përsëri Amerika, duke mos e lënë në duart e ushtrisë së Asadit

07:03
Rrjetet sociale, thikë me dy presa për gratë politikane

Një studim i ri, arrin në përfundimin se gratë politikane po përdorin gjithnjë e më shumë median sociale për të komunikuar drejtpërdrejt me audiencat e tyre, duke kompensuar për mangësitë e pasqyrimit të aktivitetit të tyre në mediat tradicionale.

06:51
Vuani nga anemia? Provoni kurën me karrota

Ndoshta nuk e keni ditur por karrotat janë nga zgjidhjet më të mira natyrale kundër Anemisë. Kjo perime është e pazëvendësueshme për shëndetin e mirë të organizmit.

06:39
Rukola, burimi i mineraleve që ju duhen për uljen e tensionit të gjakut

Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë. Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera. Sipas shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh.

06:20
Boronica e kuqe/ Fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

Boronica e kuqe është një nga frutat më të nënvlerësuar në mesin e të gjitha frutave të tjera të pyllit. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe fibër dhe ofron një larmi përfitimesh shëndetësore duke nisur nga tretja e deri tek sheqernat në gjak. Këto fruta të vogla bëjnë një punë të jashtëzakonshme në organizëm dhe u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga zemra por edhe atyre që vuajnë nga mbipesha.

05:43
Arrestohesh nëse përdor cigare elektronike, ja në cilin vend ndodh kjo

Filipine do të ndalojë përdorimin dhe importimin e cigareve elektronike dhe do të arrestojë këdo që i përdorë ato, tha presidenti Rodrigo Duterte.

04:34
Stoltenberg bën thirrje për unitet mes vendeve anëtare të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu bëri thirrje aleatëve të ruajnë dhe forcojnë “unitetin” e tyre, duke thënë se organizata është “garantuesi i vetëm i sigurisë evropiane dhe transatlantike”.

03:31
SHBA ndryshon qëndrimin për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara po ndryshojnë qëndrimin e tyre për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, duke hedhur poshtë mendimin juridik të Departamentit të Shtetit të vitit 1978 se vendbanimet civile në territoret e pushtuara palestineze janë “në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”. Njoftimi është një nga lëvizjet më të fundit të administratës së Presidentit Trump që dobësojnë pretendimet palestineze për shtetësi.

02:25
Gjendet në një anije të mbytur konjaku 100 vjeçar

Gjashtëqind shishe me pije alkoolike 100 vjeçare u gjetën në bordin e anijes së mbytur “Kyros” , të zbuluar nga ekipi skandinav Oqeani X.

01:45
Protestat në Iran/ Rritet numri i viktimave, OKB dënon dhunën ndaj protestuesve

Vendi është përfshirë nga protesta të nxitura prej rritjes se çmimit të benzinës, të cilat thuhet të kenë shkaktuar mjaft viktima.

01:15
Thirrja e 7 vendeve të BE: Deri në janar me propozime konkrete për integrimin e Ballkanit

Shtatë vende anëtarë të BE i kanë bërë thirrje Komisionit Europian të dalë deri në në janar të 2020-tës me propozime konkrete për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument në mbështetje të reformave dhe përpjekjeve të integrimit në rajon.

00:39
Kosovë/ Vreshtarët ankohen për çmimin, nuk mbulojnë dot kostot

Zijajdin Metbala mori shumë prodhim nga vreshtat e tij në Rahovec zona më e madhe e kultivimit të rrushit në Kosovë. Nga dy hektarë thotë se ka vjelë 35 mijë kilogramë rrush.

00:01
E bujshme/ Tottenham shkarkon Mauricio Pochettinon, ja kush do ta zëvendësojë

Në mënyrë befasuese Tottenham Hotspur shkarkon nga detyra pas 5 vitesh e gjysmë trajnerin Mauricio Pochettino.

E martë, 19 Nëntor 2019
22:58
Kualifikohet Uellsi/ Belgjika, Gjermania dhe Holanda fitojnë me goleadë

Është Uellsi skuadra e 20-të dhe e fundit që siguroi një biletë në fazën finale të Euro 2020 nëpërmjet 10 grupeve kualifikuese. Britanikët mposhtën në shtëpi 2-0 Hungarinë falë dy golave të mesfushorit të Juventusit Aaron Ramsey, duke djegur Sllovakinë dhe pikërisht Hungarinë që gjithsesi do të luajnë shanset e tyre në play-offin e Nations League.

22:54
Maradona jep dorëheqjen nga Gimnasia La Plata, shkak bëhet presidenti!

Diego Armando Maradona largohet zyrtarisht nga stoli i Gimnasia La Plata. Ai që ka bërë publik lajmin është presidenti i klubit argjentinas Gabriel Pellegrino, i cili ishte edhe motivi i dorëheqjes së Maradonës.

22:44
Ekskluzive/ Arrihet marrëveshja, Edi Reja trajner i kombëtares për katër vitet e ardhshme

Është arritur marrëveshja midis Edi Rejas dhe Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

22:38
Dede premtoi kualifikimin, por Shqipëria U-19 e mbyll me 3 humbje!

Trajneri Nevil Dede premtoi kualifikimin, por Shqipëria e 19-vjeçarëve jo vetëm që nuk u kualifikua por u eliminua me turp nga raundi i parë eliminator i kampionatit Europian të kësaj grupmoshe.

22:23
Shqipëria U-17 merr pikën e parë, barazon me Gjeorgjinë

Shqipëria U-17 mori pikën e parë në ndeshjen e fundit të grupit 8 kualifikues të kampionatit europian të 17-vjeçarëve.

22:21
​Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa më ka “goditur pas shpine”

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu është treguar shumë kritik ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që sipas tij për veç humbjeve që ka pësuar vazhdimisht në zgjedhje, ka pohuar se Mustafa e ka goditur atë pas shpine.

22:01
Top Story/ Blloku në vitet e demokracisë, klube nate dhe të rinjtë e shfrenuar

30 vjet pas ndryshmit të sistemeve në vend, Blloku, ky territor mitik, vijon të jetë më e lakmuara nga popullata.

21:57
Virale! Politikani lëshon gazra në transmetim direkt?

Një video ku shfaqet politikani amerikan, Eric Michael Swalwell Jr., gjatë një lidhjeje direkte, ku duket se anëtari i Partisë Demokratike përfshihet në një situatë të sikletshme është shndërruar në fare pak kohë, absolutisht VIRALE!

21:55
Top Story/ Ramiz Alia shpëtoi tek festivali 11, Enver Hoxha dënoi Todi Lubonjën

Një episod ku ai shpëtoi mirë është momenti i festivalit të 11 të Radio Televizionit Shqiptar në 1972. Ramizit i pëlqenin këngët dhe muzika e perëndimit. Ai nuk guxoi vetë që të hidhte hapa promovues të artit dhe muzikës modern, por tentoi një herë në jetë që tju linte atyre derën hapur.

21:50
Top Story/ Si u ngjit në majat e karrierës Ramiz Alia, falë lidhjeve të tij në Bllok

I gjashti në listën për të zëvendësuar Enverin pas vdekjes ishte Ramiz Alia. Por për të punoi fati duke i eleminuar të gjithë personat që ishin më të zotë për të trashëguar pushtetin.

21:41
Top Story/ Trendi i martesave politike në Bllok, gjatë kohës së diktaturës

Ekzaltimi për Bllokun hasej kryesisht jashtë territorit të tij. Djemtë dhe vajzat single të popullit e ëndërronin lidhjen martesore të Bllokut si kulmi i fatit. Blloku perceptohej nga jashtë, nga të rinjtë beqar dhe prindërit e tyre si parajsë apo një lloj oborri mbretëror, ku do tu thoshin lamtumirë halleve.

21:34
Top Story/ Vdekja që tronditi Bllokun në kohën e komunizmit

Banorët e Bllokut nuk e kalonin jetën aq paq, pa telashe. Nuk mungonin as aty zhgënjimet, intrigat, veset dhe as shqetësimet njerëzore si ato që përjetonin qytetarët që jetonin jashtë tij. Kishte edhe në Bllok zili, ambicie mes banorëve, lajkat, servilizëm e hipokrizi. E sidomos kishte kontroll e komente të jetës së njëri – tjetrit.

21:32
Kylie e bën koleksionin seksi! (FOTO)

Vetëm pak orë e ndajnë Kylie Jenner nga lançimi i koleksionit më të madh të vitit të linjës së saj të kozmetikës.

21:27
Top Story/ Udhëheqësit që banonin në Bllok, kush jetonte tek vilat luksoze

Blloku nuk kishte hierarki të shpallur brenda tij. Ajo mund të hamendësohej së jashtmi thjeshtë duke parë e krahasuar përmasat e vilave.

21:19
Top Story/ Cilat ishin privilegjet ekskluzive për banorët e Bllokut?!

Në privilegjet ekskluzive për banorët e Bllokut përfshihej edhe furnizimi pa tollona me produkte ushqimore sipas kërkesave të secilës familje. Kështu veprohej edhe për kërkesat për veshjet, pajisjet, mobiliet dhe aparatet elketroshtëpiake.

21:15
Top Story/ Si ishte zona e Bllokut dikur, nga mercedes-at e zinj e deri tek banorët e “mistershëm”!

Blloku ishte një territor mitik në qendër të Tiranës. I mbështjellë së jashtmi me mister. I ruajtur nga të gjitha anët me roje, ushtarë me automatik në krah, ku hynin e dilnin mercedes të zinj.

21:10
Plot 162! 8-vjeçarja me koeficient inteligjence më të lartë se Ajnshtajni!

Një 8-vjeçare nga Meksika ka një koeficient inteligjence (IQ) më të lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Inteligjenca e dy gjenive kap shifrën 160, e ndërsa ajo e Adhara-s 162.

21:09
Duel merkatoje midis Interit dhe Juventusit për 19 vjeçarin

Prej kohësh Interi është vendosur në kërkim të një mesfushori për të plotësuar kontigjentin e saj. Një nga emrat më të nxehtë për momentin për tu vendosur nën urdhrat e Antonio Contit është lojtari i Parm-ës Dejan Kulusevski i cili këtë fillim sezoni ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira.

21:06
Mario Mandzukic, drejt klubit të Devid Beckham

Mario Mandzukic po përjeton sezonin më të keq në nivel personal që prej transferimit të tij te Juventusi në verën e viti 2015. 33-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon madje nuk është grumbulluar as në seancat stërvitore të klubit. Largimi i tij në merkaton e janarit duket i pashmangshëm.

20:58
NATO zgjerohet deri në hapësirë

“NATO po zgjeron operacionet në hapësirë, zona e pestë operative pas tokës, detit, ajrit dhe hapësirave të fundit në internet”, thanë drejtues të Aleancës Veri-Atlantike.

20:53
Tottenham shkarkon trajnerin Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino nuk do të jetë më trajner i Tottenham pasi është shkarkuar nga klubi pak më parë.

20:38
Korçë/ Administratori i firmos refuzimin e ndërtimit të shtëpisë, familja jeton në çadër

Tërmeti që ra në datën 1 qershor në qarkun e Korçës , la mbi 100 shtëpi të rrënuara, banorët e të cilave u detyruan të jetonin në çadra.  Një prej tyre është edhe familja e Petrit Xhaferrit e cila sot e kësaj dite jëton në çadër.

20:31
Titullarët pushojnë, Kroacia mposht me përmbysje Gjeorgjinë

Fitore minimale për Kroacinë në miqësoren e zhvilluar ndaj Gjeorgjisë. Me shumë titullar të lënë pushim dhe një pjesë tjetër të ulur në stol për të pushuar, skuadra e Zlatko Dalic mori një tjetër sukses vetëm 3 ditë pas fitores ndaj Sllovakisë që i kualifikoi zyrtarisht në Euro 2020.

20:20
Viktimat e nazizmit! Publikohen mijëra dokumente në internet

Qindra-mijëra dokumente mbi njerëzit e persekutuar nga nazistët u botuan në internet nga Qendra Ndërkombëtare e Arkivave për Përndjekjen Naziste, Arolsen

20:12
Audi sjell “artilerinë e rëndë” në Los Angeles

Prodhuesi gjerman i veturave Audi mund të jetë në qendër të vëmendjes në panairin e ardhshme në Los Anxhelos.

20:05
Miss Serbia ‘godet’ sërish, pasi bëri shqiponjën ka edhe një post tjetër për shqiptarët

Miss Serbia, Irina Jovanka, ka qenë në qendër të vëmendjes para disa kohësh në mediat serbe dhe shqiptare pasi ajo bëri shqiponjën teksa ishte në një konkurs bukurie në Kosovë.

20:04
“Evropa nuk ia kthen shpinën Ballkanit Perëndimor”

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen theksoi se Evropa nuk do t’ia kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor.

19:52
“Të thyej dhëmbët!” Rumunja rrëfen tmerrin e përjetuar nga burri shqiptar, që e përdhunonte dhe rrihte

E përdhunonte, e kërcënonte dhe e dhunonte vazhdimisht, gruaja rumune tregon tmerrin e përjetuar nga bashkëshorti shqiptar.

19:50
Anulohen koncertet e Enrique Iglesias mes raporteve për mashtrim

Enrique Iglesias është detyruar të anulojë disa koncerte në Evropën Lindore pas raportimeve për mashtrim nga promovuesit.

19:47
FOTO/ Ura më e gjatë tibetiane në Ballkan, e gjeni në Grykën e Rugovës

Në Grykën e Rugovës  sot është bërë inaugurimi i Urës Tibetiane, e cila është ura më e gjatë në Gadishullin Ballkanik me gjatësi 41 metra dhe lartësi 60 metra.

19:46
OKB e alarmuar nga raportimet mbi numrin e madh të viktimave në Iran

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, denoncoi sot përdorimin e forcës, përfshirë edhe përdorimin e municioneve luftarake kundër turmave të protestuesve në Iran, duke shprehur shqetësim ndaj raportimeve, që tregojnë për një numër të madh viktimash.

19:43
KED 2020 në rrezik! Gjykata e Lartë s’ka më anëtar tjetër nëse ndaj Dvoranit ka ndjekje penale

Pas dorëzimit të tre kallëzimeve në tre prokurori, tashmë fati i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që ka mandat deri në datën 31 dhjetor 2019 varet krejtësisht nga organi i akuzës.

19:42
Në 2020 më pak lekë për rrugët, Balluku: Koncesionari i Milot-Balldre ka një vit kohë

Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh e pakënaqur me fondet buxhetore të akorduara nga Ministria e Financave për rrugët, duke shpresuar që së paku projektet e nisura të financohen në kohët.

19:33
Vata ngjall polemika/ Djali i legjendës së futbollit në kombëtaren e Irlandës

Legjenda e futbollit shqiptar Rudi Vata ka ngjallur mjaft polemika në orët e fundit për shkak të përfshirjes së djalit të tij me kombëtaren e Irlandës.

19:30
Dita e burrave! Festohet në 80 vende të botës, por shqiptarët nuk e njohin

Në Shqipëri nuk njihet dita e burrave, pavarësisht se festohet në 80 vende të botës që nga 1999.

19:29
Bonucci e mbyll karrierën te Juventusi, rinovon deri në 2024-ën

Juventusi shpërblen Leonardo Bonuccin për paraqitjet e shkëlqyera që ka bërë gjatë këtyre muajve të fundit. Bardhezinjtë i kanë rinovuar kontratën zëvendëskapitenit të tyre që në mungesë të Giorgio Chiellinit për shkak dëmtimi po mban në krah shiritin, edhe me një tjetër vit deri në verën e 2024-ës, periudhë në të cilin mbrojtësi i kombëtares italiane do të jetë plot 37-vjeç.

19:13
Dy persona digjen të gjallë, zhyten me makinë brenda një grope me ujë të nxehtë

Mediat e huaja bëjnë me dije se ditën e sotme dy burra janë djegur të gjallë brenda makinës së tyre, e cila u zhyt brenda një grope, e cila u hap parpitmas nga plasja e një tubi me ujë të nxehtë, në Rusi.

19:07
Njihuni me Suliman Al-Mul, 125-vjeçarin që konsumon duhan dhe ka një djalë 7-vjeçar

Rrëfimi i 125-vjeçarit nga Libia, Suliman Al-Mul, i cili ka më shumë se 80 vite që konsumon duhan i ka habitur të gjithë.

18:58
Zbulohen bebet e varrosura me helmeta të bëra nga kafkat e fëmijëve të tjerë

Arkeologët në Ekuador kanë zbuluar mbetjet e foshnjave të varrosura rreth 2,000 vjet më parë.

18:55
FOTO/ Alvini më i lumtur se kurrë, poston video dhe foto duke luajtur

Alvin Berisha tashmë njihet nga të gjithë për historinë e trishtë që na mbajti të gjithë në interes për më shumë se një muaj se çfarë po ndodhte me fatet e vogëlushit.

18:54
Indi/ 70-vjeçarit i nxjerrin krimbin nga syri, 7 cm të gjatë

Nga syri i një indiani 70-vjeçar, mjekët hoqën një krimb të gjallë shtatë centimetra.

18:46
Tre policë nën hetim, korruptoheshin me ushqim falas në restorant

Tre policë janë vënë nën hetim pasi ka dyshime se kanë njoftuar pronarët e restoranteve dhe të akulloreve për kontrollet e papritura nga inspektorati, dhe si shpërblim kanë marrë ushqime dhe akullore falas.

18:42
Fakte që nuk i keni ditur më parë/ Si ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave

Gjumi është një gjendje e natyrshme pushimi i rregullt trupor.

18:38
5 vite që gjejnë vazhdimisht pako me para në rrugët e fshatit

Banorët e Kaunti Durham, një fshati në Angli, kanë që në vitin 2014 që gjejnë vazhdimisht paketa me kartëmonedha brenda, të hedhura nëpër zona të ndryshme të qytetit, dhe i dorëzojnë në polici.

18:24
Falsifikuan procesverbalet natën që Jeffrey Epstein vrau veten, dy gardianë nën hetim

Dy rojet e burgut që ishin në detyrë natën e vdekjes së Jeffrey Epstein janë akuzuar për falsifikim të procesverbaleve.

18:23
Punimet me dorë përmirësojnë shëndetin mendor

Megjithëse thurja zakonisht konsiderohet një hobi i të moshuarve, ky aktivitet është jashtëzakonisht i dobishëm për këdo që është i stresuar ose që ka probleme të ngjashme.

18:22
Furgoni përplas këmbësoren në Krujë, humb jetën 65-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçareje ka ndodhur në Krujë.

18:19
Metamorfoza e Italisë me Roberto Mancinin

Italia që nuk e kemi parë asnjëherë, mjeshtrit e skemave dhe fazës mbrojtëse, origjina e portierëve të mëdhenj dhe mbrojtësve me saktësi kompjuterike është kthyer në Italinë e “Joga Bonito” (lojës së bukur).

18:03
Në Itali janë të sigurt, Reja nuk rinovon me Shqipërinë!

Në Itali janë të sigurt: Edoardo Reja nuk do të jetë më trajneri i Shqipërisë!

18:03
Pse jemi më të sëmurë gjatë ditëve të ftohta?

Me ardhjen e dimrit, rreziku për t’u sëmurë rritet. Edhe pse moti i ftohtë, në vetvete, nuk shkakton ftohje ose grip, viruset mbijetojnë më gjatë dhe përhapen më shpejt në temperatura më të ulëta.

18:02
Carol Dias: Dua të martohem çdo 5 vite me Kakanë

Kaká dhe modelja Carol Dias u martuan të dielën, më 17 nëntor, në një ceremoni private. Çifti ka festuar me prindërit dhe me miqtë më të afërt.

17:54
Dy skuadrat italiane interesohen për Ardian Ismajlin

Ardian Ismajli drejt Serisë A.

17:54
Në pritje të “Play off”, Maqedonia mendon eksodin nga Shkupi

Pasi arkivoi mes emocioneve fushatën kualifikuese për Europianin 2020, Kosova pret me shumë shpresa përballjen në Play Off për të shkuar në finalet e turneut, nga një portë dytësore.

17:53
Përgjigje për kritikët, Brazili fiton në miqësore 3-0!

Përfaqësuesja braziliane e futbollit arriti të bindë dhe të fitojë në miqësoren e radhës, ku trajneri Tite eksperimentoi me skemat dhe formacionin, por nuk u kursye në lojën e bukur.

17:53
Deulofeu dëshiron rikthimin në Milan, kjo është aryseja

Mbrojtësi i Watford, Gerard Deulofeu dëshiron të rikthehet në AC Milan gjatë afatit dimëror.

17:51
Osmani tregon nëse qeveria e re do të investojë në autostrada të reja

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, deklaroi sot se Qeveria e ardhshme nuk do të investojë më fondet e buxhetit të Kosovës në autostrada të reja, por do të investojë në rritjen e punësimit të të rinjve dhe grave kosovare.

17:51
Kosova mposhtet edhe nga Uellsi, eliminohet nga faza kualifikuese

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka pësuar humbje me rezultatin 2:0 në takimin e sotëm ndaj Uellsit U-19.

17:50
Brazili i jep fund krizës së rezultateve, fiton pastër me Korenë e Jugut

Pas 5 ndeshjesh pa fitore, Brazili u rikthye te suksesi në një ndeshej miqësore pasi mposhti lehtësisht Korenë e Jugut me rezultatin 3-0 me sfidën e zhvilluar në Abu Dhabi.

17:50
Ballkani Perëndimor/ 7 vendet anëtare të BE-së, thirrje Komisionit Evropian

Shtatë vende anëtarë të BE-së i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të dalë deri në në janar të 2020-tës me propozime konkrete për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument në mbështetje të reformave dhe përpjekjeve të integrimit në rajon.

17:49
UNICEF hap Qendrën e Inovacionit për të rinjtë në Gjakovë

UNICEF-i dhe Komuna e Gjakovës nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për “Nismën e Komunës Mike ndaj Fëmijëve”, e cila synon që të ketë një përkushtim më të madh për realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe përfshirjen e problemeve të tyre në agjendën komunale të politikave qeverisëse.

17:49
Franca e konsideron interesant propozimin e shtatë vendeve evropiane për Shqipërinë

Franca ka mbështetjen e Holandës dhe Danimarkës, por pozicioni i disa shteteve anëtare, përfshirë Italinë, që ftuan Komisionin Evropian të paraqesë propozimet e tij për procesin e zgjerimit të BE-së, është interesant, deklaroi sekretarja franceze e Shtetit për Evropën dhe Çështje Evropiane, Amelie de Montchalin.

17:47
Austria: Në mars dritë jeshile për Tiranën dhe Shkupin

Jemi të gatshëm të reflektojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit, por kjo nuk duhet të çojë në një strategji që vonon fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg duke iu referuar kërkesës së Austrisë dhe 6 shteteve të tjera anëtare.

17:46
Bologna dhe Atalanta vëzhgojnë mbrojtësin e Shqipërisë

Ardian Ismajli drejt Serisë A. E shkruajnë mediet kroate, që sigurojnë se për mbrojtësin kuqezi të Hajdukut të Splitit interesohen dy ekipe të Serisë A, më konkretisht Bologna dhe Atalanta.

17:44
Brazili humb rreth 10,000 kilometra katrorë pyje shiu çdo vit

Rreth 9,760 kilometra katrorë nga pyjet e shiut në Brazil u shkatërruan nga gushti 2018 deri në korrik 2019, sipas agjencisë kombëtare braziliane INPE.

17:43
Prishtina synon fitore ndaj Medi Bayreuth, për të siguruar kualifikim tutje në FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, të mërkurën (nesër) nga ora 19:00 do të zhvillojë ndeshjen vendimtare në grupet e FIBA Europe Cup.

17:42
600 shishe me konjak në anijen e mbytur! U nisën për Car Nikollën II, mbetën të bllokuara plot 102 vite

Gjashtëqind shishe me pije alkoolike 100-vjeçare u gjetën në bordin e anijes së mbytur “Kyros” , të zbuluar nga ekipi skandinav Oqeani X.

17:42
Tiranë/ Arrestohet 20 vjeçari që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij

Poilicia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 20-vjeçari i cili ka qëlluar me armë zjarri para disa ditësh në drejtim të makinës së xhaxhait të tij.

17:42
Platini: Mbappe do të ishte perfekt për Juventusin

Ish-presidenti i UEFA, Michel Platini ka thënë se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe do të ishte sulmuesi i duhur për Juventusin.

17:39
Irani ndalon internetin, protestat vazhdojnë në mbarë vendin

Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Teheranit të frenojë përdorimin forcës kundër demonstruesve dhe të rivendosë shërbimin e internetit.

17:39
Propozimet e PD, si të ndalen paratë e pista në financimin e zgjedhjeve

Partia Demokratike paraqiti në tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore, një seri propozimesh që synojnë mbajtjen larg të parave të pista nga fushatat zgjedhore. Opozita i quan propozimet e saj radikale.

17:35
Edhe ti Demi?! “Të gjitha” duan të duken si ish-i i milionerit! (FOTO)

Philipp Plein la shumë vend për diskutime pasi i dhuroi gruas së tij aktuale Lucia Bartolit një fustan identik si ai i ish-të dashurës Justyna Gradek, vetëm se ngjyrë të bardhë.

17:34
Për një gjyqësor të përgjegjshëm! Lufta kundër korrupsionit, Ambasada Amerikane dërgoi 8 gazetarë shqiptarë në SHBA

“Si mund të ndihmojë media në një gjyqësor të përgjegjshëm?”- kështu nis një video e shpërndarë pak më parë nga Ambasada Amerikane, ku tregohet se si në tetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA dërgoi një grup me tetë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor.

17:34
AMA, tryezë debate për kontratat dhe pagat e gazetarëve

Të martën, më 19 nëntor 2019, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi në Tiranë Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”. Tryeza e Parë po mbi këtë çështje është zhvilluar po nga AMA në bashkëpunim me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë në maj të vitit të kaluar.

17:30
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave

Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe drejtori i Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave.

17:30
OSBE pas takimit me partitë për reformën zgjedhore: Pati dialog mes partive

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Këshillin e Evropës/Bashkimin Evropian dhe Institutin Demokratik Amerikan (NDI), organizoi sot një tryezë teknike të rëndësishme për reformën zgjedhore, përqendruar te financimi i partive dhe i fushatave zgjedhore.

17:23
Gjermania për propozimin francez: Të mos vonohet çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Propozimi francez për zgjerimin e BE-së pritet me kritika. Qeveria gjermane është e hapur për ta diskutuar propozimin, por kërkon që ai të mos ketë ndikim mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

17:22
Gazetarja e njohur jep lajmin e mirë: Ja projekti ku do e shihni shumë shpejt!

Gazetarja simpatike Jerida Sakaj, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth pasionit të saj më të madh, pikturimi i veshjeve.

17:22
Ekskluzive/ FSHF i ofron kontratë 4-vjeçare, Reja e do për 2 vite: Jam shumë i vjetër

Drejtues të FSHF-së dhe Edi Reja kanë pasur një takim ditën e sotme ku kanë biseduar në lidhje me kontratën e re, ku nga të dy palët ka pëlqim për të arritur marrëveshje dhe sa i përket termave financiar nuk ka asnjë kleçkë pasi janë dakordësuar.

17:21
Propozimet franceze – Reformim apo fund i zgjerimit të BE?

Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Tani nga Parisi vijnë propozime të reja – gjithçka sa për të larë gojën?

17:13
Mjekët tregojnë masën që i hoqën 23-vjeçarit nga krahët

23-vjeçari nga Rusia, Kiril Tereshin, rrezikonte të vdiste po të mos hiqte muskujt e rremë që kishte vënë në trup.

17:10
SHBA dhe NATO premtojnë unitet në trajtimin e sfidave

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja premtuan unitet në trajtimin e sfidave, përfshirë luftën kundër terrorizmit, kërcënimet në internet dhe forcimin e sigurisë së energjisë, shtatë dekada pas vendosjes së partneritetit ndëratlantik.

17:09
“Look-u” më i ri i “anës” së gjoksit – Foto

Mendonit se të provoni një trend të tillë është tepër sfiduese? Mendojeni sërish!

17:09
Vazhdon situata kritike në Universitetin Politeknik të Hong Kongut

Më pak se 200 studentë ndodhen pas barrikadave në mjediset e Universitetit Politeknik në Hong Kong që mbetet i rrethuar nga forca policore që nga e diela.