Ish-presidenti i UEFA, Michel Platini ka thënë se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe do të ishte sulmuesi i duhur për Juventusin.

Juventus vazhdon me formën e lartë pasi janë klubi i vetëm në pesë ligat më të mëdha evropiane që ende nuk ka pësuar humbje.

Mbappe cilësohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në planet, transmeton KosovaPress.

Platini ka thënë se francezi do të ishte i duhuri për “Zonjën e Vjetër”, mirëpo nuk e di nëse Juventus mund ta transferojë në Torino.

“Mbappe mund të jetë lojtar i nivele të larta për 10 vitet e ardhshme. Do t’iu sugjeroja të gjitha klubeve. Nuk e di nëse Juventus do arrij ta transferojë, por e di se do të bëhet më vështirë në të ardhmen pasi vlera e tij do të rritët edhe më shumë”, deklaroi ai.

Mbappe këtë sezon në Ligën e Kampionëve ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asistime.

Top Channel