Ardian Ismajli drejt Serisë A.

Kështu raportojnë mediet kroate, që sigurojnë se për mbrojtësin kuqezi të Hajdukut të Splitit interesohen dy ekipe të Serisë A, më konkretisht Bologna dhe Atalanta.

Klubet në fjalë e kanë ndjekur mbrojtësit në disa ndeshje të skuadrës kroate dhe e kanë vlerësuar potencialin e 23-vjeçarit.

Lidhja me Bolognan dhe Atalantën nuk është e vështirë për t’u kuptuar që është bërë nëpërmjet Edy Rejas, i cili i ka drejtuar këto ekipe disa vite më parë.

Ardian Ismajli ka kontratë me Hajdukun e Splitit deri në verën e vitit 2022, por nga kërkesat që ka për lojtarin e përfaqësueses së Shqipërisë vështirë se do të qëndrojë më gjatë në kampionatin kroat.

Top Channel