Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare 09/10 20:55
Tre policë janë vënë nën hetim pasi ka dyshime se kanë njoftuar pronarët e restoranteve dhe të akulloreve për kontrollet e papritura nga inspektorati, dhe si shpërblim kanë marrë ushqime dhe akullore falas.
Bëhet fjalë për disa nga restorantet dhe dyqanet e akulloreve më të njohura të Romës, pranë Shatërvanit Trevi dhe Shkallëve Spanjolle, ku numri i turistëve është shumë i lartë.
Policët dyshohen se kanë mbyllur njërin sy kur ka pasur parregullsi dhe kanë informuar paraprakisht për kontrollet e befta nga inspektorati i higjienës, duke u kursyer pronarëve gjoba të mëdha.
Si shpërblim, ata kanë marrë akullore falas, pjata me “spaghetti alla carbonara” dhe ushqime të tjera falas.
Top Channel