Duel merkatoje midis Interit dhe Juventusit për 19 vjeçarin

19/11/2019 21:09

Prej kohësh Interi është vendosur në kërkim të një mesfushori për të plotësuar kontigjentin e saj. Një nga emrat më të nxehtë për momentin për tu vendosur nën urdhrat e Antonio Contit është lojtari i Parm-ës Dejan Kulusevski i cili këtë fillim sezoni ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira.

Pas 19-vjeçarit është vendosur edhe Juventusi, por për lojtarin duhet negociuar me Atalantan pasi ekipi bergamask zotëron kartonin e plotë të tij. Verën e ardhshme pritet një duel i vërtetë merkatoje mes dy klubeve, duke hapur një ankand që bazë të saj do të ketë shifrën e 25 milionë eurove.

Top Channel