Brazili i jep fund krizës së rezultateve, fiton pastër me Korenë e Jugut

19/11/2019 17:50

Pas 5 ndeshjesh pa fitore, Brazili u rikthye te suksesi në një ndeshej miqësore pasi mposhti lehtësisht Korenë e Jugut me rezultatin 3-0 me sfidën e zhvilluar në Abu Dhabi.

Serinë e golave e hapi mesfushori i Milanit Lucas Paqueta me një goditje të saktë me kokë në minutën e 9-të pas asistit të marrë nga mbrojtësi i Atletico Madrid Renan Lodi.

Në të 36-ën Coutinho rigjeti veten me një gol spektakolar drejtpërdrejtë nga një goditje standarte. Fitoren e Brazilit e vulosi mbrojtësi i Juventusit Danilo me një goditje të fortë nga jashtë zone.

Përfundoi 3-0 për Seleçaon që i dha fund krizës së rezultateve që e kishte mbërthyer që pas triumfit në Copa America 2019-të.

 

Top Channel