Shqipëria U-17 merr pikën e parë, barazon me Gjeorgjinë

19/11/2019 22:23

Shqipëria U-17 mori pikën e parë në ndeshjen e fundit të grupit 8 kualifikues të kampionatit europian të 17-vjeçarëve.

Kuqezinjtë e vegjel megjitahtë u eliminuan nga turneu pavarsisht barazimit 0-0 ndaj Gjeorgjisë pasi e mbyllën grupin në vendin e fundit me 1 pikë, pas Ukrainës, Portugalisë dhe pikërisht Gjeorgjisë që grumbulloi 2 pikë por nuk pati mundësi për t’u kualifikuar as si një nga 4 skuadrat më të mira të renditura në vendin e 3-të.

Ishte një ndeshje deri diku e barabartë ajo mes skuadrës së drejtuar nga Elvin Beqiri dhe bashkëmoshatarëve nga Gjeorgjia. Në dy ndeshjet e para të grupit 8, Shqipëria U-17 u mposht fillimisht 4-0 nga Portugalia U-17 dhe më pas 2-0 nga Ukraina U-17. Kuqezinjtë e vegjël nuk shënuan asnjë gol në këto eliminatore.

Top Channel