Mario Mandzukic po përjeton sezonin më të keq në nivel personal që prej transferimit të tij te Juventusi në verën e viti 2015. 33-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon madje nuk është grumbulluar as në seancat stërvitore të klubit. Largimi i tij në merkaton e janarit duket i pashmangshëm.

Sipas gazetës spanjolle “AS” kohët e fundit në dritë ka dalë një mundësi që sulmuesi të transferohet në Amerikë me klubin më të ri në kampionat Inter Miami Fc. President i klubit është legjenda angleze David Beckham, duke u ndikuar nga figura që legjenda e futbollit ka në kontinentin e vjetër, kroati mund të tundohet nga mundësia e jetesës në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel