Kombëtarja e Kosovës U-19 ka pësuar humbje me rezultatin 2:0 në takimin e sotëm ndaj Uellsit U-19.

Pinchard shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, për epërsinë 1-0.

Kurse për rezultatin final u përkujdes Williams në minutën e 76-të të takimit.

Ishte kjo humbja e dytë e Kosovës në këtë fazë të grupit, pasi më parë ishte mposhtur nga Polonia U-19 me rezultatin 4:1.

Ndërsa, ka edhe një barazim ndaj Rusisë U-19, në ndeshjen hapëse të këtij evenimenti.

Kështu, Kosova pas tri takimesh gjendet e fundit në tabelë me vetëm një pikë dhe eliminohet nga ky kualifikim në Evropian.

Top Channel