Ekskluzive/ FSHF i ofron kontratë 4-vjeçare, Reja e do për 2 vite: Jam shumë i vjetër

19/11/2019 17:22

Drejtues të FSHF-së dhe Edi Reja kanë pasur një takim ditën e sotme ku kanë biseduar në lidhje me kontratën e re, ku nga të dy palët ka pëlqim për të arritur marrëveshje dhe sa i përket termave financiar nuk ka asnjë kleçkë pasi janë dakordësuar.

Drejtues të FSHF-së i kanë ofruar atij kontratë katër vjeçare, por 74-vjeçari ka kërkuar kontratë dy vjeçare duke parë moshën që ai ka.

Italiani ka theksuar se një kontratë 4 vjeçare është një risk i madh për t’ia ofruar një 74-vjeçari, bëjnë me dije burime për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa.

Nëse do të ketë dakordësim Reja do të përfitojë 300 mijë euro në vit, teksa momentalisht FSHF paguan dy trajnerë, edhe Kristian Panuçin i cili ka marrë edhe ai 25 mijë euro në muaj.

Që në momentin që është marrë Edi Reja, federata ka paguar 50 mijë euro në muaj për trajnerët.

Kontrata e trajnerëve përfundon ditën e nesërme.

Top Channel