20:04
Kosovë, në fshatin e kazinove/ Në Kamenicë zona jashtë kontrollit, kumar kontrabandë dhe drogë
Që nga muaji mars, në Kosovë, është në fuqi ligji për kazinotë dhe lojërat e fatit, që ka ndaluar funksionimin e këtyre të fundit. Por, duket se ky ligj, nuk vlen edhe për fshatin Karacevë të kamenicës. Atje ku fillon zona neutrale, e monitoruar nga njësitë e KFOR, prej muajsh funksionojnë shtatë kazino të paligjshëm. Për vetë banorët, kjo është një shqetësim, pasi të tilla biznese mund tu sjellin telashe.