Rreth 10 milionë turistë të armatosur me telefon celularë dhe selfie stick, mbushin rrugët e Romës dhe sajteve antike përreth saj, çdo vit. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Disa foto të hershme, të 1956, tregojnë një qytet të përjetshëm më pak joshës.

Fotot bardhë e zi vijnë nga fotografi Allan Hailstone, që ndodhej në një udhëtim në romë kur ishte nxënës, në gusht 1856, bashkë me të atin dhe një shok. Ata ishin frymëzuar të vizitonin Romën pasi kishin parë në 1954 një film, tre monedha në shatërvan.

Dhe shkrepjet e tij mbresëlënëse tregojnë disa prej monumenteve më të famshme të Romës, si shpallët spanjolle, Koloseumin apo kështjellën Sant’angelo dhe muzeun e Vatikanit…. por pa turma njerëzish rreth tyre.

Hailstone që ka postuar shumë prej imazheve të tij të vjetra në rrjetet sociale, thotë se para turizmit masiv ishte e lehtë të shikoje gjithçka nga Roma, pa qenë nevoja të stërmundoheshe mes turmave. Gjërat ishin shumë më të këndshme atëherë se sa tani – thotë ai.

/Ardita Bacolli/

FOTO GALERI
1/10

Top Channel