Irani, Kina dhe Rusia kanë nisur katër ditë stërvitjesh të përbashkëta ushtarake në Oqeanin Indian dhe në gjirin e Omanit.

Stërvitja vjen në një kohë kur tensionet janë të larta pasi SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 2015 me Iranin, në maj të vitit të kaluar.

Një luftanije ruse shihej në pamjet e televizionit shtetëror iranian, të hynte në portin Chabahar në jug të vendit ndërsa edhe një anije kineze do të bashkohet së shpejti, me komentuesin që i quante të tre vendet, trekëndëshin e ri të fuqisë në det.

Shtetet e bashkuara të Amerikës, rikthyen sanksionet mbi Iranin pas daljes nga marrëveshja bërthamore, duke bërë që Teherani të kthehej me kundra masa duke hequr dorë edhe nga angazhimet e tij bërthamore.

Palët që i kanë mbetur besnike marrëveshjes tashmë të dëmtuar, përfshijnë Britaninë, Francën, Gjermaninë por edhe Kinën dhe Rusinë. Që prej daljes së SHBA nga marrëveshja tensionet me Iranin kanë qenë të larta me krizën që arriti kulmin pas sulmeve të shtatorit mbi impiantet saudite të energjisë dhe një serie sulmesh misterioze mbi cisternat e naftës në ujërat e gjirit.

Top Channel