Fëmijët e ushtarakëve, të cilët ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes janë përpjekur të sjellin buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit.

“Artistët e vegjël kishin përgatitur një program festiv për bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa djemtë e futbollit i dhuruan topa shumë prej fëmijëve.
Faleminderit edhe nxënësve të “Edith Durham”, të cilët na u bashkuan sërish për të shpërndarë pako me dhurata dhe materiale shkollore.?
Procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së afërmi fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.?”, shkroi ministrja Xhaçka.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel