Rusia ka dislokuar raketën e saj të parë hipersonike që mund të mbajë testata bërthamore dhe për këtë, është krenuar jo pak presidenti Vladimir Putin sipas të cilit, kjo e ngjit vendin në një tjetër shkallë.

Ai e cilësoi raketën hipersonike avangard, që mund të fluturojë 27 herë më shpejt se zëri, një arritje teknologjike të krahasueshme me lancimin në 1957 të satelitit të parë.

Putin ka thënë se gjenerata e re e armatimeve ruse mund të arrijë thuajse çdo cep të botës dhe të evitojë edhe mburojën raketore amerikane, edhe pse disa ekspertë perëndimorë e kanë vënë në pikëpyetje këtë.

Avanguard, u lancua mbi një raketë balistike ndërkontinentale, por ndryshe nga testatat e rregullta, që ndjekin një trajektore të paracaktuar pas ndarjes, ajo mund të bëjë manovra të menjëhershme, çka edhe e bën më të vështirë për tu interceptuar.

Presidenti rus ka thënë më herët se Rusia do të zhvillojë avanguard dhe sisteme të tjera armësh për shkak të [përpjekjeve amerikane për të prodhuar sisteme raketore mbrojtëse që sipas tij mund të cënojnë Moskën. Këtë javë, putin tha madje se Rusia po udhëhiqte në botë në zhvillimin e një klase të re armatimesh, ndryshe nga ç’ndodhte në të kaluarën, kur nuk mund të arrinte ritmet e shteteve të bashkuara.

Edhe kina ka testuar raketën e saj hipersonike, që besohet se është në gjendje të udhëtojë të paktën pesë herë më shpejt se zëri. Ajo e prezantoi atë në një paradë ushtarake në përvjetorin e 70 të themelimit të shtetit kinez.

Në anën tjetër, pentagoni ka punuar për armët hipersonike, vitet e fundit ndërkohë që sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, tha në gusht se shpresonte që do të duheshin edhe rreth 2 vjet para se SHBA të kishte një armë të tillë.

/Ardita Bacolli/

Top Channel