Lajmet më të lexuara të vitit/ Funerali i kthen të qarat në të qeshura, i vdekuri bën batutën e fundit

28/12/2019 16:45

Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit.

Një funeral tepër i pazakontë në Irlandë ka kaluar nga lotët e zisë te të qeshurat, për shkak të një rrengu të fundit që luajti i vdekuri, i cili ishte njohur gjithë jetën si njeri me shpirt humori.

Edhe në momentin që arkivoli u fut në gropë, ai kishte llogaritur që t’u jepte të afërmve një të qeshur të fundit.

Sapo arkivoli arriti në fund, një zë i regjistruar nga ai vetë u dëgjua nga brenda arkivolit. Nuk thoshte ndonjë mesazh lamtumire prekës, por një mundësi e fundit për t’u dhuruar të qeshura të afërmve. Dhe ia doli.

Pasi u dëgjuan disa të trokitura nga brenda arkivolit, zëri i tij tha:  “Ej, ku dreqin jam këtu? Më nxirrni! Është shumë errësirë! Prift është ai që po dëgjoj? Jam Shej, brenda në kuti. Jo, përpara jush! Kam vdekur!” Pastaj nisi të këndonte.

Kjo bëri që të afërmit të mos e mbajnë të qeshurën dhe videoja e funeralit mori shumë klikime në internet.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel