Lajmet më të lexuara të vitit/ Drejtori i Policisë intervistë për sigurinë rrugore, pas tij ndodh aksidenti (VIDEO)

28/12/2019 16:52

Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit 2019 dhe një herë në vëmendjen e lexuesve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola po jepte një intervistë për gazetarët lidhur me sigurinë rrugore kur pas krahëve të tij ndodh aksidenti. Dy automjete u aksidentuan në autostradën Tiranë-Durrës teksa Tola ishte duke dhënë këshilla se si shoferët duhet të tregohen më të kujdesshëm.

Ngjarja u vërejt menjëherë nga gazetarët, ndërkohë që Tola nuk bëri asnjë koment.

Një prej shkaqeve më të shpeshta përse ndodhin aksidentet në këtë aks është edhe mosrespektimi i distancës midis automjeteve. Edhe ky aksident ndodhi për këtë shkak dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Top Channel