Një person i shpallur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është arrestuar nga policia e Kurbinit.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në Laç, policia ka bërë të mundur në afërsi të një karburanti, bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin Bledar Lushi (Bardhi), 34 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në maj të vitit 2019, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 1 vit burg për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel