Foto ilustruese

Një 33-vjeçar, banues në Varibob të Fierit është ndaluar nga policia për dhunë në familje.

Ndalimi i shtetasit A.S. u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllanë e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel